Politikë
-
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, për të diskutuar mbi situatën e pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe pasojat jo vetëm materiale, por dhe shpirtërore të qytetarëve në zonat e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.
17 Dhjetor 2019, 14:19 -
Basha në Durrës: Kriminale që qytetarët jetojnë ende në çadra, pa asnjë përkrahje
17 Dhjetor 2019, 13:44Bash ndër të tjera ka vijuar sulmet politike duke thënë se është skandaloze që qytetarët të lihen pa asnjë përkrahje dhe 150 milion dollar janë ndarë nga Rama për 10 oligarkë nëpërmjet koncensioneve.
-
Paketa anti-shpifje/ 2 ndryshimet e orëve të fundit pas shqetësimeve të ndërkombëtarëve, Ulqini: Nuk mbyllet asnjë portal pa vendim gjykate
17 Dhjetor 2019, 13:16Sa i përket vendosjes së gjobave ndaj portaleve në rast të shkeljeve, Musa Ulqini tha se vlera maksimale është ulur nga 10 milionë lekë të vjetra që ishte në draftin e pandryshuar, në 4 milionë lekë të vjetra, maksimumi. Portalet do të mbyllen vetëm nëse për 60 minuta nuk fshijnë lajmet që kanë pornofrafi të fëmijëve, terrorizëm apo që cenojnë sigurinë kombëtare.
-
Dokumenti/ Mazhoranca vendos të miratojë nesër paketën anti-shpifje dhe shkarkimin e Arben Malajt
17 Dhjetor 2019, 13:22Ruçi fut dy projektligjet e shumëdebatuar në seancë, Meta tre javë kohë për të dekretuar miratimin ose kthimin për rishqyrtim në Kuvend
-
Reforma Zgjedhore/ Hajdari: Riformatim të axhendës së komisionit! PS-ja të mos flasë pas dyerve me PD-LSI-në, kusht sistemi (VIDEO)
17 Dhjetor 2019, 13:05Kryetarja e grupit demokrat i trembet një marrëveshje të fshehtë mes PS-PD dhe LSI-së, kur tha se në momente krize gjithmonë janë ulur dhe i kanë bërë ndryshimet sikur kanë dashur. Sistemi që ajo propozon është ai i listave të hapura.
-
Paketa 'anti-shpifje', paralajmërimi nga PPE: Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE dhe negociatat me BE
17 Dhjetor 2019, 12:55David Lega shkruan se Partia Demokratike e Shqipërisë ka mbështetje në rezistencën e saj kundër këtij projekt-ligji.
-
Paketa 'anti-shpifje', Kryemadhi: Rama ka axhendë anti-shqiptare (VIDEO)
17 Dhjetor 2019, 12:18Kryemadhi e cilësuar këtë projektligj si anti-shprehje dhe se kryeministri Rama po dënon çdo qytetarë që kërkon të informohet.
-
Meta takon Pacollin, e falenderon për 1 milionë eurot e dhuruara për rindërtimin pas tërmetit
17 Dhjetor 2019, 12:16Pacolli shprehu gatishmërinë për të filluar sa më parë projektin e tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë, që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore.
-
Berisha thirrje për revolta popullore kundër Ramës: Në këmbë ta flakim sa më shpejt kalbësirën
17 Dhjetor 2019, 12:05Berisha ka dënuar paketën 'anti-shpifje' që pritet të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë, duke thënë se etiketimet që Rama iu bën mediave ngjajnë me ato të Enver Hoxhës ndaj gazetarëve të vendeve perëndimore.
-
Ministri Cakaj në Malin e Zi: Shtojmë mbështetjen për shqiptarët në Rajon
17 Dhjetor 2019, 12:01Në një reagim në Facebook Cakaj bëri me dije: “Brenda këtij viti kemi marrë vendim për heqjen e lejeve të punës për shqiptarët e Malit të Zi në Shqipëri, financimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin.”
-
Paketa 'anti shpifje', Panariti: Mision i populistëve autokrat, në thelb një lëvizje antikushtetuese
17 Dhjetor 2019, 10:31Panariti citon edhe profesor Erik Jones i cili thotë se populistët autokratë aty ku qeverisin, sot përfaqësojnë në thelb një lëvizje antikushtetuese e cila realizohet me funksionarë jo profesionistë dhe vegla të bindura.
-
Paketa anti-shpifje/ Subjekti mund të ankimojë vendimin, por s'pezullohet ekzekutimi
17 Dhjetor 2019, 08:12 -
Fjalët e shenjta, Rama citon Albert Kamy: Më mirë të jetoj sikur ka Zot...
17 Dhjetor 2019, 07:45Që pas tërmetit të 26-nëntorit përmes rubrikës “Fjalët e Shenjta”, Kryeministri Rama përcjell çdo mëngjes pasazhe nga librat e shenjtë ose nga personalitetet më në zë botërorë, si mesazhe urtësie e solidariteti për përballimin e situatës së krijuar.
-
Komisioni i Mediave ul gjobën për portalet, maksimumi 400 mijë lekë
16 Dhjetor 2019, 23:07 -
Paketa Anti Shpifje/ Mema: E vërtetë, duhet të rregullohet tregu mediatik, por të merret nga eksperiencat e vendeve të tjera
16 Dhjetor 2019, 22:08Gazetari Marin Mema, i ftuar në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' në Report Tv ka deklaruar se akuzat që bëhen nga kryeministri Rama janë të padrejta pasi sipas tij "i fut në një thes të gjitha mediat", gjë që nuk është e vërtetë.
-
-
-
Basha video-mesazh shqiptarëve për paketën anti-shpifje, i kërkon ndihmë BE dhe SHBA-së: T’i bëhet presion Ramës
16 Dhjetor 2019, 18:09Lideri demorkat Lulzim Basha ka bërë një video-mesazh për shqiptarët shpërndarë në rrjetin sopcial Facebook për fjalën e lirë dhe rrezikun sipas tij të rënies në autoritarizëm me dy p/ligjet anti-fjalë e lirë hartuar nga qeveria
-
'Kush i financon portalet, Rama, Basha, Meta, ekstremistët islamikë?!' Ulqini: Të zbulojmë nga vijnë paratë! 'Anti-shpifja' rregullon edhe AMA-n (VIDEO)
16 Dhjetor 2019, 17:42Është e detyrueshme -tha Ulqini -të bëhet regjistrimi i medias, ndërsa raporti me AMA-në do të jetë vetëm një herë në vit, kur portalet duhet të dorëzojnë një raport vjetor me burimin e parave dhe si janë shpenzuar ato.
-
Opozita parlamentare s'merr pjesë, anulohet mbledhja/ Gjiknuri: S'ka ende asnjë propozim për ndryshimin e sistemit (VIDEO)
16 Dhjetor 2019, 17:27Ishte parashikuar që të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por për shkak të mungesës së kuorumit ajo është anuluar.