Opozita në Durrës, Basha: Vettingu i politikanëve, nuk pengon hetimin e familjarëve (Bojkot Kuvendit edhe javën tjetër)

Opozita e bashkuar zhvilloi sot mbledhjen paralele të ‘Kuvendit’ në Durrës. Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij e vendosi theksin kryesor te vettingu në politikë. Basha tha se kjo nismë e opozitës nuk e pengon atë në drejtësi duke e cilësuar njëlloj me procesin që po bëhet në policinë e shtetit. E ndërsa që prej dorëzimit të draftit në kuvend në datë 7 shtator nuk e kishte përmendur, sot Basha foli edhe për familjarët në procesin e vettingut në politikë. Ai tha se vettingu i politikanëve të lartë, nuk pengon asnjë hetim ndaj familjarëve të tyre, ndërsa në draftin e dorëzuar nga opozita në Kuvend në asnjërën nga pikat nuk kërkohet një gjë e tillë.

Vettingu në politikë synon largimin e politikanëve të lidhur me krimin. Dua tu them sot shqiptarëve, se e kemi dëgjuar dhe e kemi ndjerë mbështetjen tuaj. Ju e doni vettingun në politikë dhe ai do të bëhet. Xhafaj, Balla, Cyrbja, Rama dhe kushdo tjetër është i lidhur me krimin do të marrë atë që meriton. Si me dekriminalizimin beteja ishte e gjatë, por arritëm një sukses. Rroshi me shokë sot janë jashtë politikës. Atyre do u bashkohen edhe politikanët. Vettingu në politikë është një proces paralel me hetimin e drejtësisë. Pse është normale që vettingut ti nënshtrohen policët më të thjeshtë, por jo ministri. Vettingu i politikanëve të lartë, nuk pengon asnjë hetim ndaj familjarëve të tyre. As nuk pengon, kufizon dhe ndikon hetimin e cdo kujt tjetër. Familjarët e politikanëve nuk kanë asnjë mbrojtje, sot nuk ka asnjë pengesë të hetohen familjarët e cdo politikani. Po a e heton sot Rama, Olsin, që është përfshirë në afera kriminale. A e heton dot Xhafaj të vëllanë. SPAK dhe BKH e kanë juridiksionin për të hetuar politikanët, ndaj pretendimi se opozita kërkon hetimin e politikanëve për të shmangur familjarët është gënjeshtra më e trashë. Vettingu i politikanëve nuk ka asnjë ndikim te reforma në drejtësi, janë të palidhura. Të thuash që vettingu i politikanëve pengon reformën në drejtësi, është si të thuash vettingu i policëve pengon reformën në drejtësi.

Lulzim Basha

Basha akuzoi kryetarin e Kuvendit se nuk e ka botuar draftin në faqen e kuvendit, por teksa po fliste në Durrës, projektligji u botua në faqen zyrtare, ndërsa kryetari i PD tha se ndodhi 5 ditë me vonesë.

Gramoz Ruçi refuzon të botojë në faqen e Kuvendit projektligjin e propozuar me nënshkrimin e të gjithë deputetëve të opozitës për vettingun e politikanëve. Nxitojnë të fusin ligjin Rama-Fusha dhe vjedhjen e pasurive të shqiptarëve, por e përdorin Kuvendin si ‘kuplara’ personale të Ramës duke refuzuar një detyrim ligjor, transparencën. Politikanët ti nënshtrohen vettingut, si gjyqtarët, prokurorët dhe policët. Kërkesën e mbështet cdo shqiptar. Heshtja dhe sulmet ndaj dekriminalizmit të mëtejshëm të opozitës, e nxori lakuriq Ramën dhe deputetëve të tij. Jap këtë ultimatum Ruçit, mos u sill si pronar kuplaraje, por boto online propozimin ta shohin shqiptarët dhe të shikojnë projektligjin. Sot Kuvendi, foleja e krimit do të hedhë posh dekretin e Presidentit, që kthen pas paketën fiskale për lojërat e faktit. Nesër do të publikojmë fakte tronditëse si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin për të ndihmuar bandat e krimit për të shtënë në dorë lojërat e fatit.

Lulzim Basha

Gjatë fjalës së tij, Basha foli  edhe për një vetting financiar ditën kur PD të vijë në pushtet, ndërsa paralajmëroi nëpunësit dhe kryeministrin.

Paralajmërojmë ata që janë përfshirë në afera me Ramën, do të hetoheni nga dita e parë e biznesit, do të kaloni vettingun financiar, ndërsa nëpunësit e shtetit, do i ndjekim deri në Honololu, nga nëpunësi më i thjeshtë deri te kryeministri. Kësaj do i shkojmë deri në fund.

Lulzim Basha

Lideri i PD akuzoi edhe kryetarin e bashkisë së Durrësit, si të lidhur me krimin dhe që duhet të ishte në burg;

Kryetari i bashkisë së Durrësit është epitoma e shërbëtorit të bandave bashkë me Celën e OSHE. Nëse nuk do të kishim një prokurori që i grabitet posta dhe një kamikaze në krye të prokurorisë, Dako do të kishte qenë në burg. Dako në zgjedhjet e fundit dhe më parë ka shkëmbyer tendera për votat.

Lulzim Basha

Ditën e hënë fillon kalimi me pagesë në rrugën e Kombit, por Basha u bëri një thirrje qytetarët të Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë që të rezistojnë me të gjitha mjetet.

Qytetarët e Kukësit të qëndrojnë me të gjitha format dhe mjetet.

Lulzim Basha

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tsta: 13/09/2018 16:13

    O LULZIM PO CFAR I DON ZGJEDHJET TI .TI SI I HUMBUR SI I FITUAR NJELLOJ JE BEN SIC TA DON TRAPI PER TY SKA RREGULLA POR SIT TE THOT MENDJA .PARLAMENT NE SHKODER PARLAMENT KUDO TI KE HARRU QE NJE KUVEND DHE AI TE PAGUAN PER TE DHENE MENDIMIN KU POPULLI NDIGJON .NA JE KTHYER NE BAJRAKTAR I PA KAPSHEM PO MOS HARRO SHTETIN DEMOKRATIK QE UDHEHIQET ME NORMA E RRGULLA JO ME NARDA E SPETIMA KOKVOGLA MEDIRA E SHUM HALERA TE TJERA .UDHEHEQ VOTA POPLLORE JO RRUGACERIA JUAJ FOSHNJORE O O O HOLLANDEZ PA FARE QE DO TE THOT "TRONGULL'

    Përgjigju
  • Tirona: 13/09/2018 15:12

    Kur shikon ket front opozitar te nxir te vrrerosur hun e bus te sakatosur per pasurit qe do humbin nga SPAKU jo vetem keta por ca te kapi Byroja Hetimit sdin si ti fshehi sdi ca te thon per ti bmushur mendjen Popullit qe keta jan elvijaret e klases politike.Keta jan kuxhedrat e vendit qe e rropen e sakatuan e masakruan.O Zot sa kan vjedh.

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 13/09/2018 14:55

    O krimineli hajdut o lul shal ngjitmi çfar i quan ti Shqiptarët të gjith kok pa lar se ata të vin ty mbrapa. Po çfar kujton ti se do të lën ty të vazhdosh të shish ti megjith buçen mona fshataren debile që të mbani gjakun e Shqiptarve më të varfërit e evropës. Ske asnjë shanc do dorzosh gjith gjën e vjedhur ti dhe ed palla.Ju fundërrinat e këti populli martir ju jashqitja e kombit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shance për tu shëruar

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shance për tu shëruar