Politikë
-
Gjyqtarët e Kushtetueses kanë vendosur në dhomën e Këshillimit që të kalojnë për seancë kërkesën e Presidentit Ilir Meta, për ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar dorëzuar në korrik të 2019 dhe kërkesën e dytë dorëzuar në maj të 2020 për vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.
22 Janar 2021, 22:11 -
Zgjedhjet e 25 prillit/Kamera në tavolinat e numërimit të votave, për herë të parë pamjet do transmetohen edhe në zyrat e KQZ-së
22 Janar 2021, 22:04Në ambientet e numërimit të votave do të ketë mbi tavolinë kamera regjistruese me rezolucion të lartë dhe monitorë për shfaqjen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre në vendin e numërimit të votave. Për herë të parë, kamerat e tavolinave të grupeve të numërimit të votave do të transmetojnë imazhet e tyre pranë zyrave qendrore të KQZ-së.
-
Gjylameti në 'Pa Protokoll': Borxhi publik deri në 2018 ka qenë në trend zbritës! PD dhe LSI synojnë largimin e njerëzve, ne i afrojmë
22 Janar 2021, 21:39Deputetja e PS Blerina Gjylameti e ftuar në emisionin "Pa Protokoll" ka deklaruar se qeveria i ka mbajtur premtimet e bëra ndaj popullit dhe këtë sipas saj e ka vërtetuar vota e qytetarëve.
-
Meta vlerëson me titullin 'Mjeshtër i Madh' Ylli Bakën: Ka me miliona klikime në rrjetet sociale, është ndër këngëtarët më të preferuar në Shqipëri dhe botë
22 Janar 2021, 20:51Presidenti Ilir Meta, vlerësoi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore, Ylli Baka. Në fjalën përshëndetëse drejtuar familjarëve dhe personaliteteve të artit, të pranishëm në ceremoninë solemne të dekorimit, Presidenti Meta theksoi se Ylli Baka ka luajtur rolin e një ure lidhëse, midis këngës polifonike të Jugut dhe asaj Toske të Skraparit
-
Vetëvendosja në Shqipëri/Abazi: PD-PS nuk sjellin ndryshimin! Në 25 prill synojmë mandatet, në të ardhmen të bëhemi faktor politik
22 Janar 2021, 18:54Drejtuesi ekzekutiv i Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi shprehet se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe se këtë ndryshim nuk mund ta ketë nga partitë aktuale PS dhe PD. Abazi shfaqi hapur synimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri duke thënë se më 25 prill ata synojnë vetëm të marrin mandate në mënyrë që të mund të krijojnë një subjekt politik që në të ardhmen të bëhet faktor në skenën poltike të vendit.
-
Meta s’heq dorë si opozitar: Taksat ju vilen vetëm bizneseve që s’janë të lidhura me qeverinë, të luftojmë pabarazinë
22 Janar 2021, 17:47Me afrimin e zgjedhjeve të 25 prillit, presidenti Ilir Meta vijon të luaj rolin e opozitarit duke thënë se disa biznese pranë qeverisë janë më të privilegjuara se të tjerat dhe për këtë largohen investitorët.
-
Rrëfimi i plotë i Bamir Topit për 21 Janarin: Berisha tentoi të më përfshinte në mbulimin e krimit të tij, më çoi Bashën në zyrë, pasi refuzova më rrethoi
22 Janar 2021, 17:21Dëshmia e Bamir Topit një tjetër sfidë për SPAK për të nisur hetimet, rrëfen prapaskenat e Sali Berishës për mbulimin e vrasjeve të 21 Janarit, shantazhe, kërcënime, ndërhyrje të paligjshme dhe zhdukje provash. Si u paraqit Basha në panik mëngjesin e 23 Janarit 2011 në zyrën e Bamir Topit dhe kërkesa në emër të Berishës
-
Dokumenti/Basha nuk beson sondazhet (ku nuk del fitues), pyet elektoratin: A do na votoni?
22 Janar 2021, 16:52Partia Demokratike ka nisur sondazhet në bazë për të bërë vlerësimet paraprake për rezultatin që do të marrë në zgjedhjet e 25 prillit. Selia blu ka porositur bazën që gjatë fushatës t’u drejtohet edhe me një pyetësor qytetarëve për t’i pyetur nëse do votojnë apo jo këtë forcë politike.
-
Mziu 'përvesh' mëngët: Në qarkun e Dibrës marrim 4 mandate, do jem barrikadë kundër vjedhjes së votës
22 Janar 2021, 16:42Xhelal Mziu shprehet i bindur se PD do të marra 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, nga 5 deputetë që nxjerr gjithësej qarku i Dibrës, ndërsa thekson se do të thyej rekordet e viteve të tjera duke mbledhur sa më shumë vota për Partinë Demokratike.
-
Ndryshon ligji/Kushti i Brukselit, shokët dhe të afërmit e politikanëve do vëzhgohen për pastrim parash
22 Janar 2021, 16:00Qeveria dhe Kuvendi ndryshojnë ligjin për parandalimin e pastrimit të parave, për herë të parë përcaktohet rrethi të afërmve të pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve që do monitorohen për mundësinë e pastrimit të parave që vijnë nga korrupsioni apo krimi.
-
Meta dekoron artistin e mirënjohur gjirokastrit, Petrit Lulo me Titullin ‘Mjeshtër i Madh’ : Bilbili i këngës popullore dhe polifonike
22 Janar 2021, 15:36Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e mirënjohur gjirokastrit të muzikës popullore shqiptare, Petrit Lulo.
-
SKANDALI/ Tre muaj përpara zgjedhjeve, rikthehen hijet e lobimit rus për Bashën (Kontratat, hetimi i ri amerikan)
22 Janar 2021, 15:22Basha ka paguar 140 mijë USD për një firmë të provuar si e paguar nga parajsa fiskale Sonoran Policy Group, firma me të cilën Basha ka lidhur 3 kontrata lobimi, është aktualisht nën hetim nga Prokurori Federal në SHBA për lidhjet e saj kriminale në Venezuelë dhe Algjeri. Dyshime se kontratat me Sonoran PG parashikojnë “asistencë” në nxirrjen e imazhit të Shqipërisë në lidhje me drogën.
-
'Gjyq' në KQZ për gjobën 1500 lekë, hiqet dënimi për deputetin e PS-së dhe kreun e Kadastrës Lushnjë
22 Janar 2021, 14:58Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar vendimin e Ilirjan Celibashit për gjobitur kreun e kadastrës së Lushnjës dhe deputetin e PS Bujar Çela për shpërndarjen e lejeve të legalizimit si një veprimtari e ndaluar ne prag te zgjedhjeve. Argumenti ka qenë për shkak se nuk kanë pasur prova të mjaftueshme se i ka shpërndarë deputeti, ndonëse fotot e tregojnë këtë fakt.
-
-
‘Nuk kisha mundësi t’i blija librat e shkollës’, Basha publikon mesazhin e një prindi: Ne do sjellim të ardhme të mirë, Rama duhet larguar
22 Janar 2021, 13:21Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin e tij social një video të një babai, i cili shprehet se nuk ka pasur mundësi ekonomike për t’i blerë vajzës së tij librat shkollorë.
-
Naftë pa akcizë dhe taksa/ Veliaj: Lajm i mirë për fermerët e Tiranës, t’i kthejmë sytë tek bujqësia! Ekonomi: Ja si bëhet aplikimi
22 Janar 2021, 13:02Nga 1 Janari i këtij viti, Qeveria hoqi akcizën, taksën e qarkullimit dhe atë të karbonit për prodhimet bujqësore, duke realizuar përgjysmimin e çmimit të karburantit për fermerët.
-
Shkrihet dega e LSI-së në Gjeroven të Beratit, kryetari: Vendimi ynë është i pakthyeshëm, kemi besim vetëm tek Nasip Naço
22 Janar 2021, 12:53Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fshatin Gjeroven në rrethin e Berati është mbyllur. Mesditën e sotme kryetari i degës së LSI-së në këtë fshat dha dorëheqjen dhe u largua nga kjo forcë politike. Menjëherë pas largimit të kryetarit të kësaj dege, kanë deklaruar "unanimisht" largimin nga LSI edhe 140 anëtarët e degës së fshatit Gjeroven.
-
Katër “puçistët” e 21 janarit, Baze: Në listë gazetarë kritikë ndaj Berishës. Andi Bushati: Pas 10 vjetësh të bën për të qeshur
22 Janar 2021, 11:46Gazetarët që raportuan më 21 janar, kanë treguar sesi emrat e tyre ishin në mesin e “puçistëve” në atë ngjarje. Mero Baze shprehet se Filip Çakulli u akuzua si çakall i Ramës, ndërsa Bushati tha se në listë ishin gazetarë kritikë të qeverisë së Berishës.
-
Meta në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut: Dhurimi nga të huajt, të cilët jetojnë në Shqipëri, akt human dhe shprehje e mirënjohjes ndaj mikpritjes shqiptare
22 Janar 2021, 11:09Presidenti, Ilir Meta mëngjesin e sotëm ka qenë i pranishëm në seancën e dhurimit vullnetar të gjakut, të organizuar nga një grup shtetasish të huaj, rezidentë në Shqipëri, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tranfuzionit të Gjakut në Laprakë, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”.
-
Presidenti i PE-së, Sassoli letër Ruçit: Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE
22 Janar 2021, 10:41Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, e falënderon për prezantimin e Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë mbi “Hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian.”