Alba Malltezi

Jam gazetare prej vitit 1994. Shkrimet e mia të para ishin për kulturën në redaksinë e "Gazeta Shqiptare", më pas kam qenë mes drejtuesve të Balkanweb dhe News24 . Nga 2011 deri më sot jam në bordin e grupit editorial të Report TV dhe Shqiptarja.com. Rubrika "Periferi" është një nga blogët e parë në shtypin e shkruar shqiptar, nisur që në vitin 2000 si një ide e trajtimit të temave të konsideruara "periferike" në të përditshmen tonë, me shpresën dhe dëshirën që cilido e lexon dhe e klikon, ta bëjë, sepse "periferike" nuk konsideron asnjë detaj të vogël të jetës sonë.

Periferi
  • ADN-ja e njerëzve të mirë në gazetari ekziston edhe pse gabojnë

    Është e drejtë dhe indinjata në rrjet, kjo indinjatë na detyron të korrigjohemi, të reagojmë, por përpiquni të bëni një dallim mes atyre që gabojnë pa dashje dhe atyre, që “të keqen” e të shëtmuarën e kanë mision dhe pasion. Në Report TV dhe te Shqiptarja.com janë bërë dhe me siguri do të bëhen gabime edhe në të ardhmen, por ADN-ja jonë është dhe do të jetë ajo e njerëzve të drejtë dhe të mirë, që nuk duan të lëndojnë me dashje dhe padrejtësisht Askënd.

  • Nga Yuri Kim te vëllai i Bashkim Gazidedës, helmi i Berishës nuk ka kufi

    Për ata që ka dosje, apo fakte kompromentuese shantazhet i bën nën zë, ndërsa për ata që nuk gjen asgjë, ai dhe mediat e tij nisin linçimin publik, si me vëllanin e Bashkim Gazidedes

  • Utopia: Sikur të punohej 4 orë në ditë

    "Ka jetë përtej punës" protestojnë në Francë. Pas pandemisë, edhe në Europën e sakrificave, e ditëve mes trafikut për të arritur në vendet e punës, njerëzit po fitojnë një tjetër ndërgjegje: më shumë orë në ditë për veten, për familjen, për natyrën, artin. Punë, por edhe jetë e socializim jashtë saj. 

  • Sondazhet e tregojnë: Opozita e keqja e vetes, askënd të mos akuzojë!

    Sondazhet më të fundit të Institutit Piepoli e tregojnë qartë se nëse opozita shqiptare do të vazhdonte të ishte e bashkuar, do të ishte një forcë mëse dinjitoze dhe e madhe për të kundërshtuar pushtetin e gjatë të socialistëve. Kush ja ka fajin që vazhdojnë të "masakrohen" me njëri-tjetrin?

  • Alba Malltezi: E mbaj mend saktësisht kur gazetaria shqiptare u pushtua nga llumi

    Ky llum që sot shohim në gazetarinë shqiptare e ka ekzaktësisht një kohë, një fillim. E mbaj mend futjen në këtë fushë kaq të bukur, të drejtë, të vlefshme dhe elitare për një vend, të afaristëve dhe të "gazetarëve" të paskrupujt. Ata vazhdojnë të "plasin bomba", të shpifin, të krijojnë urrejtje, dizinformim e të shpërthejnë, por edhe kjo, nuk mund të vazhdojë përjetësisht, pavarësisht momenteve të famës apo triumfeve.. 

  • Korbat puplarënë të Berishës fluturojnë edhe mbi Vjosë

    As lajmi i mirë i shpalljes së Vjosës Park Kombëtar nuk kënaq shërbëtorët e fundit dhe më të ngushtë të Sali Berishës. Ata si korba puplarënë duan të bëjnë pis çdo gjë të mirë shqiptare që arrihet me kaq vështirësi. Por e kanë kot, puplat u kanë rënë dhe kakarisja e tyre humb nga kënga e Vjosës së lirë. 

  • Të vetmet “shpërthime” që duhet të na interesojnë

    Kushedi pse në Shqipëri ka përditë "shpërthime" njerëzore ndaj asaj apo ndaj këtij. Nuk janë kritika, fakte, por vetëm urrejtje të mbledhura nga padituria apo paragjykimet. Ka mënyra edhe për t'i shmangur këto. Shqipëria nuk është një vend në luftë. 

  • Drejtësia e Denisës për nënën e saj, Shqipen, që u vra vetëm 25 vjeçe në Gërdec

    Denisa është sot studente Drejtësie dhe flet për mamanë e saj, Shqipen, të vrarë në shpërthimin e fabrikës së demontimit të fishekëve në Gërdec, kur ishte vetëm 25 vjeçe. 

  • Alba Malltezi: Një keqkuptim i rrezikshëm me lajmin e mirë dhe roli i medias si “nxirëse” e realitetit

    Herë pas here hidhen teza se "media po nxin realiteti". Nuk janë "lajmet e këqija" me vrasje, tritol, trafiqe apo dhunime që dëmtojnë një shoqëri, por reagimi i saj ndaj padrejtësive dhe krimeve. Lajmet e mira duhet të pasqyrohen për të frymëzuar një shoqëri, por jo të zëvendësojnë të shëmtuarën dhe problematiken. Kjo është një lojë e rrezikshme me lirinë dhe demokracinë.

  • Sa qesharake bëhemi me 8 Mars

    Nis parada e 8 Marsit për të treguar se sa afër grave, nënave, motrave jemi të gjithë. E vërtetë, apo është një shaka?

  • Alba Malltezi: Oborri plot me Range Rover e Benz-Mercedesa, protestuesit vend gati te kangjellat

    Paradokset e një "force revolucionare" që kërkon të nxisë mbështetësit në protestë duke parë nga xhamat e Range Rover-ave apo Benz-Mercedesave. A e kuptojnë që nuk shikojnë dhe dëgjojnë?

  • Si lind një Elly Schlein në krye të PD-së… italiane

    Ndërsa në një vend të civilizuar si Italia liderët politikë ua lëshojnë vendin më të rinjve dhe kush konkurron pas humbjeve, në Shqipëri liderë të gangrenizuar në pushtet dhe korrupsion mbajnë një shishe helm në dorë me të cilën spërkasin çdo farë të re që "guxon" të lindë e të ndryshojë.

  • Alba Malltezi: Kë duhet të kishin kapur vërtetë “prej zhelesh” në PD…

    Në Partinë Demokratike, një grupim agresiv njerëzish vazhdojnë të mos tregojnë realitetin dhe gjendjen e vërtetë të partisë opozitare, duke përdorur këtë parti vetëm për interesa personale biznesi apo familjare. Kur do ta vërejnë këtë situatë të tjerët?

  • Alba Malltezi: Se mos vetëm 21 janarin dhe Gërdecin, po vajza keniote si u vra?

    Një krijesë e rrallë e Afrikës kishte zgjedhur të punonte e të jetonte në kryeqytetin tonë. U gjet e masakruar nën rezidencën ku jetonte dhe vdiq në Kenia pas plagëve që kishte marrë. Askush nuk pa, asnjë kamera nuk filmoi, hetimet nuk zbardhin asgjë. 

  • Alba Malltezi: Sa bukur Flamur Noka me bilbil! A tha ai “fjalët” më të mençura në Kuvend?

    Kur Berisha me të tijët nuk kursen ofendimet e kërcënimet për ambasadoren Yuri Kim, sa të lehtë e ka ai të shprehet si të dojë për cilëndo ministre, deputete e më gjerë. Derisa ligji nuk funksionon me të.

  • Alba Malltezi: Vetëgjyqësi dhe heshtja shurdhuese pas shpërthimit të Sarandës!

    Ende asnjë reagim i fortë dhe i qartë për ngjarjen e rëndë të Sarandës! Qytetarët të pasqaruar se ç'ishte ai shpërthim i padëgjuar ndonjëherë në zemër të qytetit të tyre

  • Alba Malltezi: Si nuk e shikoni napalmin që Berisha ju ka hedhur në PD!

    Gjatë shëtitjes sot nën diellin e bukur të Tiranës pak figura në krah të Sali Berishës. PD është boshatisur nga djemtë dhe vajzat që luftonin për të. Në vite.Aty tani kanë mbetur kaq pak

  • Dua vërtet t’i besoj Sali Berishës për orgjitë e McGonigal, por veset e tij më pengojnë

    Vazhdon të përdorë akuza të forta, të hedhë aludime me sfonde orgjirash dhe seksluale për këdo. Duhet të publikojë fakte, foto, dokumente apo në këtë perversitet mendimesh është ai që jeton? Që prej fillimeve të Demokracisë? 

  • Ndjesa që duhet të kërkojmë ne, “kritikuesit” e opozitës!

    Nëse gjendja edhe sot e kësaj dite, pas 30 vitesh debat nuk ndryshon, nuk përmirësohet në përpjekjet e ndërtimit të një Shteti të drejtë, të vërtetë dhe të ditur, faji është edhe i yni. Ne, kritikuesit e vazhdueshëm të sot "opozitës", (dje të njerëzve në pushtet), që mesa duket me logjikën, faktet dhe dijen tonë, nuk arrijmë të ekuilibrojmë e të harmonizojmë shoqërinë tonë. 

  • Rianimacioni i papranueshëm i pjesës së dëmtuar përjetësisht tek opozita

    Dhjetë ditë pas 21 janarit, mund të shprehemi për atë që ndodhi nën sytë e të gjithëve: Disa prej nesh barazojnë krimet ndaj jetës njerëzore me ato të korrupsionit, si të ishte gjëja më e lehtë që mund të bëhet. Madje shkojnë përtej: Propozojnë të riabilitohen dhe të rianimohen si drejtues të shqiptarëve, ata që qëlluan pa asnjë hezitim ndaj tyre. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv