Politikë
-
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë. Në përfundim të mbledhjes, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bëri me dije se takimet në kuadër të fushatës elektorale do të nisin javën tjetër ashtu siç e përcakton kodi zgjedhor. Ndërsa theksoi se PS nuk kishte qëllim organizimin e aktiviteteve masive, por takimeve të vogla me qytetarë ku do flitet për punën e bërë.
7 Prill 2023, 09:08 -
PD e Vaut të Dejës: Policia ka ndaluar 3 kandidatët tonë për Këshillat Bashkiak me qëllim intimidimin! Çuçi të reagojë
6 Prill 2023, 22:09Partia Demokratike e degës Vau Dejës ka pretenduar se efektivë të policisë kanë ndalur sot 3 kandidatëve për këshillat Bashkiak. Sipas tyre, 3 kandidatët janë janë ndaluar nga një patrullë e policisë së shtetit, pa asnjë motiv.
-
'Vendoret'/ Sula në Real Story: Basha do rikthehet, nëse Berisha ka rezultat do shkoj tek ai! Transporti publik? Kandidati i Foltores në Vorë: S’premtoj mrekulli
6 Prill 2023, 22:08Deputeti i anuar nga kampi i Alibeaj, Dashnor Sula u shpreh sot se në rast se Berisha merr rezultate pozitive në zgjedhje, do shkojë pranë tij. Ndër të tjera, ai beson se do të ketë edhe një rikthim të Lulzim Bashës në politikë, përplasja e së cilit me ‘të atin’ politik, Berishën, shkaktoi një luftë brenda demokratëve. Sula thotë se shkaku i kësaj ndarjeje të thellë brenda selisë blu ka qenë pjellë e elitave politike, e jo dëshirë apo ambicie e demokratëve të thjeshtë
-
Berisha nga Kukësi thirrje emigrantëve: Kthehuni të Atdhe dhe votoni për ndryshimin
6 Prill 2023, 19:59Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij pwr Bashkinw Kukws, Admir Sinamatin
-
Tenderi për rrugën '11 Nëntori', Bashkia Elbasan: Gjithçka konformë ligjit! Akuza e PD, gënjeshtër për qëllime elektorale
6 Prill 2023, 15:10Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Artur Guni, ka hedhur poshtë akuzat e PD në lidhje me rehabilitimin e rrugës “11 Nëntori”. Përmes një deklarate, Guni i cilëson akuzat si gënjeshtra për qëllime elektorale.
-
-
-
Senatori amerikan vjen në Shqipëri, do të vizitojë Bazën Ajrore të Kuçovës! Takimi me Presidentin, Begaj: Aleanca mes dy vendeve tona, e shenjtë
6 Prill 2023, 19:00Senatori i Shteteve të Bashkuara nga Montana Steve Daines po viziton Shqipërinë këtë javë si pjesë e një turi rajonal të fokusuar te stabiliteti, siguria energjetike dhe konflikti në zhvillim në Ukrainë. Ai ka pasur pasditen e sotme një takim me Presidentin, Bajram Begaj. Senatori Daines shoqërohej në këtë takim nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim.
-
Veliaj: Këta që kandidojnë janë kukullat e radhës të Metës dhe Berishës! Demokratët e Kamzës të bashkohen me ne
6 Prill 2023, 18:53Nga Kamza, gjatë prezantimit të kandidatëve të rinj për Këshillin Bashkiak, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Erion Veliaj, i cilësoi kandidatët opozitarë si kukullat e radhës të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
-
Probleme në 3 shtyllat e vlerësimit/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Besnik Shehu
6 Prill 2023, 18:47Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Korçës, Besnik Shehu. Vendimi u mor ditën e sotme nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Shehu nuk plotësonte 2 kriteret, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.
-
Elezi i kërkon Berishës përjashtimin e Flamur Nokës: I dha firmën një komunisti për t'u regjistruar si kandidat për kryebashkiak
6 Prill 2023, 18:01Ish kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi i ka dërguar shkresë Sali Berishës dhe strukturave të tjera të Partisë Demokratike dhe kërkon përjashtimin e deputetit Flamur Noka. Elezi thotë se Noka duhet shkarkuar pasi hodhi firmën për regjistrimin e Marko Dajtit si kandidat për bashkinë e Tiranës.
-
Debate të ashpra në ‘Studio Live’/ Gazetari Saliu: Kur ke denoncuar ti zotrote njerëz nga qeveria? Valteri: O surrat, ti kushton sa 2 botoske të Kryemadhit
6 Prill 2023, 17:47Debate të ashpra janë regjistruar sot në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv. Mes ish deputetit Halit Valteri dhe kryeredaktorit të gazetës “Standard”, Gëzim Saliu.
-
Berisha tha se Kim ka prona nga korrupsioni në Shqipëri, Kokalari: Po gërmon varrin tënd më thellë, po kalon limitin diplomatik
6 Prill 2023, 17:44Ish-amerikania e Sali Berishës, Evi Kokalari thotë se ish kryeministri po gërmon më thellë varrin e tij me akuzat për Yuri Kim se ka prona nga korrupsioni në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Kokalari thotë se është e turpshme që të bëhen deklarata të tilla.
-
Balla bashkëbisedim me prodhuesit ne Roskovec: E mbyllëm vitin 2022 me 560 milionë dollarë eksporte
6 Prill 2023, 16:28Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi zhvilluan një takim me prodhuesit në Roskovec.
-
-
-
Siguria kibernetike, Shqipëria marrëveshje me Emiratet e Bashkuara! Rama: Ka rëndësi strategjike, ruan integritetin e vendit! Ministri i Jashtëm: Bashkëpunimi ynë do të rritet
6 Prill 2023, 15:23Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes strategjike mes Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në Shqipëri dhe Këshillit të Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe
-
Përdorën hartën me Kosovën si pjesë të Serbisë, CEO i kompanisë spanjolle letër Ramës: Kërkojmë falje! Ishte thjesht një gabim, s'kishte qëllime politike
6 Prill 2023, 15:22Me anë të një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, drejtuesi i përgjithshëm i gjigandit spanjoll, “Meliá Hotels” Gabriel Escarrer Jaume ka kërkuar falje, pasi gjatë prezantimit të projektit të tyre në Konventën e Turizmit, përdorën një hartë të vjetër ku përfshinte Kosovën, si pjesë të Serbisë.
-
-
Hapet thirrja për Skemën Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, Krifca: Teknikat më të mira për mbi 30 ferma në vend
6 Prill 2023, 14:42Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hapi thirrjen për Skemën Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, përmes së cilës do të përzgjidhen mbi 30 ferma në gjithë vendin ku do aplikohen teknikat më të mira bujqësore e blegtorale.
