Politikë
-
Mark Marku le mandatin e deputetit që fitoi në qarkun e Lezhës dhe shpërthen në akuza të forta jo vetëm ndaj Lulzim Bashës por edhe ndaj Sali Berishës, për të cilët thotë se e kanë shndërruar Partinë Demokratike në një parti që vetëm mbron interesat personale të tyre.
27 Gusht 2021, 08:26 -
Shqipëria dënon sulmin terrorist me bilanc tragjik në Kabul, Xhaçka: Të përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e aleatëve afganë
26 Gusht 2021, 20:32Sulmi terrorist në Kabul, ku ndodhën 2 shpërthime duke sjellë një bilanc tragjik me mbi 60 të vdekur dhe shumë të plagosur, është dënuar nga Shqipëria. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka teksa ka dënuar sulmin, thotë se vendi jonë mbetet i përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e bashkëpunëtorëve afganë.
-
Veliaj në Prishtinë, takohet me kryeministrin Kurti: Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, mundësi edhe e të rinjve të Kosovës
26 Gusht 2021, 17:45Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po zhvillon një vizitë në Prishtinë, ka takuar ditën e sotme kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
-
Ambasadori i Holandës merr zyrtarisht detyrën në Shqipëri, pritet nga presidenti Ilir Meta
26 Gusht 2021, 14:52Ambasadori i Holandës, Reinout Vos ka marrë zyrtarisht detyrën në Shqipëri, ndërsa është pritur nga presidenti Ilir Meta me rastin e paraqitjes së letrave kredinciale.
-
Kulluri: Basha s'ka kurajo të largojë Berishën pas shpalljes 'Non Grata' nga SHBA, fundi i tij politik ngjason me atë të Enver Hoxhës! 'Grupimi për PD' s'do shndërrohet në parti
26 Gusht 2021, 14:33Partia Demokratike do të shkojë në Kuvendin e ri në shtator me Sali Berishën dhe për këtë Edvin Kulluri, anëtar i "Grupimit për PD-në", është mëse i bindur, sepse Lulzim Basha nuk ka kurajo që ta marrë një vendim për largimin e tij! Ai ka zbuluar se Basha i ka kërkuar prova ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim mbi të cilat është bazuar SHBA-ja për futjen në listën e zezë të SHBA-së, por shprehet i habitur, i surprizuar që as për këtë nuk ka guxim të flasë publikisht, por zgjedh të heshtë.
-
Vijon presioni ndaj Bashës nga njerëzit e Berishës, ish deputeti demokrat: Mos u fshih si struci, por dili për zot PD-së! Kush akuzon duhet të jap prova
26 Gusht 2021, 11:28Ish deputeti Astrit Veliaj nuk ka kursyer kritikat për Lulzim Bashën, ndërsa më parë e ka konsideruar si një lider të paaftë për të drejtuar partisë, sot akuzat e tij janë fokusuar në lidhje me heshtjen e tij, kur SHBA i kërkon largimin e Sali Berishës.
-
Rama: Vaksinim i detyrueshëm për një kategori personash, përfshirë pedagogët dhe studentët! Nuk mund të thonë 'nuk dua', në të kundërtën të mos hyjnë në auditore
26 Gusht 2021, 11:16Për herë të parë, kryeministri Rama foli për mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm për studentët dhe pedagogët. Rama paralajmëroi, se vaksina do të jetë me detyrim edhe për këdo që ka punë kolektive dhe rrezikon të infektojë të tjerët. Vendimi mund të bëhet fakt në rast të përkeqësimit të situatës së COVID.
-
Braçe bën 'detyrën e fundit' si zv.kryeministër, apel qytetarëve: Vaksinohuni! Prioritet shëndetin, jo konspiracionin
26 Gusht 2021, 10:56Në ditët e tij të fundit si zv.kryeministër, Erion Braçe ka bërë thirrje qytetarëve për t'u vaksinuar me vaksinën anti-COVID, duke sjellë si shembull Italinë. Nga 60 milionë, 48 milion prej tyre janë të vaksinuar dhe kjo për zv.kryeministrin është një tregues se si popullsia beson te shkenca dhe jo te teoritë e konsiparionit që janë përhapur sa i përket kësaj vaksinë.
-
Në ditën e tretë të kampit të LRI-së, shfaqet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndryshim rrënjësor në pamje! Përlotet nga falenderimi i Ardit Çelës
25 Gusht 2021, 22:18Pas një periudhe shumë të gjatë që ishte jashtë vëmendjen se opinionit publik, më konkretisht që pas disfatës në 25 prill, Kryemadhi u shfaq sot mes të rinjve të LRI-së. Kryemadhi zgjodhi që të mos mbante një fjalim, por nuk kaloi pa u vënë re ndryshimi i saj rrënjësor në pamje, ku u shfaq me flokë të prera shkurt.
-
-
Meta shpërndan mesazhin e Papës: Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritëm që jetojnë jetë të dyfishtë
25 Gusht 2021, 21:25Mesazh aktual për shoqërinë tonë e ka cilësuar presidenti Ilir Meta fjalën e Papa Françeskut për hipokrizinë. Në fjalën e Papës, të shpërndarë nga presidenti, nënvizohet se në politike nuk është gjë e rrallë që të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike dhe atë private, që ndryshojnë si nata me ditën
-
Rama intervistë për CNN: Nuk ka shqiptarë në Afganistan! Shqipëria do presë 4000 afganë! Nëse duan të rrinë përgjithmonë, ne i mirëpresim! NATO të ruajë vlerat ose rrezikon të zbehet
25 Gusht 2021, 19:11Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria do të strehojë rreth 4 mijë afganë, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë që ata mund të qëndrojë përgjithmonë, nëse e duan një gjë të tillë. Rama pati kritika për shtetet anëtare të NATO-së që i thanë "jo" strehimit të afganëve. Në listën e personave që pritet të vijnë në vendin tonë ka gazetarë, aktorë, artistë të fushave të ndryshme, por edhe yje filmash, tha Rama, që u rrezikohet jeta nga talebanët.
-
Të hënën mblidhet Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, pritet të zgjidhet pasuesi i Nishanit! Basha, kupolë të re me të besuarit në PD
25 Gusht 2021, 18:54Ditën e hënë do të mblidhet Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, mbledhja e parë pas zgjedhjeve brenda partisë. Këshilli Kombëtar do të zgjedhë mes të paktën dy kandidaturave, kreun e ri të këtij organi. Ende nuk janë publike dy alternativat për drejtuesin e ri që do të zëvendësojë Bujar Nishanin, i cili pas kritikave ndaj Lulzim Bashës, rrezikoi edhe anëtarësinë në Këshillin Kombëtar, por e shpëtoi pozicioni në krye të shtetit gjatë periudhës 2012-2017.
-
Strehimi i afganëve, Soreca takon Xhaçkën dhe Çuçin: Më informuan për përgatitjet e vazhdueshme! Populli afgan meriton të jetojë në mbrojtje e dinjitet
25 Gusht 2021, 17:37BE vijon të përcjellë falënderimet e saj ndaj Shqipërisë për vendimin për strehimin e afganëve. Këtë herë falenderimet janë përcjellë përmes ambasadorit Luigi Soreca gjatë një takimi me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministrin e Brendshëm Beldi Çuçi
-
Javën e ardhshme pritet qeveria e re 'Rama 3', Erion Braçe njofton largimin: Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë
25 Gusht 2021, 16:53Zv.kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar largimin nga qeveria. Me anë të një video shumë domethënëse, në një nga paslëkundjet shumë të forta pas tërmetit të 26 nëntorit, ku Braçe shfaqet duke qetësuar qytetarët e tmerruar, ai është shprehur se tashmë "ka ardhur fundi", duke thënë ndihet i nderuar që u ka shërbyer njerëzve në nevojë përgjatë 24 viteve.
-
Vendimi, qeveria jep 33 milionë lekë për Emergjancat Civile
25 Gusht 2021, 16:42Këshilli i ministrave ka miratuar një shtesë fondi prej 33 milionë lekësh për Emergjencat Civile. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtaren dhe shuma e cila do të rishpërndahet do t'i hiqet programit “Forcat e luftimit” për të kaluar te Emergjencat Civile
-
-
-
Shtatori i nxehtë politik, ‘Rama 3’ dhe rikthimi i opozitës
25 Gusht 2021, 14:19Në asamblenë e PS e cila mblidhet në fund të gushtit, pika kryesore e diskutimit, janë emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ekskluziviteti për këtë i takon kryeminsitrit Rama, të cilët sipas burimeve për Report Tv, tashmë ai i ka zgjedhur figurat e reja.
-
Rama përmbylli mandatin e dytë qeverisës, Basha: Përralla për arritje imagjinare! Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër! E kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme
25 Gusht 2021, 13:47Mbledhja e fundit e kryeministrit Rama me kabinetin qeveritar, mori edhe vëmendjen e kreut të opozitës, Lulzim Bashës. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha tha se shefi i qeverisë bëri një bilanc arritjesh imagjinare dhe se varfërimi i shqiptarëve, korrupsioni e lidhja me krimin janë rezultatet reale të qeverisjes ‘Rama 2’.
