-
Lufta e Putinit nuk është me Ukrainën, por me qytetërimin dhe rregullat e tij
Ukraina, presidenti Zelensky, janë thjeshtë një rezistencë e qytetërimit ndaj egos së stërmadhe të një njeriu që mbart sot, në të gjithë botoksin e përthitur, mbeturinat e personazheve më të frikshëm dhe të paskrupujt që njerëzimi ka njohur.
2 Mars 2022 -
Mrekullia e arsyes, fëmijëria e Putinit dhe Nënë Tereza
Gjuha e dhunës për fat të keq vazhdon të jetë “mësues” jo i mirë edhe tek ne. Rruga e logjikës, arsyes, dihet, është më e lodhshme, kërkon më shumë pasion, mundim, kohë, përkushtim. Eshtë raskapitëse të bindim një fëmijë; disa mjaftohen ta ndalojnë me një të goditur, më një ulërimë, me një shuplakë, me një dënim, me një grusht, duke shënuar përjetësisht vulën e dhunës, të padurimit, të zhgënjimit në karakterin e tij.
26 Shkurt 2022 -
Gjuha e rrugës nuk është kulturë shqiptare! As e medias
Nuk janë shumë ata që bëjnë zhurmë me forcën e ofendimeve, me forcën e banalitetit dhe shpifjeve. Janë fare pak dhe pikërisht se janë kaq pak dhe të vetmuar, e kanë të domosdoshme të fitojnë vëmendjen jo me forcën e logjikës dhe të arsyetimit, por të shokojnë kë kanë përballë dhe kush i dëgjon pikërisht me fjalët më ekstreme.
11 Shkurt 2022 -
Berisha dhe të tijët “non grata” sepse cënojnë dinjitetin njerëzor
Në çdo kohë Berisha e gjen një shpurë idhtarësh të ngjashëm me të që i bëjnë jehonë taktikës së tij denigruese dhe cënuese të dinjitetit njerëzor. Në darën e tyre të ndotur përfundojnë sistematikisht “armiq” të vjetër e “armiq” të rinj: nga gazetarë, politikanë, njerëz të drejtësisë, ambasadorë, artistë e njerëz të shoqërisë civile, kushdo që “guxon” të shprehë një mendim që nuk është sipas botëkuptimit të ish-Presidentit, ish-kryeministrit, ish-liderit të PD-së të Shqipërisë.
6 Shkurt 2022 -
Supa e lirisë
3 Shkurt 2022 -
Profesori i biologjisë në Kosovë i përket një bote më të mirë
Profesori i biologjisë dha vetëm disa impulse hareje dhe pozitive me videon e tij, duke kërcyer në shtëpi. Kush nuk e kuptoi e kush e sulmoi, thjeshtë doli vetë zbuluar duke treguar qartazi se është, janë, njerëz që kanë humbur ndjeshmërinë, që nuk dinë të dallojnë të dëmshmen për një shoqëri, nga një performancë e thjeshtë miqësore e përcjellëse e një ndjenje të mirë
31 Janar 2022 -
Liliana vdiq vetëm 66 vjeç! Në Fier! E ngrirë
Ndjeshmëria nuk është ajo që trumbetohet si lëmoshë: më jep a të jap lekë, lekë,lekë, apo qeset me ushqime të fotografuara bukur e të shpërndara në social media, as shoqatat fetare që bëjnë garë se kush duket më mirë në ngjyrat e qeseve që shpërndajnë, veprime që mbushin stomakun e të varfërve vetëm për pak ditë, ndërsa pasurojnë me fonde milionash organizata e OJF.
28 Janar 2022 -
Edhe pas 30 vitesh fraksioni politik i Sali Berishës vazhdon dhunën ndaj mendimit të lirë
Demokracia është e ndërtuar mbi rregulla dhe kush del jashtë tyre, del jashtë një sistemi demokratik. Dhunuesit e historisë, kulturës, medias dhe institucioneve nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë. Tashmë performancat e dhunës së tyre janë një muze në qiell të hapur, që shpejt do t’i mbetet vetëm historisë apo filmave të së ardhmes.
26 Janar 2022 -
Kulturë për “drekë” te Teatri alla Scala dhe ky është një shkrim pa shumë “like”
Jetojmë në këto kohë, kur kultura e mirë, ajo e vështira në kohë dhe hapsirë për t’u perfeksionuar, nuk bën shumë bujë, nuk merr shumë zemra, nuk përfiton shumë “like”. Njerëzit që bëjnë këtë kulturë dhe e shijojnë atë nuk bërtasin, nuk zhvishen, nuk publikojnë të rritur e fëmijë, banjo, dhomë gjumi e kuzhinë në FB apo Instagram. Nuk kanë kohë. Punojnë shumë për të krijuar Art.
23 Janar 2022 -
Për ata që nuk shohin kurrë asgjë, as sot, ashtu si me 21 janar 2011
Në momente të caktuara historike mungon guximi për ta parë në sy e për ta thënë të vërtetën, lerë pastaj për ta gjykuar. Kërkohet sot llogari se përse nuk ka ende drejtësi me 21 janarin e përgjakshëm 2011, kur shumë prej nesh kthejnë kokën nga ana tjetër sa herë ndodh një padrejtësi që përditë ndodhin.
21 Janar 2022 -
Drejtorët e marketingut të Shqipërisë dhe gazetarët e Kosovës përballë Sali Berishës
Sali Berisha mbrëmë, ndoshta për herë të parë në jetën e tij, ndodhej përballë një paneli me gazetarë, herë të tjera, si mund ta vinin përpara përgjegjësisë profesionistë të fushave të ndryshme të administratës, spitaleve, universiteteve, biznesit? Ata janë vartës të tij edhe më keq se vetë politikanët.
14 Janar 2022 -
Stolkerat e ambasadores Yuri Kim ankohen për lirinë e medias dhe të mendimit!
Prej vitesh tashmë në fokusin e “idiotëve të lagjes” virtualë është futur ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. Çfarë nuk shkruajnë, çfarë nuk thonë, cfarë nuk vizatojnë. Përditë, dhe madje disa herë në ditë. Tani të shndërruar në stolkera (përndjekës) profesionalë. Dhe përse? Sepse vendi demokratik i saj, SHBA, ka shpallur “non grata” idhullin e tyre të paprekshëm, modelin e tyre të deformuar të demokracisë. E ndërsa përdorin harqe, shigjeta e qysqi me fjalë dhe fotografi, ankohen për Lirinë e mendimit dhe të medias në Shqipëri!
13 Janar 2022 -
8 janari nuk mund të jetë më një humnerë
11 Janar 2022 -
Sa shumë viktima në protestën e 8 janarit
Viktimat janë të shumta në protestën e 8 janarit. Janë të gjithë ata që në 30 vite nuk mundin, nuk duan të kuptojnë hilet e Doktorit. Viktima janë të gjithë ata pak dhjetëra vetë që kanë mbetur nga shumica e shqiptarëve, që ende nuk kanë provuar të thonë një fjalë kundër ish-liderit që po e mban imunitetin e tij me kokat, trupat, shpirtin e tyre, për ta parë edhe ata të vërtetën.
8 Janar 2022 -
Agai i tatimeve heroi juaj... dhe heronjtë e të tjerëve
Disa u përpoqën të shisnin “again e tatimeve” si një Snowden apo Assange, ku në të vërtetë asgjë, asgjë, në qëllimet e nëpunësve të antishtetit shqiptar, nuk është e përbashkët me sigurinë, antikorrupsionin, krimet e fshehura, përgjimet dhe përdorimin e të dhënave që Snowden dhe Assange shpërndanë.
7 Janar 2022 -
Antishtetasit e fundit në reanimacionin e Dr. Berishës
E ndërkohë që Shqipëria ringrihet pas goditjeve hileqare nga disa njerëz që për vite e vite i mbajti në piedestal, ky grusht i vogël antishtetas vazhdon përpjekjet e fundit për të realizuar atë që më të shtrenjtë ka: Katandisjen e Shtetit në një fis, klan, ku privilegjet pa kufi t’u përkasin atyre sic i mbajëtn të mbërthyera vite më parë, e të jetojnë kështu nën ombrellën e mbrojtjeve dhe dyrve të hapura vetëm për ta.
6 Janar 2022 -
Shqipëria e 2022-s pret rebelin e ëndërruar!
Nuk bëhen revolucionet nga dritare Facebook-u nga ku tregojmë atë që duam të shesim duke e zbukuruar apo shëmtuar, nga kafene luksi Tirane të lustruara me para’ informale, nga kolltuqe studiosh televizive të ngrohura nga disa rroga nëpër bordero’ bordesh, biznesesh, evazioni apo krimi. E sidomos, nuk bëhen revolucione e ndryshime nga seli partish më të korruptuara sa edhe më i korruptuari i imagjinuar nga letërsia më fantazioze e botës.
4 Janar 2022 -
A duhet të vdesë një i burgosur kështu?
Vdekja në brakstisje, në sëmundje dhe në dhimbje e një të dënuari shqiptar në Maqedoninë e Veriut, nuk është dinjitoze për vendin tonë. Të burgosur të tjerë aty thonë se janë të braktisur dhe në mëshirë të hakmarrjeve të autoriteteve maqedonase në kushte mbipopullimi dhe mungesa të ushqimit bazik
19 Dhjetor 2021 -
Me Artin në zemër/ Teatri Strehler në Milano plot me të rinj, fëmijë, të moshuar për “Arrëthyesin” e parë pas pandemisë
Spektakli i fundvitit i nxënësve të Akademisë së La Scala-s është një ngjarje e rëndësishme kulturore për qytetin, pasi aty, artëdashësit që janë të shumtë dhe ndjekin shfaqjet mes familjesh, ku sheh në grup gjyshër, prindër, të rinj e fëmijë, kuptojnë dhe shohin se si ka investuar kjo Akademi me famë botërore për talentet. Ata shohin të ardhmen e Artit që e bën Milanon një nga qendrat e kulturës botërore.
15 Dhjetor 2021 -
Skena primitive të stërpara në Tiranë. Me pak variacion
Veprimet e Berishës dhe të pak njerëzve të ngjashëm të mbetur rreth tij, tashmë nuk habisin më njeri. E vetmja habi është bashkimi me të i ndonjë te riu dhe të reje, në formë dashamirës qytetërimi e demokracie Perëndimi, por në përmbajtje alergjikë ndaj penelatave mjeshtërore të shekujve që përkufizuan me finesë Shtetin e të Drejtës.
13 Dhjetor 2021
