Politikë
-
Jorida Tabaku shpreh sonte në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se paketa është e pamjaftueshme për biznesin e vogël, pasi mbulon vetëm 1/3, por po ashtu edhe për qytetarët në nevojë. "Nevojat janë të paktën edhe dy herë më i lartë se ky.
30 Mars 2020, 21:45 -
Meta kthen anti-KÇK-në dhe jep 7 arsye: Nuk është urgjent! 'Gllabëron' prokurorinë, shfaqje për kredite politike
30 Mars 2020, 19:17Në 26 mars kreu i shtetit ktheu Aktin Normativ, ndërsa sot e publikoi. Meta jep shtatë arsye. Presidenti shprehet se në relacionin shoqërues të aktit normativ mungon sqarimi formal i nevojës dhe urgjencës. Me këtë Akt Normativ, qeveria sipas Presidentit ka dubluar institucionet e reja të drejtësisë që kanë kompetenca të qarta kushtetuese dhe ligjore dhe mbi të gjitha po “gllabëron” tagrin që e ka vetëm prokuroria. Operacionet nga Forca e Ligjit, Ilir Meta i cilëson si shfaqje televizive: Angazhohen një tërësi forcash policore me qëllimin e vetëm dorëzimin e një komunikimi shkresor (formulari), që mund ta bëjë një oficer policie apo postieri.
-
Koronavirusi s'e ndal planin! Nesër mblidhet online komisioni hetimor për Metën
30 Mars 2020, 19:02Mbledhja e komisionit do zhvillohet online, në kryesi do të jetë vetëm kryetari Ulsi Manja i cili do drejtojë mbledhjen online me deputetët që ndodhen në banesat e tyre.
-
Ish-deputeti demokrat: I papërgjegjshëm dhe arrogant! Rama duhet të japë llogari për lekët
30 Mars 2020, 18:38Ervin Salianji i thotë kryeministrit Edi Rama që në vend që t'u kërkojë llogari qytetarëve se ku i gjejnë paratë për t’i shkruar në internet, duhet të japë shpjegime, sipas tij për paratë që ka shpërdoruar këto 7 vjet qeverisje.
-
Komisioneri i BE-së, mesazh për shqiptarët: Pranë për rindërtim pas tërmetit dhe përballjen me krizën e COVID-19
30 Mars 2020, 18:12Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi dha një mesazh për qytetarët e Shqipërisë mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe mbështetjen e BE-së në luftën ndaj COVID-19.
-
Dërgimi i 30 mjekëve shqiptarë, Meta: Italia na ka ndihmuar në momentet më të vështira
30 Mars 2020, 17:27Meta: Është një marrëdhënie historike që daton prej shekujsh, qyshkur shumë arbëresh u detyruan të largohen nga Shqipëria për shkak të Perandorisë Otomane dhe u mirëpritën në Itali.
-
'Lista u mbyll'! PD: Qeveria të kthejë të gjithë shqiptarët në atdhe! Rama cinik dhe diskriminues
30 Mars 2020, 16:12Kryeministri Edi Rama u shpreh dje se lista e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit që do të kthehen në atdhe tashmë është e mbyllur.
-
Komisioni i Shëndetësisë mbledhje online, jep 'OK' 3 akteve normative për masat nga koronavirusit
30 Mars 2020, 13:19Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka miratuar në në parim mbledhjen e sotme online tre aktet normative të nxjerra nga qeveria sa i përket masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri.
-
Rama: Sa më fort të shtrëngohemi dhe rezistojmë, aq më pak viktima e plagë të rënda do kemi
30 Mars 2020, 12:28Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish grafikun, ku Shqipëria renditet në vendet që ka pasur më pak viktima nga kornavirusi, dhe për kreun e qeverisë vjen si rezultat të masave shtrënguese.
-
-
Matteo Salvini: Nga Evropa asnjë ndihmë! Moderatorja e njohur italiane: Rama tha 'ne jemi të varfër, por jo pa memorje'! Faleminderit Shqipëri (VIDEO)
30 Mars 2020, 09:04D'Urso: Kryeministri shqiptar tha: "Ne jemi të varfër, por nuk e kemi memorien e shkurtër. Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë dhe ne me sa kemi mundësi tani do të ndihmojmë Italinë." Dua ta falënderoj Shqipërinë që është një popull i mrekullueshëm që unë njoh.
-
Koronavirusi/ Ylli Manjani ironizon Ramën: Pacienti zero ka ardhur në Shqipëri që në vitin 1998
29 Mars 2020, 20:39Të gjendur në një situatë të vështirë për shkak të COVID-19, ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zgjedhur pikërisht virusin vdekjeprurës për të ironizuar kryeministrin Rama, përmes disa vargjeve që tregojnë historinë e tij politike. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shprehet se “pacienti zero ka ardhur në Shqipëri që në vitin 1998 nga Parisi."
-
Shehu i PD: Rama na mëson të hamë pak, s'janë shkurtuar lekët për PPP-të që tha se do pezullonte
29 Mars 2020, 20:03Sherefedin Shehu në një postim në Facebook thotë se Edi Rama po i mëson qytetarët që të hanë më pak, ndërsa buxhetin e vet nuk e ka shkurtuar asnjë qindarkë.
-
PD: Në kulmin e krizës nga koronavirusi, qeveria tender 411 mln lekë për zyrat e administratës së 'Traumës'
29 Mars 2020, 17:35Nëpërmjet një deklarate për mediat, Alibeaj thotë se ky tender 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat e administratës së Spitalit të Traumës është unik sot në Europë
-
Mjekët shqiptarë në Itali, Spiropali iu kthehet kritikëve: Pyka që historia i ka qeshur dhe koha i ka flakur
29 Mars 2020, 17:29Elisa Spiropali i cilëson si capak faqezinj të gjithë ata që dolën kundër vendimit të qeverisë për të dërguar mjekë dhe infermierë në Itali në këtë kohë të vështirë nga koronavirusi.
-
Paketa ekonomike, Bardhi: Në buxhet lekë ka, por Rama i ka për miqtë, jo për shqiptarët
29 Mars 2020, 15:21Gazment Bardhi thotë se buxheti i shtetit lekë ka mjaftueshëm...
-
PD: Të rishikohet paketa ekonomike, qeveria s'do u japë qytetarëve asgjë për marsin
29 Mars 2020, 15:13PD: Paketa gjysmake e qeverisë parashikon shtrirjen e efekteve nga 1 prilli. Kjo do të thotë se marsi nuk përfshihet fare në llogaritë e Edi Ramës për të ndihmuar qytetarët
-
Ruçi: Kuvendi vijon punën online, kombi s'do ta harrojë kurrë sakrificën e mjekëve, policëve dhe ushtarëve
29 Mars 2020, 15:04Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shprehet se komisionet e Kuvendit vijojnw punwn online
-
Conte falenderon Shqipërinë për ndihmat me mjekë në përballimin e COVID-19
29 Mars 2020, 13:29Në Romë u pritën nga ministri i Jashtëm Luigi di Maio i cili tha ndër të tjera se Shqipëria tregoi vlera europiane.
-
Kuvendi nuk ndalet/3 ditë mbledhje për shqyrtimin e masave kundër COVID-19, ja 7 aktet normative dhe datat kur do miratohen
29 Mars 2020, 08:45Kuvendi do marrë në shqyrtim 7 aktet normative të qeverisë nga data 30 mars deri në 1 prill, të gjitha masat kundër përhapjes së koronavirusit.