-
Alba Malltezi: Katër të vrarët e 21 janarit 2011 i përgjigjen sot Sali Berishës
Katër trupat e të vrarëve me 21 janar 2011 flasin qartë. Ata nuk mund të ishin puçistët që sot vazhdon të shpikë para gjithë shqiptarëve Sali Berisha. Ata nuk sulmuan as godinën e Kryeministrisë, e jo më Sali Berishën. Ja si flasin trupat e tyre, që nga aty ku ranë.
23 Janar 2023 -
Ana Veizi po rritet nën sytë tanë dhe rastësisht ka pamjen e Drejtësisë
Në të njëjtën kohë që Ziver Veizi rrëzohej nga plumbat e Gardës para kangjellave të kryeministrisë, në të njëjtin moment ngrihej mbi të një dritë e së vërtetës që qëndron sot në mendjet eshqiptarëve që kërkojnë Drejtësi dhe në sytë e Anës.
21 Janar 2023 -
Luizi apo Luisi, shembujt e mirë nuk mungojnë
Dy shkodranë me emër të ngjashëm, por histori të ndryshme: Luiz Ejlli i Big Brother, ka marrë gjithë vëmendjen, sidomos të intelektualëve të indinjuar, ndërsa Luisi 18 vjeçar, me historinë e tij të jashtëzakonshme në "Pa gjurmë", do të kalojë si një lajm i mirë, për të cilin emocionohet dhe kthen sytë pakkush.
19 Janar 2023 -
Askush nga ne nuk mund të ndjehet superior ndaj banorëve të Big Brother
Vazhdojmë të ngatërrojmë se kujt duhet t'i kërkojmë llogari e nga kush duhet të pretendojmë sjellje korrekte morale apo të jenë model. Asnjë nga të rinjtë e Big Brother nuk na ka borxh asgjë, ndoshta ne po.
16 Janar 2023 -
Do të kishte qenë ndryshe historia e PD-së sikur…
Në vite Partia Demokratike ka pasur figura profesioniste dhe qytetare në komunikim, por që nuk patën hapësirën dhe forcën të mbizotërojnë. Sot Presidenti Begaj po rrethohet dhe nga ato duke bërë një staf këshilltarësh shumëngjyrësh dhe profesionist. Rezultatet mund t'i shohim shpejt. Arta Sakja, Klement Zguri janë dy prej tyre. Kujtoj sot dhe të paharrueshmen Linda Ihsani
15 Janar 2023 -
Lotët për 11 shtatorin mes orizoreve, në luginën e lumit 'Po'
Bota perëndimore mendoi se me rrëzimin e Murit të Berlinit, historia mbaroi. Paqja, harmonia do të mbizotëronin, por jo. Historianët mbledhin fakte, dëshmi, kombinime të fatit dhe të rastësive dhe na tregojnë se e keqja e ka forcën të ripërsëritet, ndaj ndërgjegjet njerëzore asnjëherë nuk duhet të flenë. Ndaj intelektualët punojnë për këtë. Si ky prezantim i historianit italian Paolo Colombo për 11 shtatorin 2001.
14 Janar 2023 -
Pse Zamira Durda sheh babëzinë që ne të tjerët nuk e shohim!
Ndërsa shumica mes nesh është fiksuar të numërojë deri më një eurot e grabitura në kasafortën e nëpunëses së shtetit, të tjerë grabitqarë-nëpunës shteti, që eurot i kanë vendosur haptazi si fasada të vilave të tyre në Gjirin e Lalëzit apo në kullat e ndërtuara me korrupsion, përpiqen të na thonë se: Afera "Rozeta" është kushedi sa më e rendë se Gërdeci e 21 janari bashkë. Kjo po ndodh vërtetë!
11 Janar 2023 -
Atdheu i dhunës i të gjithë ekstremistëve, është gjithnjë e më i vogël
Dhuna e ka përndjekur përherë njerëzimin, por njerëzimi, që në lashtësinë e tij ka vrarë përherë mendjen ta disiplinojë atë. Si në Perëndim, si në Brazil, si në Ukrainë. Si në Shqipëri tashmë.
9 Janar 2023 -
Në 2023, një sy ndryshe ndaj çdo këndi të Shqipërisë
Tashmë Shqipëria pretendon diçka tjetër prej nesh: Dashuria dhe përkushtimi ndaj saj! Eshtë një eksperiment që e ka nsiur me më të mirët, por që, gjatë 2023 do t'u takojë të gjithëve ta aplikojnë!
7 Janar 2023 -
Alba Malltezi: Njeriu i zi, me syze të zeza vazhdon ta kërcënojë hapur Drejtësinë
Pse vazhdon ta deklarojë si dështim reformën në drejtësi dhe pse përdori një tjetër kufomë sot para të gjithëve njeriu më i zi i Shqipërisë?
16 Dhjetor 2022 -
Për 2023? Më shumë Rita Petro, Mimoza Ahmeti, Helena Kadare në çdo grua e në çdo burrë, sidomos
Modesisht, si përvit, një urim nga "Periferi", kjo rubrikë e imja në këtë këndth të Shqiptarja.com, nga ku vëzhgoj, dëgjoj me dëshirën e madhe që edhe unë vetë përvit të ndryshoj, të përmirësohem, të dashuroj, të kritikoj, por kurrë, të ofendoj. Gëzuar!
15 Dhjetor 2022 -
Alba Malltezi: Qëndisja e xhubletës dhe "qëndisja" e Shtetit tonë
Shqiptarët që krijuan me aq durim, fantazi, teknikë, ngjyra, pasion xhubletën, këtë pasuri të njerëzimit tashmë, nuk janë në gjendje të krijojnë po kaq bukur, me kaq durim, me sakrificë dhe vetmohim dhe Shtetin e tyre? Një popull që të gjitha kostumet popullore nga Jugu në Veri i ka kryevepra unikale, të pasura dhe cilësore, nuk ditkëka të "qëndisë" me po aq bukuri, shije dhe harmoni Shtetin e tij?
6 Dhjetor 2022 -
Malltezi: Kujdes me nacionalizmin e urrejtjes dhe pse i fryu zjarrit i vetëm Sali Berisha
Sa e qartë është për të gjithë tashmë se Sali Berisha gëzon duke i fryrë instikteve të rrezikshme të urrejtjes dhe të nacionalizmit të rremë, mbetet ish-politikani i vetëm në Ballkan që i jep jehohë tifozerisë më të shëmtuar që i gjithë Ballkani kërkon ta mbajë larg. Ta harrojë!
4 Dhjetor 2022 -
Alba Malltezi: Jam Sali Berisha or ti… nuk zbres nga kali… dmth nga Bulevardi
Meqë kapriçot e Sali Berishës nuk kanë asnjëherë fund, meqë shumë shqiptarë kanë vendosur përfundimisht të mos merren më me të, na bie ne t'i kujtojmë Shtetit se kështu ndodh kur toleranca e ligjit përkëdhel pa fund një njeri, ndërsa dara e shtetit shtrëngon këdo që "zgjerohet", me përjashtim të Atij.
1 Dhjetor 2022 -
Asnjë shqiptar nuk është aq i keq sa përshkruhet nga armiqtë e vet. Shqiptarë gjithashtu!
Do të vijë shpejt një ditë që urrejtja që shpërthen mbi armiqtë tanë, do të zbutet nga faktet dhe logjika, duke lenë mënjanë mendimet e barkut dhe të instikteve që mbizotërojnë në këtë kohën tonë. Të rrjeteve sociale e të mendimit "fast-food".
30 Nëntor 2022 -
Alba Malltezi: Zemërgjerësia e Dua Lipës
Sa i dhamë ne Dua Lipës dhe sa na jep këngëtarja e mrekullueshme ne shqiptarëve përballë botës mbarë. Sa vlen koha jonë, ndjekësit tanët (të gjithë bashkë) dhe mbi 84 milionë ndjekësit që Dua Lipa ka në gjithë botën vetëm në Instagram
29 Nëntor 2022 -
Thjeshtësia e dashurisë ndaj Atdheut ose patriotizmi, thënë ndryshe
Sa patriotë jemi me 28 Nëntor dhe është kjo një ndjenjë e mrekullueshme, por fjalët dhe veprimet tona janë përherë njësoj? Jemi vërtetë të përkushtuar, të zotuar e të bindur ta bëjmë Shqipërinë vendin më të mirë dhe më të bukur ku të gjithë të vazhdojmë të jetojmë?
28 Nëntor 2022 -
Alba Malltezi: Shkodra e Sali Berishës, apo Shkodra e Lonely Planet?
Pse fajin prapë e ka Sali Berisha?! Qajnë ata që e mbështesin me çdo kusht. Ndoshta nuk ka faj për përmbytjet, por ka faj se ka privatizuar shpresën dhe ëndrrën për një ndryshim më të mirë, për një alternativë më të mirë, për një politikan më të mirë, më punëtor, më të drejtë e më shpresëdhënës!
23 Nëntor 2022 -
Alba Malltezi: Luca Zaia, veneciani legist shembulli i politikanit të së ardhmes?
Cilat janë vetitë që duhet të ketë një politikan që të pëlqehet dhe mbështetet nga zgjedhësit e tij? Italiani legist Luca Zaia është një shembull i njeriut optimist, çmues i arsyes, logjikës dhe punës. Të gjitha këto, sekrete të jetëgjatësisë së tij si guvernator i krahinës së pasur të Venetos.
21 Nëntor 2022 -
Alba Malltezi: Fundi i politikës agresive dhe i medias binjake të saj
Si po shkon përherë e më shumë në tkurrje e drejt zhdukjes ajo politikë e përbaltjes, e fakenews, e denigrimit të kundërshtarëve dhe të kujtdo e mendon ndryshe. Bashkë me të, e dhe media që e përkrah dhe i shërben.
20 Nëntor 2022
