Politikë
-
I ngarkuari special për Ballkanin Perëndimor nga DASH, Matthew Palmer theksoi nevojën e bashkëpunimit politik si një nga pikat kryesore për të garantuar Integrimin Europian dhe ndërtimin e shtetit ligjor në Shqipëri.
8 Shkurt 2020, 17:11 -
Dikur e quante projekt të pavlerë, sot Basha shijon kafen nën rrezet e diellit në sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
8 Shkurt 2020, 17:09Basha është parë pikërisht në sheshin "Skënderbej" teksa shijon diellin që ishte sot mbi Tiranë.
-
Eksperti: Nëse s’hapen negociatat në mars, plani i ri i zgjerimit nga ‘alla frënga’ do rezultojë ‘alla turka’
8 Shkurt 2020, 16:38Metodologjia e rishikuar e zgjerimit e paraqitur tani nga Komisioni Europian përmbush kërkesat e vendeve skeptike, por ajo përmban edhe rreziqe, thonë ekspertët.
-
PD: Rama të mos harxhojë kohë duke bërë sikur ka në dorë fatin e Europës, por të zgjidhë krizën në vend!
8 Shkurt 2020, 13:50Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po lë në harresë krizën që ka pushtuar vendin, dhe po harxhon kohë sikur ka në dorë fatin e Europës.
-
Pas fotos, Basha publikon videon me militanten e PD-së që 'hiqet' si pensioniste
8 Shkurt 2020, 12:49Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar videon e radhës në kuadër të strategjisë së re që po ndjek në komunikimin me qytetarët. Në fokus është një zonjë pensioniste e quajtur Vera, me të cilën kryedemokrati kalon një ditë të tërë ku mëson "hallet" me të cilët përballet çdo pensionist në përditshmëri, duke filluar që nga faturat e larta të dritave dhe ujit, çmimet e larta produkteve në treg.
-
Balluku takon sekretarin amerikan të Energjisë: Qeveria klimë të favorshme për investimet e huaja
8 Shkurt 2020, 12:41Ministrja Balluku e vuri në dijeni Sekretarin Brouillete për angazhimin e qeverisë për të krijuar një klimë të favorshme për investimet e huaja përmes procedurave transparente dhe konkurrencës së drejtë.
-
'Shumë zhurmë për asgjë...ruaj veten se do ta heqin kokën një ditë'! Rama u kthehet një e nga një komentuesve për 'Anti-KÇK'
8 Shkurt 2020, 11:54Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u ka kthyer përgjigje një pjesë të madhe të komentuesve, të cilët e kanë cilësuar Operacionin Forca e ligjit si një "show",teksa tregohen skeptikë për rezultatet e saj.
-
“Po vdesin njerëz nga vonesat me ashensor”, mjekja e QSUT reagon ashpër ndaj Bashës: Komplet injorant! Po qesh se nuk qaj dot
8 Shkurt 2020, 01:14Mjekja Slivana Çeliku ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryedemokratit Basha se pacientët po vdesin nga vonesat se dërgohen në sallën e operacionit me ashensor. Ndërsa shprehet se: “për herë të parë pas 90 vitesh është bërë një investim në spitalin e Kirurgjisë dhe kush e mohon një gjë të tillë ose është qorr ose ziliqar e nihilist", mjekja ka hedhur poshtë pretendimet e Bashës, duke thënë se është “komplet injorant”.
-
OFL/ Avokati Daçi: Nuk sjellë asgjë veç shtyrjeve të zgjedhjeve të parakohshme! Muço: Është show
7 Shkurt 2020, 22:07Operacioni Forca e Ligjit dhe ajo që pritet të sjellë ky akt normativ është diskutuar në emisionin 'Pa protokoll', ku avokati Jordan Daci tha se ky akt normativ është mbivendosje e ligjeve ekzistuese dhe nuk do të sjellë asgjë.Edhe për ekspertin e Ekonomisë, Klodian Muço OFL është vetëm për show dhe nuk ka për të shkuar asgjëkund.
-
Andi Bushati: Basha po gënjen militantët e PD, nuk ka zgjedhje të parakohshme
7 Shkurt 2020, 20:35Sipas tij, këtë gjë Basha e bën për të mos i dhënë përgjigje militantëve të tij, se përse u ul në tavolinën e bisedimeve me anëtarë të mazhorancës në lidhje me reformën zgjedhore. Në këtë mënyrë thotë Bushati, kreu demokrat u hedh militantëve të partisë së tij “karremin” e zgjedhjeve të parakohshme.
-
-
Meta reagon për herë të parë për OFL: Mbivendosje ligjore, krimi nuk luftohet me fushata
7 Shkurt 2020, 18:27Kreu i shtetit Ilir Meta komentoi për herë të parë aktin Normativ të qeverisë për Operacionin Forca e Ligjit duke e cilësuar si një fushatë të kryeministrit Rama dhe jo një objektiv real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsion, pasi sipas tij vendi zotëronte legjislacionin për të vepruar ndaj pasurive të krimit.
-
-
Aksioni i OFL/ Deputeti i BD: Nuk është fare në axhendën e Kuvendit! Pa hequr syzet 'zonja' kemi vetëm propagandë
7 Shkurt 2020, 16:53Përmeti tha se në kushtet kur ky aksion nuk mund të prodhojë ende një rezultat konkret, propaganda është shumë e madhe se ky i fundit. Përmeti theksoi se Rama zgjodhi ta miratojë ligjin përmes një akti normativ, pasi sipas tij kishte qëllim të shmangte debatin në Kuvend.
-
7 deputetë të opozitës së re kërkojnë interpelancë me ministrin Lleshaj: Jep sqarime për punën e policisë përballë krimit
7 Shkurt 2020, 16:44Deputetët që kanë firmosur janë: Lefter Maliqi, Artur Roshi, Besnik Troplini, Ramazan Gjuzi, Fatjona Dhimitri, Halil Jakimi dhe Kostaq Papa.
-
LSI 'në një mendje' me misionin e KiE: Zgjedhjet nuk ishin kushtetuese
7 Shkurt 2020, 16:40Luan Rama tha se qëndrimi i këtij misioni nxjerr në hap maskaradën që u bë me zgjedhjet, ndërsa theksoi se afrimi i vendimit me familjen europine do të vijë vetëm përmes plotësimit të 9 pikave të vendosura nga Bundestagu gjerman.
-
Yuri Kim në KLGJ: Forconi shtetin ligjor, krijoni drejtësi të paanshme
7 Shkurt 2020, 16:15Ambasadorja Kim është takuar me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor nga të cilët kërkoi një drejtësi të paanshme dhe përkushtimin e tyre në sundimin e ligjit.
-
Takimet në SHBA, Meta me Palmer: Reforma në drejtësi, rruga e vetme drejt BE
7 Shkurt 2020, 16:00Meta zhvilloi takime me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetin dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer si dhe kongresmenin Eliot Engel dhe Steve Watkins, ku u vlerësua roli i SHBA në Ballkan dhe parteneriteti mes dy vendeve.
-
Basha vlerëson deklaratën e misionit të KiE: Vërtetoi se në 30 qershor nuk pati zgjedhje
7 Shkurt 2020, 15:36Basha u shpreh se KiE vërtetoi atë që PD kishte theksuar më herët, se 'zgjedhjet nuk ishin pluraliste dhe as të qytetarëve'. Kryedemokrati theksoi se vendi e ka jetike zhvillimin e zgjedhjeve të lira për t'i kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime.
-
Vizita e parë si kryeministër! Albin Kurti zgjedh Shqipërinë
7 Shkurt 2020, 14:39Kurti pritet të takojë kryeministrin Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.