Alba Malltezi

Jam gazetare prej vitit 1994. Shkrimet e mia të para ishin për kulturën në redaksinë e "Gazeta Shqiptare", më pas kam qenë mes drejtuesve të Balkanweb dhe News24 . Nga 2011 deri më sot jam në bordin e grupit editorial të Report TV dhe Shqiptarja.com. Rubrika "Periferi" është një nga blogët e parë në shtypin e shkruar shqiptar, nisur që në vitin 2000 si një ide e trajtimit të temave të konsideruara "periferike" në të përditshmen tonë, me shpresën dhe dëshirën që cilido e lexon dhe e klikon, ta bëjë, sepse "periferike" nuk konsideron asnjë detaj të vogël të jetës sonë.

Periferi
  • Malltezi: Miqtë e Enverit, ndjesë, të Berishës, bëjnë peticion kundër Ambasadores SHBA

    Është sigurisht një nga komeditë e fundit që shohim të luhet në këto anët tona, që gabimisht menduam se kishin marrë fund me më të fundit e të apasionuarin Hysni Milloshin që donte të mbante të gjallë atë që kishte ikur përgjithmonë

  • Minimi i konkurrencës së barabartë, një thikë në ëndrrat e të rinjve

    Punësimi në të zezë, burimi i të ardhurave të paverifikuara, infiltrimi i parave të pista të trafiqeve, cënon që në embrion konkurrencën e barabartë në tregun shqiptar

  • Të arrestohesh se proteston me një fletë të bardhë

    Një vajzë në Moskë shihet të arrestohet nga dy policë vetëm se po proteston me një fletë të bardhë në dorë. Nuk ka shkruar asgjë aty, asnjë fjalë. Por vajza është në një grup njerëzish që nuk e duan luftën, që nuk e duan supremacinë dhe kanë dalë të thonë fjalën e tyre në shesh, prandaj arrestohet.

  • Kush dashuron, nuk bën luftë! Mesazhi në pikturën e Tiziano-s që në 1550-n

    Poetët, piktorët, muzikantët, shkrimtarët (ata më të talentuarit që marrin përmasa universale), më shumë se të tjerët, sikur janë ndërmjetësit e një bote që ne normalët nuk e njohim dhe nuk e shohim, ndërsa ata e përcjellin përmes veprës së tyre.

  • Kush sulmon sot SHBA-të dhe Ambasadoren Kim, mbart tharmin e ish-Diktaturës

    Kujtojnë dhe shiten se janë “revolucionarë”, shpëtues të Shqipërisë nga korrupsioni që e ka pllakosur dhe nuk kanë mëshirë, nuk duan t’ja dinë, të ofrojnë një gjakatar, dy gjakatarë dhe grupin e grabitësve më të mëdhenj të Shqipërisë në historinë e saj të pasdiktaturës. Dhe me çfarë mjetesh e bëjnë? Njësoj si të bësuarit e Enver Hoxhës bënin me kundërshtarët e tyre: I shpallnin para Liderit Suprem “spiunë” të Amerikës. Duken të njëjtët njerëz të katapultuar në kohë

  • Mungesa e ndërgjegjes se me kë po merren? Pra me SHBA!

    Thonë që historia duhet të jetë mëesuesja më e mirë për këdo, por kujtesa e shkurtër nuk ndalon shumë prej nesh të krekosen si në sallone të politikës, si në studio televizive, duke fryrë gjoksin dhe duke mos u vetëpërmbajtur në sfidën e hapur që i kanë shpallur Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

  • Mungesa e Drejtësisë e bëri kaq të egër shqiptarin me shqiptarin

    Eshtë e sigurtë se një botë e qytetëruar, pikërisht për të shmangur tensionet që shfaqin nivelet më primitive që mbart në vetvete një qënie njerëzore, shpiku Drejtësinë, për të qenë ajo e aftë të peshojë në bazë të fakteve dhe provave se kush është në anën e të drejtës. 

  • Malltezi: Berisha kujton se mund të bëjë ende me shqiptarët atë që administratori i Astirit bëri me macen e gjorë

    Duket se në 10 vitet e fundit e vetmja kauzë që bashkon njerëzit që duan Shqipërinë është vetëm një: Të izolojnë sa më shumë Sali Berishën, njeriun që shkatërron me zell shkallët e qytetërimit që shqiptarët me mundim po i ndërtojnë.

  • Evi Kokalari vendosi një standard në grupimin që përfaqëson

  • Evi Kokalari vendosi një standard në grupimin që përfaqëson

  • Ju që po përpiqeni të fusni nga dritarja “Liderin Suprem”

    Të dëgjosh ish-të përndjekur, antikomunistë, që sot janë kapur pas diktatorit të tranzicionit shqiptar 30 vjecar dhe e shesin apo e aludojnë si shpëtimtar, më keq se më i flakti e symbylluri komunist i kohës së diktaturës, është më rëndë dhe e trishtueshme se ata që mbajtën gjallë një diktaturë të gjatë.

  • Prishtinës dhe Tiranës i duhet vërtetësia dhe vuajta e personave LGBT për t'u bërë më njerëzorë

    Kuvendi i Kosovës u përfshi nga një debat i ashpër sa i takon projekt kodit të ri civil, duke refuzuar me debate të forta, thumbuese, përçmuese të drejtat e personave LGBT. Përtej përkatësisë seksuale, kushdo ka shumë për të mësuar nga personat LGBT si në Tiranë, ashtu dhe në Kosovë. 

  • Gratë e PD-së përballë shkatërruesve të partisë

    Grida Duma, ashtu si dhe disa gra dhe vajza të tjera të Partisë Demokratike arrijnë të shohin më qartë dhe më drejtë gërmadhat, pas katastrofës që qëndisën ditë pas dite, muaj pas muaji, viti pas viti burrat e partisë më të madhe të opozitës. Dashtë fati dhe natyra që këto gra të mos lodhen deri në dorëzim, pasi misioni i tyre për të treguar realitetin e sidomos të vërtetën është jashtëakonisht i vështirë.

  • Prokuroria italiane bëri atë që duhet: Nis hetimet për çmimin e karburantit në Itali

    Në një vend të qytetëruar, instanca të shtetit, shoqërisë civile dhe të konsumatorëve nxitojnë të hedhin dritë për të kuptuar të vërtetën e rritjes së çmimit të karburanteve, gazit. Prokuroria italiane nisi hetimin për të mësuar nëse dikush po abuzon, apo çfarë po ndodh është realisht pasojë e trysnisë së luftës në Ukraninë.

  • Ata që tallen me 30 mijë lekë më shumë

    Sa keq kur një proteste ja marrin zërin ata që 30 mijë lekë, në të vërtetë, i harxhojnë vetëm në kafet e paradites, pa folur për restorantet, udhëtimet. luksin e tyre të përditshëm që harrojnë dhe ua plasin në sy, në rrjete sociale shqiptarëve, mes një postimi e në tjetri me pamje të protestës për çmimet.

  • Kur shqiptari proteston për çmimet, duhet marrë tepër seriozisht!

    Protestat për çmimet janë një alarm që duhet të detyrojë këdo në administratë të veprojë me seriozitet, ndërgjegje, përulësi e përgjegjësi për të bërë të pamundurën jo vetëm me punë konkrete, por edhe me fjalën e mirë. Asnjë nga ne, nga ata që merr një rrogë të mirë, apo disa rroga të mira bordesh e privilegjesh, nuk mund të qeshë sot mbi ata që protestojnë sepse një pako makarona, një kilogram bukë, qumësht, vaj, naftë a benzinë...

  • Nëna, mësojini djemtë se humbja nuk është fundi i botës!

    Kushdo është dëshmitar për “dopimin” që i bëhet në familjet tona djalit të familjes: Ai nuk duhet të jetë si gocë, ai duhet të jetë çun me kuptimin shqiptar të fjalës: I fortë dhe gjithnjë fitues. Pastaj përballet me jetën dhe...

  • Annamaria Shijaku, gruaja që na frymëzoi për këtë 8 Mars

    Shumë e njohin shtëpinë karakteristike e shekullore të familjes Shijaku. E vendosur në një rrugicë afër rrugës Siri Kodra në Tiranë, për shqiptarë e të huaj është kthyer në një oaz historie e kulinarie tradicionale për të parë kohët e shkuara të asaj Tirane që sa vjen dhe tkurret. E pra, nusërimi dhe rezistenca e Vilës Shijaku e paska sekretin e saj dhe ky sekret është Annamaria, një grua e rrallë, e cila ndryshe nga shumë prej nesh që vrapuam të shembim atë që të parët na lanë. u kujdes dhe e ruajti.

  • Lutemi për Ukrainën dhe kujdesemi me zemër për Demokracinë

    Eshtë tepër e rëndësishme sot, për ne që jetuam diktaturën më të egër e më të jashtëzakonshme të gjithë bllokut të Lindjes, të mbrojmë e të kujdesemi si për lulen më të bukur, grimcat tona të Demokracisë e të Lirisë, të fituara me aq mundim në 30 vite postdiktaturë.

  • Natyra nuk bën kapërcime… As me Putin

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv