Politikë

  • Gjatë seancës së sotme plenare, ku është thirrur një mocion debat për votën e Shqipërisë në OKB, ish-kryeministri Berisha, ka ngatërruar datën e votimit n OKB, 21 dhjetorin me 21 janarin, data e protestës ku u vranë 4 persona nga Garda e Republikës në 2011.  VIDEO
  • Vota kundër SHBA, Berisha:
    Nuk jeni burra, s’keni fytyrë

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka rikthyer kohën e Hoxhës me votimin kundër SHBA në OKB. Ai u shpreh se SHBA e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja e hartës së Europës, por qeveria shqiptare votoi kundër.

  • Kuvend, Rama: Druri i ligjit në
    kokë! Basha: Shqiptarë çohuni!

    Mocioni për debat në Kuvend i kërkuar nga PD për votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB ka përfunduar replika dhe akuza të forta mes Ramës, Bashës dhe Berishës për Reformën në Drejtësi, marrëveshjen e detit dhe çështje të tjera. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi opozitën se gropa e drejtësisë po hapet dhe druri i ligjit do u bjerë në kokë për të gjitha zullumet që kanë bërë në 8 vite qeverisje. VIDEO

  • Meta i përgjigjet kërcënimit të
    Greqisë: Të ruajmë qetësinë

    Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave kërcënuese të homologut të tij grek, Pavlopulos se Shqipëria duhet të zgjedhë mes integrimit në BE dhe Çamërisë.

  • ‘Seiti’,Gjonaj:Doni sherr! PD: Do
    të padisim,rrugë e mbarë te 313

    Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot në Kuvend gjatë interpelancës për ekstradimin e Nazer Seitit se do të kallëzojë ministren e Drejtësisë, pasi ka shkelur ligjin duke e lejuar të hetohet në Itali, ndërsa i ka kujtuar edhe burgun. Opozita thirri në interpelancë ministren e Drejtësisë Gjonaj duke i kërkuar shpjegime se përse firmosi për ekstradimin e Seitit, ndërsa e akuzoi për shkelje të ligjit dhe i kërkoi largimin nga detyra. VIDEO

  • Gjiknuri takon këshilltarin e Trump:
    SHBA rikonfirmoi mbështetjen

    Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë vizitës në SHBA, ka zhvilluar një takim të shkurtër edhe me Herbert Raymond McMaster, këshilltarin e Presidentit Trump për sigurinë kombëtare. Ministri thotë se SHBA rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë.

  • Ekstradimi/ 10 dëshmitë e Izet
    Haxhisë që ‘fundosin’ Berishën

    Ja çfarë di Haxhia për 14 Shtatorin ’98, zhdukjen e Remzi Hoxhës, hapjen e depove, për Shkëlzenin dhe bombat.  VIDEO

  • Shpërthen deputeti i PD kundër
    Vlahutin: Jeni pjesë e qeverisë së krimit

    Klevis Balliu, deputet i PD-së, ka akuzuar Ambasadoren Romana Vlahutin se ka shkelur çdo linjë protokolli diplomatik, duke keqinformuar Bashkimin Evropian.

  • Vasili për Ramën: Ka lajthitur
    mendon vetëm për shtet-tepsinë

    Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të Edi Ramës lidhur me ndëshkimin e punonjësve të administratës publike shqiptare që nuk u shërbejnë qytetarëve. “Ruhuni dhe nga qytetarët e pafuqishëm. Je i vdekur, je i mbaruar, nuk të mban më në karrige asgjë, nuk ka kushëri që të mban më aty. Kemi 35 punonjës hipotekash në derën e Prokurorisë, që i ka dërguar ai numër qytetarësh që ka reaguar, që nuk ka pranuar më të zvarriten”, deklaroi kryeministri.

  • Kryemadhi pret Vlahutin: Shpresojmë
    që të hapen negociatat në qershor

    Ambasadorja e BE Romana Vlahutin zhvilloi një takim me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në Kryesinë e Kuvendit. Vlahutin i dorëzoi kryetares se LSI, strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

  • Deklaratat e Vlahutin, shpërthen
    deputeti i PD:Të q***** moj shegë

    Në kampin e opozitës, qëndrimet ndaj ambasadores së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin sa vijnë e radikalizohen. Deputeti i Partisë Demokratike në rrethin e Lushnjes Myslim Murrizi, duke iu referuar deklaratave të djeshme të ambasadores, të përcjellë nga dy gazeta, ka reaguar ashpër, ndaj faktit që sipas tij, edhe pse BE-ja e ka shtyrë anëtarësimin e Shqipërisë pas 2025-n, ambasadorja vazhdon të flasë se qeveria dhe opozita duhet të veprojnë me punë dhe dashuri për integrimin.

  • Integrimi, Knut Flenckestein: Duam
    të hapin negociatat me Shqipërinë

    Eurodeputeti Knut Flenckestein shprehet se Shqipëria ka bërë progres për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa mirëpret vendimin final. 

  • Vlahutin për DW: Shqipëria në 3
    vjet progres sa një dekadë
     

    Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin ka dhënë një intervistë sot për median gjermane Deutsche Welle. Në këtë intervistë, Vlahutin ka konsideruar se progresi i bërë në Shqipëri tre vitet e fundit, është i barabartë me atë që në rrethana të tjera do të mund të ishte bërë brenda një dekade.

  • Qeveria mbyll 1 tjetër universitet
    privat, ja ç’përfitojnë studentët

    Këshilli i Ministrave vendosi sot Mbylljen e veprimtarisë së shkollës së lartë universitare jopublike “Justicia”, në Tiranë, për të gjitha programet e studimit të ofruara.

  • Ngjela: Arrestimi i drejtorëve
    paraprin atë të Berishës e Ramës

    Avokati i njohur Spartak Ngjela, që ndër të tjera ka qenë edhe ministër i Drejtësisë në të kaluarën, ka komentuar zhvillimet e fundit, lidhur me arrestimet e dy ish-drejtorëve të Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika dhe Andi Toma.

  • PS e PD bashkë 'kundër' Bushatit
    e thërrasin në seancë te 'Integrimi'

    Rekomandimi i ambasadores Vlahutin se hapja e negociatave ka nevojë për më shumë dashuri ndër politikanët shqiptarë, u reflektua një ditë më pas në mbledhjen më të parë të komisionit të integrimit, ku një zëri u ra dakord që Ditmir Bushati të thirret e të japë llogari në parlament për strategjinë lobuese që Shqipëria të hapë negociatat në qershor.  VIDEO

  • Bushati takon Mikser: Estonia
    mbështet hapjen e negociatave

    Ministri Bushati e njohu kolegun e tij me hapat konkretë të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e reformave dhe në përmbushje të prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ministri Mikser duke vlerësuar progresin e bërë në vend, rikonfirmoi mbështetjen e Estonisë për hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE, në vijim të rekomandimit të Komisionit Evropian. 

  • FOTOLAJM: Euro-deputetët
    zero interes për Ballkanin në BE

    Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësinë e mirë Johannes Hahn ka publikuar një foto në Twitter e cila përcjell një mesazh të fuqishëm. Fotoja është shkrepur momentin kur komisioneri nis prezantimin e Strategjisë për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Europian.

  • Rama paralajmëron 'parazitët':
    Ruhuni,jeni të vdekur e mbaruar!

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e korruptuar të administratës dhe ata që torturojnë qytetarët, duke mos iu shërbyer. Rama iu kërkoi këtyre punonjësve, duke i quajtur ata parazitë dhe grabitqarë, të ruhen nga qytetarët e pafuqishëm, pasi nga një denoncim i tyre mund të jenë të ‘vdekur’ dhe nuk mund të rikthehen më kurrë në karrigen e pushtetit. VIDEO

  • Puset e ujit,PD amendament në
    Kuvend:Përjashtoni këto kategori

    Deputeti Endri Hasa propozon që të vendoset në ligj përjashtimi nga tarifat për çdo familje që nëpërmjet puseve, plotëson nevojat familjare për ujë apo i përdor puset për qëllime bujqësore dhe blegtorale.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv