Politikë
-
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, ndërsa ka kujtuar 10-vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ka theksuar edhe njëherë se është koha për bashkim në mënyrë që vendi të shkojë përpara për integrimin në BE.
1 Prill 2019, 15:09 -
Socialistët 'kyçin burgjet'/ S'ka amnisti para zgjedhjeve...mund të ndikojë fushatën
1 Prill 2019, 14:52Pavarësisht njoftimit të ministres së Drejtësië, Etilda Gjonaj, për ta risjellë në Kuvend ligjin për amnistinë, socialistët kanë vendosur që ajo të mos bëhet përpara zgjedhjeve. Ministrja e Drejtësisë tha se të burgosurit mund të përfitojnë pas zgjedhjeve, ndërsa i tha Komisionit të Integrimit se në qershor Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.
-
Gjonaj: Task-Forca Antikorrupsion, 36 zyrtarë në prokurori, rreth 1 mijë të ndëshkuar
1 Prill 2019, 13:04Etilda Gjonaj ka bërë një bilanc të Task-Forcës Antikorrupsion gjatë raportimit të saj në Komisionin e Integrimit. Gjonaj tha se deri më tani Task-Forca ka monitoruar 80 institucione, duke dhënë 369 masa administrative dhe 544 masa disiplinore.
-
Shtypi polak: Dora ruse që po destabilizon Ballkanin
1 Prill 2019, 13:02Vala e protestave që ka pushtuar Ballkanin ka bërë jehonë edhe në shtypin polak, me të përditshmen më të madhe në vend, “Wiadomosci”, që i ka dedikuar një artikull të gjatësituatës në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri.
-
Damian Gjiknuri propozohet në krye të reformës zgjedhore
1 Prill 2019, 12:49Në mledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste është kërkuar zgjatje e afatit për komisionin e poacëm të Reformës Zgjedhore.
-
Një tjetër kandidat i PD, dorëzon formularin e vetëdeklarimit (EMRI)
1 Prill 2019, 11:05Halil Jakimi, kandidat i PD në Dibër ka dorëzuar ditën e sotme formularin e vetëdeklarimit pranë Komisionit Qëndror Zgjedhor duke bërë një hap drejt pranimit të mandatit të deputetit.
-
10 vite në NATO, ambasada e SHBA: Shqipëria mund të mbështetet të Amerika
1 Prill 2019, 10:37Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
-
Gent Cakaj 'zhvesh' biznesmenët diplomatë nga targat diplomatike, Report Tv zbardh emrat
1 Prill 2019, 10:0448 konsuj nderi kanë marrë privilegje në mënyrë të kundraligjshme në Shqipëri, duke u cilësuar si vendi unikal në botë me këtë shërbim. Ministri i Jashtëm Gent Cakaj deklaroi sot do të ndërpriten të gjitha privilegjet e këtyre konsujve të nderit, duke nisur nga dorëzimi i targave, CD që u jep atyre imunitet.
-
Jozefina Topalli: Sytë e një qeni kanë më shumë shpirt se maska e disa politikanëve
31 Mars 2019, 20:16Jozefina Topalli ka postuar në profilin e saj zyrtar një foto me qenin e saj ku shkuran: Victor Hugo pyeste:” Nese shikon ne syte e nje qeni, si mund te dyshosh se, ai nuk ka shpirt?”. ... dhe pastaj, kur shikon masken e disa politikaneve... zgjedhja eshte e thjeshte.
-
Fëmijët e Azem Hajdarit bashkohen në Prishtinë
31 Mars 2019, 19:30Rudina Hajdari ka postuar një foto ku shfaqet krah vëllait të saj Kiri Hajdari. Fëmjët e Azem Hajdarit nuk ishin bashkë përgjatë kohëve të fundit dhe qëndrimet e ndryshme politike kishte sjellë aludime për një konflikt të mundëshëm mes tyre.
-
Kryebashkiaku i Kavajës i përgjigjet Ramës: Po riparojmë dëmet tuaja
31 Mars 2019, 18:16Kryebashkiaku i Kavajës ka reaguar pas akuzave që kryeministri Edi Rama bëri sot nga Golemi për ndërtimet pa kriter në këtë zonë. Sakja u shpreh se PD ka vetëm dy vite që e drejton Bashkinë e Kavajës, kohë në të cilën sipas tij është shembur monopoli i ndërtimit 6-vjeçar të ndërtuar nga Rilindja.
-
Kryemadhi në Fier: Rama i ka harruar fermerët dhe blegtorët
31 Mars 2019, 17:21Monika Kryemadhi ishte në Seman të Fierit, ku u takua me fermerë dhe blegtorë. Kryemadhi tha se ashtu siç kjo qeveri ka harruar të gjithë shqiptarët, ka harruar dhe blegtorët dhe fermerët.
-
Rama akuza bashkisë Kavajë: Ndërton pallate në rërë, s’ka ardhur ende dora e prokurorisë
31 Mars 2019, 15:37Kryeministri Edi Rama vizitoi shkollën “Charles Telford Erikson” në Golem, Kavajë. Pasi dëgjoi shqetësimin e mësuesve lidhur me konviktet, Kryeministri kërkoi prej tyre hartimin e një projekti dhe premtoi mbështetje për zgjidhjen më të mirë të mundshme. Ai lëshoi akuza në drejtim të bashkisë së Kavajës, që drejtohet nga Isa Sakja i zgjedhur nga Partia Demokratike.
-
Balla dhe kandidati për bashkinë e Elbasanit në Shushicë: Po bëjmë atë për të cilën jemi votuar
31 Mars 2019, 14:52Balla u shpreh se ky është viti i tretë radhazi që investohet në argjinaturën e Shkumbinit me qëllim që të shmangen përmbytjet e tokave të banorëve dhe se falë reformës administrativo-territoriale u bë i mundur bashkimi i Shushicës me bashkinë e Elbasanit, gjë që krijon mundësinë për investime të tilla pavarësisht kapitalit të lartë.
-
Djegia e mandateve/ Këshilltari demokrat: Basha po vepron si me 'Çadrën' me qëllim pastrimin e rivalëve nga partia
31 Mars 2019, 14:42Fabion Topollaj ka akuzuar Lulzim Bashën se me vendimin për djegien e mandateve po vepron në të njëjtën mënyrë si me çadrën në 2017, e cila i shërbeu për të monopolizuar partinë nga çdo rival.
-
Kryemadhi me strukturat në Tepelenë: Zgjedhjet e parakohshme janë afër, të ndezim motorët
31 Mars 2019, 13:09Në një takim me strukturat në Tepelenë e shoqëruar dhe nga ish- deputeti Vangjel Tavo ka bërë thirrje për ndezje të motorëve elektorale pasi sipas saj zgjedhjet e parakohshme janë afër.
-
'Xhaxhi Ramaaa'/ Përgjigjja e vogëlushit 'shkrin' kryeministrin në Durrës (VIDEO)
31 Mars 2019, 11:47Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu panë nga afër këtë qendër të rikonstruktuar, e cila gjatë sezonit të verës kthehet në një qendër 24 orëshe për t’i shërbyer edhe turistëve. Gjatë inspektimit, kryeministri bisedoi edhe me disa nga qytetarët në lidhje me "Check up"-in.
-
Dako për mittingun e PD: Duan të vijnë në pushtet njerëz që shajnë qytetin se është shtruar me mermer
30 Mars 2019, 20:48Vangjush Dako ka reaguar pas mittingut të mbajtur nga PD në qytetin bregdetar pasditen e sotme. Në llogarinë e tij personale Dako ka shprëndarë një video në të cilën shfaqet duke folur një anëtar i Partisë Demokratike i cili thotë se kryebashkiaku e ka mbushur qytetin me mermer.
-
Vettingu në polici, LSI: Ramës e Lleshajt i duhet një polici e frikësuar
30 Mars 2019, 19:22Ish-deputetja e LSI Silva Caka deklaroi se kryeminsitri Rama dhe ministri Sandër Lleshaj kanë nevojë për një polici të frikësuar që bie pre e dëshirave të errta të pushtetarëve dhe kriminelëve.
-
Dule: Rama duhet të rrëzohet, Karamelo dhe të tjerët s'mund ta shpëtojnë
30 Mars 2019, 19:03Vangjel Dule tha nga Korça se kryeministri Rama duhet të rrëzohet, në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas tij futja në Kuvend e deputetit të ri, Ligoraq Karamelo, nuk është zgjidhje për Edi Ramën.