Politikë
-
KAVAJE - Nga Kavaja Lulzim Basha dha mesazhin se 2018-a për opozitën do të jetë viti i bashkimit me shumicën e shqiptarëve për ta çliruar Shqipërinë nga krimi, njësoj si Kavajën. Entuziazmin e qytetarëve të Kavajës Lulzim Basha e përktheu si një rizgjim të shqiptarëve për të mos toleruar më aleancën e Edi Ramës me krimin, i cili e ka bazuar mbajtjen e pushtetit tek shkatërrimi i votës së lirë dhe reformës në drejtësi. Kreu i opozitës tha se ky është qëllimi pse Edi Rama shkeli Kushtetutën për të emëruar një kryeprokuror nën kontrollin e tij.
VIDEO
29 Dhjetor 2017, 13:31 -
A ka dhuratë Rama për Bashën?
29 Dhjetor 2017, 12:51
Kryeministri: Luli ka frikë...
Nuk kanë munguar as batutat nga kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e fundvitit me gazetarët. Rama i është referuar deklaratave të Bashës i cili tha se marrëveshja e 18 majit ishte e diktuar, ndërsa akuzoi kryeministrin se shkeli paktin e 18 majit.
-
Dekreti për Bendon,Rama:Meta
29 Dhjetor 2017, 12:37
po të dojë të mendohet 4 vjet
Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët, në bashkëbisedimin e fundit për këtë vit, edhe për hezitimin e presidentit Ilir Meta për të dekretuar kreun e ri të SHISH, Helidon Bendo.
-
Kryemadhi i kujtoi Avni Rustemin
29 Dhjetor 2017, 12:21
Rama: Monika si Eleonora.../VIDEO
Në bashkëbisedimin e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama komentoi edhe "kërcënimin" e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila pak ditë më parë u shpreh se qeveria kapi Kryeprokurorin, por shqiptarët kanë ditur të bëjnë drejtësi edhe në Paris.
VIDEO
-
Rama: Në janar ikin të
29 Dhjetor 2017, 11:07
korruptuarit nga drejtësia
"Në janar të 2018 do shohim rezultatet e para të pastrimit të pallatit të drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar". Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e fundvitit me gazetarët. Rama tha se institucionet e Vettingut janë në punë me orë të plota, ndërsa theksoi se vijon puna për ngritjen e të gjitha institucioneve të reja të drejtësisë.
VIDEO
-
Pesë skenarët e PD kundër
29 Dhjetor 2017, 07:27
kryeprokurores dhe qeverisë
Kreu i PD takon drejtuesit e bashkive, listë me kërkesa para nisjes së aksionit politik, një nga skenarët parashikon shtyrjen e protestave për në pranverë
VIDEO
-
Arrestime të peshqve të mëdhenj?
28 Dhjetor 2017, 23:34
Rama: Patjetër që në 2018...
Kryeministri Rama u shpreh sonte në Top Story se lufta kundër krimit dhe korrupsionit do intensifikohet në 2018, ndërsa shtoi se pret rezultate nga Reforma në Drejtësi.
-
Meta: S’kam luajtur në kazino,
28 Dhjetor 2017, 23:24
s’kam vënë baste, gabimi i vetëm...
I ftuar në emisionin Opinion, Ilir Meta duke folur për jetën private jashtë Presidencës u shpreh se asnjëherë nuk ka luajtur me bixhoz dhe se bën një jetë normale.
-
Kreu i ri i SHISH, Meta: Ja kur
28 Dhjetor 2017, 23:18
do ta dekretoj Helidon Bendon
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka folur për lirimin nga detyra të Visho Ajazi Likës dhe mos dekretimin e Helidon Bendos. Meta tha se do ta dekretojë Bendon pasi të bindet se po bëhet një punë e pavarur.
-
Çizmja e Kryemadhit, Rama: I kishte
28 Dhjetor 2017, 22:13
këmbët me një këpucë, ndaj gjuajti
Kryeministri Edi Rama me ironi e ka cilësuar si madhështor gjestin e Monika Kryemadhit, që e gjuajti me çizme gjatë incidentit në seancën kur u zgjodh Kryeprokurorja e re, Arta Marku.
-
Vota në OKB, Rama: Letra e
28 Dhjetor 2017, 22:32
Metës për Trump ishte absurde
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se votimin në OKB të Shqipërisë kundër SHBA nuk e kishte menduar kurrë, ndërsa ka komentuar edhe letrën për Presidentin e Trump. Por kryeministri Edi Rama u shpreh se letra e Metës për Trump ishte absurde dhe e pabesueshme.
-
Çizmja e Kryemadhit, Meta: E
28 Dhjetor 2017, 22:02
papranueshme, s'mbaj përgjegjësi
Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si të papranueshme sjelljen e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi në seancën për zgjedhjen e Kryeprokurores së re. Meta tha se janë dy tipa të ndryshëm, ndërsa fakti që është bashkëshortja e tij nuk do të ndikojë në vendimet në Presidencë.
-
Meta:Jam takuar disa herë me
28 Dhjetor 2017, 21:52
Ramën, për Bashën dhe Berishën...
Presidenti Ilir Meta është shprehur se është takuar disa herë me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjes në postin e kreut të shtetit. Përsa i përket asaj që kanë diskutuar, Meta ishte hermetik duke thënë se çështjet kanë qenë të ndryshme.
-
Rama: Nëse votohet sot, PS merr
28 Dhjetor 2017, 21:20
78 mandate, edhe Meta e di këtë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sonte në Top Story se në bazë të anketimeve nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin këtë të diel, PS do të merrte 78 mandate. Rama shtoi se një gjë të tillë e di edhe Ilir Meta me Bashën.
-
Shtetësia, Meta: Si e ndryshova
28 Dhjetor 2017, 21:17
paragjykimin për Janullatosin
Presidenti Ilir Meta është rikthyer që të komentojë vendimin për dhënien e shtetësisë për Janullatosin. I ftuar në Opinion, ai tha se Kryepeshkopi i plotëson të gjitha kriteret, pasi ringriti nga hiri Kishën Autoqefale të Shqipërisë.
-
Pritja, Rama me atlete: Ja arsyeja
28 Dhjetor 2017, 19:20
për kungujt që duan shpjegime...
Në darkën e organizuar me mësuesit, kryeministri Edi Rama kishte veshur me atlete, ndërsa në fillim të fjalës së tij ka shpjeguar edhe arsyen, për ata që ai i ka cilësuar kunguj.
-
Rama pritje për mësuesit: Rroga
28 Dhjetor 2017, 19:04
juaj do të rritet çdo vit, e imja Jo
Kryeministri Edi Rama me rastin e festave të fundvitit ka organizuar një pritje me mësues nga e gjithë Shqipëria në Pallatin e Kongreseve.
VIDEO
-
Basha: 'Rama Kryeprokuror', efekti
28 Dhjetor 2017, 18:50
i parë kthimi i pasaportës së Tahirit
LEZHE - Lulzim Basha tha se skandali i Saimir Tahirit, Ministrit të Brendshëm që drejtonte trafikun ndërkombëtar të drogës me bekimin e kryeministrit, ka vulosor fatin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
VIDEO
-
Naftëtarët,Haxhinasto: Sindikalistët
28 Dhjetor 2017, 18:31
burokratë, hedhin shashka!
Deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto ka qenë i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar protestën e naftëtarëve, akuzat nga sindikatat dhe zhvillimet politike, përfshirë votën e Shqipërisë në OKB. Ai i ka cilësuar si burokratë drejtuesit e sindikatave dhe shashka akuzat e tyre se LSI dhe disa OJF u përpoqën ta manipulon protestën e ditës së sotme.
VIDEO
-
Koalicion në të ardhmen PS-LSI?
28 Dhjetor 2017, 17:34
As Petrit Vasili nuk thotë “Kurrë”
Në politikë kurrë nuk thuhet kurrë. Me këtë parim, Petrit Vasili nuk e ka përjashtuar në mënyrë kategorike përsëritjen e një koalicioni me Partinë Socialiste. Lidhur me deputetin Rehovica të cilit sipas prokurorisë i duhet ndërprerë mandati, Vasili tha përgjegjësia është individuale.
VIDEO