Politikë
-
Sipas deputetit Kliti Hoti, kjo situatë u krijon qytetarëve kosto shtesë dhe procedura burokratike për të përfituar trajtimin që u nevojitet.
15 Qershor, 13:28 -
Berisha: Nuk i bashkohem protestës, arritja e qeverisë teknike do ishte zhvillimi më i rëndësishëm
15 Qershor, 13:21Sali Berisha mohon mundësinë e bashkimit me protestuesit në Bulevard, duke thënë se vetë nuk do të marrë kurrë pjesë fizikisht, por i kërkon të vetëve që të mos mungojnë në bulevard pavarësisht thirrjeve kundër tij. Ai thotë se qeveria teknike do të ishte arritja më e madhe e kësaj proteste.
-
Rama replika me protestuesit: Bllokimi i rrugës së aeroportit, është mbyllje e debatit! Godisni vendin duke fabrikuar gënjeshtra, PS di të nxjerrë mësime
15 Qershor, 13:19Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një protestuese duke i kthyer përgjigje qytetarit Nertil Shuli lidhur me protestën që po zhvillohet prej 15 ditësh në Tiranë dhe rrjedhës që mori mbrëmjen e djeshme.
-
Tabaku takon eurodeputetin bullgar në Parlamentin Europian: Protesta reagim ndaj ligjeve që kanë kapur shtetin dhe deformuar rrugën europiane të Shqipërisë
15 Qershor, 13:12Tabaku dhe Kovatchev diskutuan mbi ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, sfidat që shoqërojnë reformat dhe zhvillimet e fundit politike në vend, me një fokus të veçantë tek protesta qytetare që po hyn në ditën e saj të 16-të.
-
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raporton në Komisionin e Ligjeve: Rriten procedimet penale dhe kriminaliteti në 2025, mbi 10 mijë të pandehur të dënuar
15 Qershor, 12:51Sipas të dhënave të paraqitura, gjatë vitit të kaluar prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm trajtuan mbi 66 mijë materiale në shqyrtim, 8.55% më shumë krahasuar me vitin 2024.
-
Protestuesit bllokuan autostradën dhe rrugën për Rinas, kush i orientoi drejt aeroportit? Përçahen organizatorët, pakënaqësi edhe te qytetarët (VIDEO)
15 Qershor, 11:28Protesta e djeshme u zhvendos drejt aeroportit të Rinasit dhe për herë të parë marshimi pa fjalime nuk ishte më nëpër rrugët e Tiranës. Një grup protestuesish, më të paktë në numër, u nisën drejt autostradës Tiranë-Durrës dhe e bllokuan atë, derisa devijuan për në rrugën e Rinasit duke lënë në trafik kilometrik shoferët që ishin nisur për në aeroport.
-
Marjana Koçeku u largua nga grupi i PS, socialistët rebelohen: Dorëzo mandatin e deputetes, në Kuvend u fute nga lista e mbyllur
15 Qershor, 11:14Largimi i Marjana Koçekut nga grupi parlamentar i PS dhe njoftimi se ajo do të jetë tashmë një deputete e pavarur, ka ngjallur polemika të forta në rrjet. Të shumtë janë ata që i kërkojnë të dorëzojë mandatin që e siguroi si rezultat i renditjes së saj në listën e mbyllur të socialistëve, madje duke e kryesuar atë.
-
Protestuesit bllokuan rrugën e aeroportit, Rama: Turmë e drejtuar nga mendje të liga, po dëmtojnë imazhin e vendit! Dalim më të fortë se kurrë
15 Qershor, 10:25Kryeministri Edi Rama deklaron se protesta e qytetarëve s’lidhje as me Sazanin e as me Zvërnecin, por turma e drejtuar nga mendje të liga po dëmton imazhin e vendit. Sipas tij, protesta bllokoi mbrëmë mijëra njerëz që do të fluturonin nga Rinasi. Sipas tij Qeveria dhe PS do të dalin më të fortë se kurrë nga kjo protestë.
-
'Neomalësorja' largohet nga grupi i PS: Do jem deputete e pavarur, idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë pa u bashkuar me parti
14 Qershor, 19:29Deputetja Marjana Koçeku njoftoi papritur largimin nga grupi parlamentar i PS. Ajo u zgjodh deputete në 2025-ën dhe udhëhiqte listën e mbyllur të socialistëve në Shkodër.
-
Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Rama publikon faktet: Një pasqyrë për të gjithë përgojuesit, Shqipëria nuk do të frikësohet nga ëndrrat e mëdha
14 Qershor, 17:54Edi Rama ka bërë një reagim, ku sqaron se Ishulli i Sazanit nuk është në shitje dhe do të mbetet pronë e shtetit shqiptar, ndërsa investimi në Zvërnec po zhvillohet mbi prona private të blera ligjërisht nga investitorët. Ai thekson se projekti është ende në fazë shqyrtimi dhe do t’i nënshtrohet vlerësimeve të detajuara mjedisore përpara çdo vendimi përfundimtar.
-
Pas vizitës në Berlin, ministri Toni Gogu: Reforma është domosdoshmëri, pa drejtësi nuk ka shtet
14 Qershor, 15:26Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gogu ndau pamje nga vizita në muzeun “Neues Museum” në Berlin, duke përcjellë edhe një mesazh për reformën në drejtësi.
-
Salla dhe Lamallari në Qafë Thanë: Investime të reja për sigurinë ushqimore dhe lehtësimin e tregtisë ndërkufitare
14 Qershor, 15:26Andis Salla bëri të ditur se në kuadër të investimeve të reja të mbështetura nga Banka Botërore, Qafë Thana do të pajiset me infrastrukturë moderne magazinimi dhe ambiente të dedikuara për kontrollin dhe monitorimin e eksporteve dhe importeve.
-
Eurodeputeti bullgar: Shqipëria përparim drejt BE! Protestat? 'Të gjendet zgjidhja më e mirë për qytetarët'
14 Qershor, 15:00I pyetur nëse protestat mund të ndikojnë në procesin e integrimit, eurodeputeti bullgar tha se zhvillimet po ndiqen nga afër, por theksoi se zgjidhja u takon institucioneve dhe politikës shqiptare.
-
Protesta/ Berisha ‘harron’ thirrjet ndaj tij: Të ikë Rama
14 Qershor, 13:50Sali Berisha i injoroi sërish thirrjet e protestuesve që prej 14 ditësh nga bulevardi kërkojnë edhe ndëshkimin e tij, njëjtë si për kryeministrin Edi Rama.
-
'Protestat po shtohen çdo ditë', Bardhi i bën thirrje Ramës: Është momenti të largohesh
14 Qershor, 13:28Nxitur nga protestat e përditshme që po ndodhin në Tiranë, Bardhi i bëri thirrje kreut të qeverisë që të largohet sa më parë.
-
Protesta për Zvërnecin/ Braçe: Qeveria të përqendrohet te shërbimet dhe emergjencat
14 Qershor, 13:17Deputeti socialist nënvizon se qeveria nuk duhet të fokusohet te reagimi ndaj protestave, por te ushtrimi i përgjegjësive të saj.
-
Tabaku kritikon mungesën e kryebashkiakes së komanduar së Tiranës tek 'Territorialja': Kryeqyteti po qeveriset pa llogaridhënie
14 Qershor, 13:10Deputetja e PD-së kritikoi mungesën e përfaqësueses së Bashkisë së Tiranës në Komisionin për Reformën Territoriale dhe kërkoi më shumë llogaridhënie për mënyrën si qeveriset kryeqyteti.
-
Partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA, Nufi zhvillon takime në Departamentin Amerikan të Shtetit
14 Qershor, 11:10Nufi u takua me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Coulter, si dhe me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.
-
-
Rama rendit ‘simptomat’ e protestave: Turistët e huaj po anulojnë rezervimet! Po ngrihet bullizimi dhe fryma fashiste ndaj mendimit ndryshe, duhet ndalur
14 Qershor, 09:46Në podkastin e tij "Flasim", kreu i qeverisë thotë se operatorë të shumtë turistikë po ankohen për anulimin e rezervimeve nga të huajt gjatë 2 javëve të fundit. Gjithashtu, Rama deklaroi se protestat po dominohen dhe udhëhiqen nga një frymë fashiste dhe linçuese ndaj mendimit ndryshe.