Politikë
-
12 Dhjetor 2020, 16:08
-
Dhuna në protestën në Shkodër/ Voltana Ademi për Report Tv: Të hetohet kush futi të miturit! Gjithçka ndodhi pas marshimit, policia u vonua në reagim!
12 Dhjetor 2020, 15:41Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur në një intervistë për Report Tv në lidhje me dhunën e paprecedentë që u regjistrua paraditen e sotme në protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha. Ademi kërkon hetim nga organet kompetente për personat që kanë angazhuar të miturit në këtë protestë. Ajo akuzoi Policinë e Shtetit për një vonesë prej 40 minutash.
-
Protesta/ Milva Ekonomi në Report Tv: Shoqëria ka të drejtë të reagojë por dhuna është e patolerueshme, fëmijë po përdoren nga forca politike
12 Dhjetor 2020, 14:21Shoqëria ka të drejtë të jetë e acaruar pas vrasjes së Klodjan Rashës por dhuna duhet përjashtuar. Ky është qëndrimi i deputetes së Partisë Socialiste, Milva Ekonomi. Në një intervistë të dhënë për Report Tv, Ekonomi deklaron se dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, tregon moralitetin dhe personalitetin e tij.
-
-
Rindërtimi në Durrës/ Rama inspekton punimet: 2084 familje hyjnë në shtëpi të reja, vijnë përfaqësuesit i EBA. Porti do të jetë nga më të bukurit e Mesdheut
12 Dhjetor 2020, 13:51Kryeministri Rama në Durrës ka inspektuar sot nga afër një kantier ndërtimi në Durrë, ku ka nisur puna për rindërtimin e pallateve të shembura, prej të cilëve 12 do të ndërtohen të reja në pikat ku u shembën të vjetrat dhe të tjerat në lagjen e re të Spitallës, me financimin e qeverisë mike të Emirateve të Bashkuara.
-
Balla nga Elbasani: Berisha e Meta vodhën protestën për qëllime politike, aktet e dhunës sponsorizohen nga ato
12 Dhjetor 2020, 13:29Kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla tha nga Elbasani se këto akte të dhunshme në protesta nga të miturit janë duke u sponsorizuar nga opozita. Balla tha se protesta e nisur për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nisi e lirë dhe e drejtë, tashmë është grabitur nga opozita, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e Sali Berisha.
-
-
Dhuna në protesta/ Kryeministri Rama: Meta e Saliu duan të bëjnë Lulin dhëndër të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, Shqipëria nuk kthehet prapa
12 Dhjetor 2020, 12:48Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar serish për dhunën në protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe qëndrimin e Presidentit dhe opozitës. Kryeministri shkruan se Ilir Meta dhe Sali Berisha ta harrojnë se Shqipëria kthehet mbrapa por do të ecë drejt përpara, me mund e durim, për t'u bërë ajo që duan fëmijët e saj.
-
Meta me të rinjtë: Vendit i duhet një ndryshim i fortë, ky sistem pengesë për të ardhmen
12 Dhjetor 2020, 10:15Presidenti Ilir Meta është shprehur se vendit i duhet një ndryshim i fortë dhe i madh dhe këtë mund ta bëjë vetëm rinia. Ndërsa nuk kurseu akuzat nga qeverisë duke thënë se reforma në drejtësi u keqpërdor nga ana e saj.
-
Nikoll Lesi: Edi, lidhi qentë dhe ik se të ka ardhur ngordhja
12 Dhjetor 2020, 10:09Nikoll Lesi ka bërë një shkrim, pasi mbrëmjen e djeshme Policia ka ndaluar kryeredaktorin e gazetës së tij. Ai kërkon largimin e Edi Ramës, pasi sipas tij, i ka ardhur “ngordhja”.
-
Protesta e për Klodjan Rashën/ Spiropali: Lukunia e hienave politike është e sigurt që do humbin në 25 prill! Lleshaj dha dorëheqjen, e pashembull në kohën e Berishës
11 Dhjetor 2020, 22:54Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ka zgjedhur që reagimin e saj për protestën për Klodjan Rashës ta nis pikërisht me fjalët e babait të të riut.
-
Protesta për Rashën, Meta: Dënoj dhunën ndaj një gazetari pranë ambienteve të redaksisë! E organizuar nga qeveria, prokuroria të reagojë
11 Dhjetor 2020, 22:21Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi ka përfunduar dita 3 e protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha, duke dënuar dhunën që sipas tij është ushtruar ndaj gazetarëve nga policia.
-
-
Revolucioni i Gjirit të Lalzit
11 Dhjetor 2020, 21:22Indinjata e mjaft qytetarëve mbi reagimin e dhunshëm në Tiranë dhe disa qytete, si një vlug që duket është përgatitur si strategji, ka sjellë edhe reagimet e tyre. Gazetarë e aktivistë shkruajnë në postimet e tyre pikëpyetjen e hedhur prej ditëve, që nëse do të duan të shfrejnë mllefin të pakënaqurit, përse nuk dynden tek Gjiri i Lalsit
-
Protestat e dhunshme për Rashën, Basha tregon bisedën me Kim: Hetim transparent! Dënoj gjuhën e urrejtjes nga Rama dhe dhunën ndaj minorenëve e gazetarëve
11 Dhjetor 2020, 20:53Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas takimit me ndërkombëtarët, mes tyre dhe me ambasadoren Yuri Kim, lidhur me protestat e dhunshme që po zhvillohen në vendin tonë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha.
-
Protesta e dhunshme për vrasjen e Klodjan Rashës, ish-deputetja e LSI mbledh dhe organizon të rinjtë! Dalin fotot teksa u jep 'porositë'
11 Dhjetor 2020, 20:14Sot po zhvillohet dita e 3 e protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë, protestë e cila është shoqëruar me dhunë ndaj efektivëve, institucioneve dhe kemi parë pamje të shkatërrimit të disa zonave në qytet duke djegur kosha mbeturinash e duke thyer semaforë e çfarë u ka dalë përpara
-
Faktet/ Berisha-Basha 7 vite kaos dhe shkatërrim para vendimeve të Brukselit, si po e përdorin Klodianin për interesa politike dhe elektorale
11 Dhjetor 2020, 19:51Që nga viti 2014 opozita ka organizuar protesta dhe provokuar kaos para vendimeve të Brukselit për statusin e vendit kandidat dhe më pas për negociatat, Berisha-Meta publikisht dhe Basha në prapaskenë po mbështesin dhe nxisin protesta të dhunshme para vendimit të Këshillit Evropian për konferencën e parë ndërqeveritare për nisjen e negociate, duke përdorur fatkeqësinë e familjes Rasha
-
I hyri xhami në sy gjatë protestës, Rama viziton në spital policin: Do ta çojmë në Turqi! Babai i efektivit i prekur: Protestuesit ta ulin dorën
11 Dhjetor 2020, 19:30Kryeministri Edi Rama ka vizituar në spital policin Fadil Allaraj i cili ka ka kaluar një operacion të vështirë në sy, pas dëmtimit të rëndë që mori gjatë protestës së zhvilluar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha. Rama ka deklaruar se polici ndërhyrjen e dytë do ta bëjë në Turqi.
-
Situata e qetë te 'Sheshi Skënderbej', ndihet vetëm gazi lot sjellës
11 Dhjetor 2020, 19:02 -
Në krah të Ardi Veliut/ Rama viziton policët e plagosur: Lukunia e mbledhur me lekë nuk mund t'i nxjerrë sytë policëve të shtetit! Meta e Berisha nxisin dhunën (VIDEO)
11 Dhjetor 2020, 18:33Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte para pak minutave në QSUT për të vizituar policiët e plagosur nga protestat e fundit. Kryeministri u shpreh e një lukuni ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe t'i fusë gishtat në sy publikut shqiptar, qytetarëve shqiptarë, familjeve shqiptare.