Politikë

  • Edhe pse para 4 vitesh Basha premtoi se do të zgjidhte çështjen e parkimeve në Tiranë, mesa duket nuk ka zgjidhur ende problemin e parkimit për vete.E ndërsa prej kohësh ai akuzohet se parkon makinën në trotuarin e Bashkisë, fotoja e fundit tregon se ai nuk e ka problem parkimin në trotuar, edhe pse jashtë çdo rregulloreje.
    Në foto dallohet makina e Bashës e parkuar në trotuarin pranë RTVSH-së.
  • Skandali me rimbursimet, PD: I
    ndaluari nga Prokuroria mik i Metës

    Partia Demokratike ka reaguar pasi prokuroria u vu në lëvizje për skandalin e përfitimit të miliardave me receta false, dhe arrestoi Drejtorin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor në Tiranë, Pjerin Xhuvani.  VIDEO

  • Vendimi i Gjykatës për Palokën e
    Ristanin, Basha: Ka pasur presion

    Kreu i Partisë Demokratike e ka cilësuar si të papranueshëm shpalljen fajtor për akuzat për shpifje ndaj Ramës nga Gjykata e Lartë të dy deputetëve Edi Paloka dhe Arben Ristani. Sipas Bashës vendimi i Gjykatës së Lartë ka ardhur si pasojë e presionit që Rama ka bërë ndaj drejtësisë.

  • Lu:Së shpejti ndalojmë dhënien
    e vizave për zyrtarët e korruptuar 

    Intervistë për Zërin e Amerikës. Ambasadori amerikan në Shqipëri, flet dhe rreth nismës për ndalimin e hyrjes në SHBA të zyrtarëve të korruptuar dhe reformën në Drejtësi.  VIDEO
     

  • Videolajm/I pafajshëm për fyerje, por
    Paloka vijon: Rama bastard i vërtetë

    Kreu i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shpallur fajtor bashkë me Arben Ristanin për shpifje duke u dënuar me gjobë 200 mijë lekë për secilin prej tyre. Por ndërsa janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Lartë për akuzat e fyerjes ndaj kryeministrit Rama, Paloka ka lëshuar fyerjen e radhës menjëherë pasi ka dalë nga dyert e gjykatës.  VIDEO

  • Të rinjtë në administratë, Rama:
    Urë ndërveprimi mes dy palëve

    Rreth 1900 të rinj nga 21-26 vjec do të kenë mundësinë të konkurojnë për të qënë pjesë e një intershipi vullnetar në administratën shtetërore”
     Është ky thelbi i programit “Angazhimi i të rinjve në administratën publike” që u prezantua sot në ambientet e kryeministrisë nga kryeministri Rama dhe Ministri i ri Miqëqënies Sociale Bendi Klosi.  VIDEO

  • Ja lidhjet e Dzanashvilit me
    biznesin e politikën në Shqipëri

    Biznesmeni gjeorgjian Amiran Dzanashvili ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij nga ish-kryeministri Berisha. Në një reagim për mediat, Dzanashvili ka sqaruar se nuk ka financuar fushatën e zgjedhjeve të PS në 2013, ndërkohë që konfirmon se ka takuar disa herë në Shqipëri dhe Israel edhe ish-kryeministrin Berisha.
    PD akuza për Dzanashvilin Balla: Iku modeli “Argita”

  • PD akuza për Dzanashvilin
    Balla: Iku modeli “Argita”

    Partia Demokratike ka denoncuar dje në seancë plenare lidhjet mes qeverisë dhe biznesmentit gjeorgjiano-izraelit, Amiran Dzanashvili.

  • Ambasadori letonez per A1 Report:
    Vleresojme reformat e Shqipërise

    Ambasadori i Letonisë për Ballkanin Artis Bertulis, ka marrë pjesë në Tiranë në hapjen e konsullatës së nderit të Letonisë në Tiranë. Zoti Bertulis në një intervistë për televizionin A1 Report, thotë se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm dhe të madh, në plotësimin e reformave integruese drejt Unionit Europian. Mes të tjerash Bertulis, sqaron se nuk do të ketë një anëtarësim në bllok, por në bazë të meritave të gjithësecilit shtet. VIDEO


  • Kumanova, Bushati: S'u cënuan
    kufijtë, Doda: Mbroni shqiptarët 

    Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i thirrur në një interpelancë nga deputetja demokrate  Mesila Doda mbi ngjarjen e rëndë të Kumanovës, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria i qëndron bindjes së Maqedonia duhet të zbatojë marrëveshjen e Ohrit ndërsa thekson se vendi ynë është në mbështetje të plotë të stabilitetit të brendshëm maqedonas.Por për Melisa Dodën nuk duhet të jetë prioritet i shtetit shqiptar stabiliteti i Maqedonisë, më shumë se sa të drejtat e bashkëkombësave shqiptarë në Maqedoni.   VIDEO

  • Rama: Kati i parë i kryeministrisë
      do të jetë i hapur për publikun  

    Kryeministri Edi Rama bëri me dije se së shpejti kati i parë i kryeministrisë do të jetë i hapur për publikun. Deklaratën Rama e bëri gjatë seancës së sotme Parlamentare ndërsa po fliste për investimet në institucionin e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme.

  • Replika, Bumçi:Tushën s'e duan as
    socialistët,Meta:Shkoni në prokurori

    Mjaft të ashpra kanë qenë edhe replikat midis kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe deputetit të partisë Demokratike, Aldo Bumçi. Në qendër të debatit midis tyre ka qenë ngjarja e ndodhur katër ditë më parë në Lezhë ku u qëllua me breshëri automatiku godina e komunës Bilnisht. Bumçi akuzoi LSI-në për blerje votash.

  • Replika në Parlament, Meta: Je
    aktor, Noka: Kuksianët më njohin 

    Gjatë zhvillimit të seancës së sotme parlamentare nuk kanë munguar edhe replikat, ku disa prej tyre ishin ato midis kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e parlamentit  Noka ka bërë përgjegjës, LSI-në për gjendjen në të cilën ndodhen banorët në Kukës.

  • Rama: Krenar për E-Albania 
    mbase 21 qershori ju sjell në vete

    Kuvend/ Kreu i qeverisë tha se përmes shërbimit E-Albania qytetarët mund të bëjnë pagesa të shërbimeve më të rëndësishme si drita, ujë e shumë të tjera, pa u dashur të mbajnë radhë në sportele e duke shmangur njëherësh korrupsionin.  VIDEO VIDEO-Debati Paloka-Balla

  • Meta: Model i ri zhvillimi ekonomik 
     bujqësia prioriteti ynë madho

    Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaron se Shqipëria po i drejtohet një modeli të ri të zhvillimit ekonomik. Sipas tij modeli që kërkohet dhe që është nisur të ndërtohet, kërkon një thellim të mëtejshëm të ristrukturimit të ekonomisë, identifikim të prioriteteve ekonomike. Këtë model Meta e ka cilësuar si arsyen pse në fokusin e qeverisë bujqësia po shndërrohet në prioritet të zhvillimit. Deklarata e Metës  është bërë gjatë promovimit të librit “Ndërhyrja e Shtetit në Ekonomi” me bashkautorë Prof. Dr. Aristotel Pano dhe Prof. Dr. Anasatas Angjeli. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni, Meta u ndal në vlerat që mbart ky libër si dhe në rëndësinë që ka për analizimin dhe për dhënien e rekomandimeve konkrete për ekonominë shqiptare.

  • Ironizon Gjika: Nuk ma ftuan vajzën
    në festë, edhe ajo e korruptuar?!

    Shpëtim Gjika është ndjerë i fyer në ditën e 1 Qershorit, sepse vajzën e tij të vogël nuk e ka ftuar askush në aktivitetin e organizuar me rastin e festës.Përmes një satusi në facebook Gjika për të shprehur zemërimin e tij, Gjika ironizon duke shkruar: “Po Era çfarë gabimi ka bërë që nuk e ftuan në festën e 1 Qershorit te Parku Rinia këtë vit? Apo edhe Era është e korruptuar dhe ka administruar keq?!”

  • Nishani: Ligji për dosjet nuk
    siguron transparencë të diktaturës

    Presidenti  deklaron se miratimi i Ligjit per Dosjet është i pamjaftueshëm, pasi nuk siguron transparencë të mekanizmit të kontrollit të diktaturës dhe lë hapësirë për keqpërdorim të një pjese të informacionit. Nishani ka bërë këtë deklaratë gjatë pritjes së një një delegacioni të Bundestagut në përbërje të të cilit ishte dhe Komisioneri Federal për administrimin e dosjeve të Stasi-t Roland Jahn.

  • Nishani akuza mazhorancës:Hartoni
    njëanshmërisht reformën në Drejtësi

    Eshtë mbajtur këtë të mërkurë tryeza për reformën në drejtësi e thirrur nga Bashkimi Europian në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Burime bëjnë me dije se në këtë takim ku media nuk ishte e pranishme presidenti Bujar Nishani ka replikuar me kryetarin e Komisionit të posaçëm për drejtësinë Fatmir Xhafa duke theksuar se në komision mungojnë përfaqësues të opozitës si dhe për krijimin e  komisionit nuk u thirrën përfaqësuesit të presidencës.  VIDEO

  • 'Kelcyra', KQZ: Na sillni të dhëna
    pastaj vendosim për çregjistrimin

     Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos çregjistrojë kandidatin e Partisë Demokratike në Këlcyrë Gentian Muhameti, pas kërkesës së liderit të opozitës Lulzim Basha se ka të kaluar kriminale.
    FOTOLAJM/ Muhameti vijon fushatën…me birra!

  • Numëruesit, PDIU ‘ndez’ KQZ:
    Vendim absurd, short me LSI

    Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është kthyer në një arenë të vërtetë debati, jo mes anëtarëve por me reagimin e ashpër të përfaqësuesit ligjor të PDIU-së pas vendimit të KQZ që përjashtoi nga shorti këtë forcë politike për grupet e numërimit të votave. PDIU do të ankimojë vendimin në Kolegj duke kërkuar që shorti të hidhet brenda koalicionit me LSI-në, ndërsa për këtë çështje do t’i drejtohet prokurorisë. Ndërkaq KQZ mori një vendim të ndërmjetëm për t’i kërkuar institucioneve përgjegjëse mbi pastërtinë e kandidatit të PD në Këlcyrë, për të cilin kjo forcë politike kërkoi çregjistrimin e tij. VIDEO
    Idrizi: KQZ dha vendim te turpshem per PDIU-në

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv