Politikë
-
8 Korrik 2021, 10:56
-
-
-
Përplasja me armë në 'Bar Orange', Rama: Ç'janë këta pronarë lokalesh që tërheqin prej hunde shefa komisariatesh, të shkarkohet zinxhiri komandues në Sarandë
8 Korrik 2021, 10:24Kryeministri Rama në takimin që po zhvillon me përfaqësues të policisë së shtetit, ceku edhe ngjarjen e rëndë të një përplasje me armë në Sarandë në bar 'Orange', ku mbeti i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi.
-
Rama, ultimatum policisë: 100 ditë kohë për të rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal! S'mund të ketë komisarë që luajnë me 2 porta, të zhduken dhe të nxirren para drejtësisë
8 Korrik 2021, 10:16100 ditë kohë dhe asnjë më shumë për të gjithë strukturën e policisë së shtetit që të rikthehet në angazhim total, nga i pari te i fundit. Ultimatumi vjen nga Kryeministri Rama, i cili ua tha në sy sot drejtuesve kryesorë të kupolës së policisë dhe ministrit Çuçi të gjitha 'plagët' që kanë sot uniformat blu.
-
Stojku në Repolitix: Shkarkimi i Metës për të mirën e Shqipërisë
7 Korrik 2021, 22:38 -
Repolitix/ Aleati i Bashës akuza të forta: Numëruesit e PD më morën votat! Stojku: Shkarkimi i Metës për të mirën e Shqipërisë
7 Korrik 2021, 21:53Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, i cili kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit në koalicion me PD-në, ka hedhur akuza se ka patur lëvizje votash brenda kampit të djathtë. Nga ana tjetër Edmond Stojku, i cili ka qenë edhe anëtar në Komisionin parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës, tha se ky vendim u mor për të mirën e Shqipërisë dhe në mbrojtje të interesave të vendit.
-
Braçe jep lajmin e hidhur: Sot ndërroi jetë një socialist themeli, i qëndroi dhunës barbare e mbrojti qindra socialistë në Gradishtë e Lushnje
7 Korrik 2021, 20:51Kujtim Rrusho, që sikuese e cilëson Braçe 'një socialist themeli' ka ndërruar jetë. Braçe thotë se Rrusho nga Gradishti nuk u tërhoq as në ditët më të rënda të terrorit fashist dhe se i qëndroi dhunës barbare e mbrojti qindra socialistë të tjerë në Gradishtë e mijëra të tjerë në Lushnjë
-
Meta si Rama: Rritja e bashkëpunimit rajonal do na çojë në BE
7 Korrik 2021, 20:45Ilir Meta ka nxjerrë në pah edhe ‘zbutjen’ e tij karshi qeverisë, ku me një deklaratë ku dënonte masakrat në Srebrenicë dhe përshëndeste miratimin e Kuvendit të Kosovës për rezolutën që dënon këtë gjenocid, ashtu si kryeministri Rama ka dhënë edhe mesazhin se bashkëpunimi rajonal do të sjellë paqe dhe integrimin në BE.
-
-
-
Yuri Kim takime me përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA: Të forcojmë demokracinë dhe përthithjen e investimeve amerikane! Delegacioni takohet edhe me Bashën
7 Korrik 2021, 19:32Një përfaqësi e delegacionit të diasporës shqiptare në Amerikë ka zhvilluar një vizitë ën Tiranë, ku është takuar me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.
-
FOTO/ Mbylli sot karrierën politike, lamtumira e buzëqeshur e Gramoz Ruçit mes kolegëve
7 Korrik 2021, 19:15Seanca e fundit plenare e kësaj legjislature në Kuvend, mbylli zyrtarisht edhe karrierën politike të Gramoz Ruçit. Ai drejtoi për herë të fundit seancën në Kuvend, ndërsa më pas ka organizuar një kokteil lamtumire në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, për t'u përshëndetur me deputetët dhe stafin e tij.
-
Basha takim me ambasadorët e BE: Integrimi prioritet kryesor i PD! Për ne BE do të thotë votë e lirë e pavarësi e institucioneve! Soreca: Opozita do të luaj një rol vendimtar
7 Korrik 2021, 17:11Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadorët e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian kanë zhvilluar sot një takim me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, ku u diskutua në lidhje me legjislaturën e re parlamentare.
-
-
I arrestuar nga SPAK për shpërdorim detyre me tenderin 24 mln lekë për kanalin vaditës, Rama shkarkon nga detyra Fatos Tushen
7 Korrik 2021, 15:51Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe. Me vendim të Këshillit të Ministrave, thuhet se Tushe ka kryer shkelje të rënda me postin e tij të kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe për këtë ai shkarkohet nga detyra, vendim që hyn menjëherë në fuqi. Fatos Tushe u arrestua një ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës.
-
-
Tjetër marrëveshje me Pfizer për 23,400 doza, Manastirliu: Vaksinime derë më derë, presim mbi 400 mijë doza vaksinash brenda gushtit
7 Korrik 2021, 15:36Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka nisur fjalën e saj në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë për këtë sezon, me një falenderim për vaksinatoret dhe të gjithë ekipin e shëndetësisë, që i’a kanë dalë të kryejnë mbi 1 milion vaksinime deri tani
-
Propozimi për ndryshimet në Statut/ Kadilli në Report Tv: PD nën drejtimin e Bashës edhe më keq se në kohën e Berishës! Demokratët po lidhin partinë me figurën e të dyve!
7 Korrik 2021, 14:37Fatbardh Kadilli tha se PD-ja nën drejtimin e Sali Berishës ka qenë keq, por situata është përkeqësuar edhe më shumë me ardhjen e Lulzim Bashës, që sipas tij, e ka mbyllur partinë. Ajo që e bën më të rëndë situatën në selinë blu, për Kadillin, është se demokratët e identifikojnë partinë, logon e saj, me Sali Berishën dhe më pas me Lulzim Bashën. E pikërisht nisur nga kjo, Kadilli tha se ka marrë spunto për të bërë propozimet e tij për ndryshimet në statut, që t'i japin fund partisë që lidhet ngushtësisht me kryetarin.
-
