Politikë

  • Deputeti i PS, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë dhe të japë shpjegime për lobimin rus në SHBA për të siguruar takime në Uashington. Manja thotë se Basha do të japë llogari para drejtësisë shqiptare, por edhe asaj amerikane. VIDEO
  • Lobimi rus i PD, Rama-Bashës:
    Shko në prokurori dhe rrëfehu

    Kryeministri Edi Rama ka replikuar me liderin demokrat Lulzim Basha në rrjetin social Facebook pas investigimit të gazetës amerikane “Mother Jones” që zbuloi se pas lobimit për Partinë Demokratike në SHBA deri te Presidenti Donald Trump qëndron Rusia. Kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo histori s’mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund. Basha reagoi duke deklaruar se Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk ka asnjë lidhje direkte dhe indirekte me asnjë individ, organizatë, kompani apo interes rus.  VIDEO

  • PD-ja,Topalli: Basha po pastron
    demokratët! Patozi: E privatizoi

    Dy ish-n/kryetarët  e Partisë Demokratike Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli nuk shikojnë asnjë shpresë për ringritjen dhe bashkimin e PD nga Lulzim Basha. Patozi dhe Topalli deklarojnë për Report Tv se Basha po vijon përçarjen dhe ndarjen e partisë, ndërsa me Kuvendin që do të mbledhë në fund të muajit prill do të synojë privatizimin. Për Astrit Patozin dhe Topallin zgjidhja e vetme është një marrëveshje e madhe, që synon bashkimin e partisë më të madhe opozitare. VIDEO

  • Komisioni për Reformen Zgjedhore
    Fico:Të trajnohen komisionerët

    Ka filluar seanca dëgjimore me grupet e interesit dhe shoqatat që operojnë në fushat zgjedhore  VIDEO

  • Lobimi i PD në SHBA, dëshmon
    në Prokurori Arben Ristani

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm për kontratat e lobimit të Partia Demokratike në SHBA. Ish-deputeti i PD, që vijon të mbajë postin e sekretarit të PD, ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës për rreth një orë për lobimin  me vlerë 675 mijë dollarë në SHBA që PD bëri para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit.Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, Arben Ristani deklaroi në një prononcim për Report Tv se PD nuk ka asgjë për të fshehur në këtë histori.

  • Mother Jones i përgjigjet PD-së:
    Ja lidhja me Moskën që s'fshihet

    Që pas publikimit të investigimit nga “Mother Jones” ku faktohej lidha e drejtpërdrejtë e Lulzim Bashës me Rusinë, Partia Demokratike ka ndërmarrë një sulm të hapur ndaj medias së njohur. Lidhur me këtë, prestigjiozja amerikane ka reaguar sërish duke sjellë faktet që sipas saj janë të pa kontestueshme.

  • 'Pakti Detar', Ilir Meta: Pata një
    takim bashkëpunues me Ramën

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka konsideruar bashkëpunues takimin me kryeministrin Edi Rama një ditë më parë në Presidencë. Kreu i qeverisë mbërriti në zyrën e Metës pasditen e të mërkurës dhe në fokus të bisedë ishte pakti detar me Greqinë dhe autorizimi i kreut të shtetit për nisjen e negociatave me fqinjin jugor. 

  • Meta:Çfarë i thash ambasadorit
    Lu kur Llalla u shpall 'non-grata'

    “Nuk kam qenë mbështetës i Llallës”! Kështu është shprehur Presidenti i Republikës Ilir Meta i ftuar në Real Story-n e Sokol Ballës. I pyetur në lidhje me qëndrimin e tij si kryetar shteti, pas shpalljes së ish-kryeprokurorit “non grata” nga SHBA, Meta tha se ai nuk e ka mbështetur Llallën.

  • Patozi: Dështimet e PD prej Bashës
    Sali Berisha s'ndërhyn që nga 2013

    Ish-numri dy i Partisë Demokratike, Astrit Patozi thotë se përgjegjës për dështimet e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 2015-ës dhe ato të përgjigjshme në 25 qershor 2017, janë vetëm të Lulzim Bashës. 

  • Lobim me rusët?Basha:Revistën
    amerikane do e hedhim në gjyq

    Kryetari i Partisë Demokratike ka hedhur poshtë akuzat se ka lobuar në SHBA, përfshirë edhe foton me Donald Turmp, me një kompani ruse. Duke iu referuar investigimit të revistës amerikane "Mother Jones", Basha u shpreh se pretendimet për lidhje me rusët nuk qëndrojnë. 

  • Arben Imami sulmon Bashën: Jë në
    rënie të vazhdueshme në sondazhe

    Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka sulmuar lidershipin demokrat, Lulzim Basha duke i kujtuar të dhënat e sondazheve.  VIDEO

  • Përplasje në PD, Imami sulmon
    Bashën: Je në rënie në sondazhe

    Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e thirrur nga kryetari demokrat, Lulzim Basha, për caktimin e një datë të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, ku do të shqyrtohen propozimet për ndryshime statutore. Një e tyre vijnë nga grupi anti-Basha në PD, të cilët insistojnë për zgjedhje të reja në parti. VIDEO  FOTO

  • Lobimi “rus” i Bashës/ Balla:
    Ta hetojnë Prokuroria dhe FBI!

    Kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar sot lidhur me akuzat e Partisë Demokratike kundër revistës amerikane Mother Jones, e cila kishte investiguar dhe kishte ngritur dyshime të forta lidhur me ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet shqiptare të 2017-s, duke paguar edhe lobimin e Lulzim Bashës në SHBA te Donald Trump.

  • Berlin/ Klosi: Shqipëria, paketa të
    përbashkëta rajonale turistike

    Shqipëria do të ofrojë paketa të përbashkëta rajonale turistike për tregjet e treta. 
    Kjo është risia e prezantuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë Panairit Ndërkombëtar “I.T.B Berlin Fair”, që po mbahet këto ditë në Gjermani. VIDEO

  • Zhupa:Mother Jones,ekstremiste e
    majtë dhe e financuar nga Rama

    Ina Zhupa, në një deklaratë për shtyp ka folur mbi investigimin dhe shkrimin e bërë nga revista Mother Jones, për lobimin e Bashës në SHBA.

  • Festa e grave/ Ministrja Xhaçka:
    Jeni shembull i përkushtimit për ne

    Mbi 1300 gra dhe vajza shërbejnë sot në Forcat e Armatosura.
    Në një takim të zgjedhur me gratë dhe vajzat në uniformë, ku merrnin pjesë edhe ambasadorët e vendeve të NATO-s të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vlerësoi rolin e gruas në shoqëri, duke veçuar sakrificën e grave dhe vajzave ushtarake.

  • 8 Marsi, Basha: Sot jam me nënat në
    nevojë, që janë hequr nga asistenca

    Në ditën ndërkombëtare të gruas, kryetari i PD Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook shprehet se me mendje është me të gjitha nënat që nuk kanë me çfarë ushqejnë fëmijët e tyre. 

  • Spiropali: Basha të përgjigjet para
    popullit për lobimin nga Rusia

    Elisa Spiropali, përmes një deklarate për shtyp, ka treguar qëndrimin e saj kundrejt investigimit të bërë nga revista amerikane Mother Jones, ku thuhet se Rusët lobuan për
    Bashën në SHBA te Trump. VIDEO

  • KPK i pushon vettingun, Llalla
    s'bëhet dot Prokuror për 15 vjet

    Komisoni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë një vendim sot lidhur me procedurën e ndërporerjes së Vettingut për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Lalla, i cili kidhte hequr dorë edhe nga mundësia për të qenë Prokuror në Prokurorinë e Apelit.  VIDEO

  • Rama tha se ishin dorëhequr
    17 gjyqtarë/ KPK: Vetëm dy!

    Report TV i drejtoi Komisonit të Pavarur të Kualifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve një pyetje nëse është paraqitur ndonjë kërkesë tjetër për dorëheqje nga gjyqtarë apo prokurorë pranë këtij Komiisoni veç dt rasteve që janë bërë publike deri më tani dhe se kur mund të zbardhet apo të jetë publik vendimi për pranimin e dorëheqjes se ish-gjyqtarit Besnik Imeraj dhe ish- Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv