Politikë
-
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper. Ai e cilëson një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë.
12 Korrik 2019, 19:35 -
Ursula Von der Leyen merr letër nga PE: Mbështesni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
12 Korrik 2019, 19:17Kandidates për Presidente në krye të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i kërkohet nga grupi i socialistëve dhe demokratëve në PE që të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave.
-
Kompania për pjesët e makinave filial në Fier/ Rama: Kemi hyrë në epokë të re
12 Korrik 2019, 18:58Sot në Fier nisi ndërtimin një kompani jugkoreane, e cila do të investojë 13 milionë Euro dhe punësojë mbi 1000 vetë. Kompania Yura Corporation do të prodhojë pjesë për makina, ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se ka sjellë cilësinë e investimeve të huaja në një nivel tjetër.
-
Sherri në Itali tre vite më parë, Balla fiton gjyqin: 3 mijë euro nga dhëndri i Berishës
12 Korrik 2019, 17:52Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaron se ka fituar gjyqin me Jamarbër Malltezin pas sherrit në aeroport në Itali.
-
KQZ-ja s’i jep PD-së listën e votuesve, Skënderi: Janë të dhëna sensitive, shkelet Kushtetuta
12 Korrik 2019, 17:29Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t'i vendosë në dispozicion Partisë Demokratike listën me personat që kanë votuar në datën 30 Qershor për zgjedhjet lokale.
-
Rinumërimi i 11 kutive të Lezhës, PD: Qesharake! Duhet të hapen materialet zgjedhore
12 Korrik 2019, 16:51Sot KQZ-ja hapi dhe rinumëroi votat në 11 qendra votimi në bashkinë e Lezhës nga ku në përfundim numri i votave doli i njëjtë me ato që ishin të shkruara në procesverbal nga numëruesit e 30 qershorit
-
Myslim Murrizi shpërthen ndaj Metës: Nuk është 'hero' por hajdut dhe tradhtar
12 Korrik 2019, 16:18Murrizi i ka bërë një 'CV' presidentit Meta ku sipas tij janë të gjitha të zezat që ai i ka bërë popullit shqiptar dhe Partisë Demokratike.
-
PS dorëzon në Kolegj 4 bashkitë e para për certifikimin e këshillave
12 Korrik 2019, 16:09Partia Socialiste ka depozituar 4 padi në Kolegjin Zgjedhor për rezultatin e zgjedhjeve të 30 Qershorit për këshillat bashkiakë.
-
Siguria dhe disiplina/ Miratohet Rregullorja e Kuvendit, Hysi: Nuk synojmë rikthimin e imunitetit të deputetëve
12 Korrik 2019, 15:37Miratohen në Kuvend ndryshimet e bëra në Rregulloren e Kuvendit. Lidhur me nenin mbi imunitetin e deputetëve, realtorja Vasilika Hysi sqaroi se nuk synohet rikthimi i imunitetit, ndërkohë mbledhja në Komisionin e Ligjeve u shoqërua dhe me debate pasi deputeti Adriatik Alimadhi kërkoi të njihej dhe me propozimet e opozitës.
-
Kryebashkiakët e rinj / Gjykatat ‘vulosin’ 30 qershorin, rrëzojnë opozitën dhe Metën
12 Korrik 2019, 15:23Gjykatat shqiptare kanë nisur të konfirmojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, duke hedhur poshtë kësisoj të gjitha pretendimet e Partisë Demokratike, LSI dhe Presidentit Ilir Meta.
-
E rrëzoi se drejtonte PSD-në/ Gjinushi-Metës: Ti ishe kryetar i LSI-së kur u zgjodhe President, Akademia do të ribëjë kërkesën për emërim
12 Korrik 2019, 15:22Kreu i zgjedhur i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi ishte i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv pas refuzimit që i bëri Presidenti Meta për ta emëruar kryetar të Akademisë së Shkencave. Ai tha se vendimi është hakmarrje nga Ilir Meta, dikur aleat dhe sot në postin e kreut të shtetit. Gjinushi tregoi takimin dhe mesazhet që i kishte dërguar, ndërsa e sulmoi Metën me argumentin që ai e rrëzoi, dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë. "Argumenti i Presidentit për dorëheqjen është i falsifikuar". Në fund ai zbuloi se cila do të ishte lëvizja e radhës, pas refuzimit të dekretit.
-
Zgjedhjet/ Glover letër Ministrisë së Brendshme: Mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer
12 Korrik 2019, 14:45Ambasadorja Glover ka dërguar një letër në Ministrinë e Brendshme ku shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer.
-
PD: Veliaj mashtron! Leja e ndërtesës së xhamit e firmosur nga Rama, jo Basha
12 Korrik 2019, 14:16Partia Demokratike e ka cilësuar shembjen e ndërtesës së xhamit para stadiumit, si një shfaqje e shëmtuar e Ramës dhe e Veliajt. Zëdhënësja e kësaj force politike, tha se atë që sot Veliaj e shet si arritje dhe pas akuzave se leja për ndërtimin e saj është dhënë nga Basha, nuk është e vërtetë pasi firmën e ka hedhur Rama kur ishte kryebashkiak.
-
Basha: Nuk ka marrëveshje politike me Ramën, opozita do vijojë protestat (VIDEO)
12 Korrik 2019, 13:49Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mohuar zërat se do të ketë një marrëveshje PS-PD, në kuadër për të zgjidhur krizën politike. Sipas Bashës, kjo krizë zgjidhet me parimet për të ndëshkuar ato që vodhën votat, ndonëse mazhoranca e kaloi "testin" e parë politik që u akuzua se ka ndryshuar pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e 30 qershorit.
-
Hapja e kutive në Lezhë, Spiropali: Faktet flasin, procesi ka qenë perfekt!
12 Korrik 2019, 13:17Pas hapjes së kutive në qytetin e Lezhës, ku u hodhën poshtë pretendimet e PD-së se ka më shumë vota se votues, ka ardhur edhe reagimi i zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali. Në një deklaratë për mediat, Spiropali tha se faktet flasin vetë dhe se sot u kuptua se "halli" i Bashës, Berishës, Metës dhe Kryemadhit.
-
Pjerin Ndreu: As edhe një votë më shumë për mua...Hapni të gjitha kutitë! Lezha proces model
12 Korrik 2019, 12:43As edhe një votë tepër, shkruan Ndreu në një reagim në rrjetin social Facebook, ku teksa e quan model procesin në Lezhë, thotë që të hapen të gjitha kutitë.
-
Reagon Skënder Gjinushi për Shqiptarja.com pas vendimit të Metës: Dekret nul!
12 Korrik 2019, 11:55"Meta vazhdon të nxjerrë dekrete nul", tha Gjinushi për Shqiptarja.com, duke shtuar se "Meta nëpërmjet dekreteve nul vazhdon të anulojë zgjedhje Shto lajmet flash".
-
Meta përdor 'forcën' e dekretit, refuzon Gjinushin tek Akademia e Shkencave
12 Korrik 2019, 11:35Presidenti Ilir Meta ka vijuar sulmet ndaj mazhorancës, me anë të "forcës" së dekretit. Pas tre dekreteve që nxori për zgjedhjet lokale, kreu i shtetit ka nxjerrë një tjetër, ku refuzon emërimin e Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave.
-
Lefter Maliqi: Klasa politike të ulet me Presidentin, zgjidhni krizën...situata alarmante (VIDEO)
12 Korrik 2019, 10:58"Situata është alarmante, vendi është në krizë të madhe politike. I bëj thirrje klasës politike, faktorit ndëkrombëtar, të mbajnë anën e popullit, të ulen palët, bashkë me presidentin e republikës për ta cuar vendin edhe në zgjedhje të parakohshme", tha Lefter Maliqi.
-
Bindja Demokratike padit KQZ në Kolegj: Të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Bashkinë e Kurbinit, të përsëriten!
12 Korrik 2019, 10:14Kërkesë padia mban firmën e Edmond Pirolit, kandidatit për kryetar bashkie ne Kurbin. Ai kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit në 76 qendrat e votimit të KZAZ-së numër 15 për Bashkinë e Kurbinit si dhe përsëritjen e zgjedhjeve.
