Politikë
-
Basha tha se pronarët për fat të keq, ende nuk e kanë marrë të drejtën e tyre dhe për këtë, shtoi Basha, pjesën më të madhe të përgjegjësisë e ka Partia Demokratike.
1 Prill 2019, 20:04 -
'Do heq ministritë nga Tirana'/ Basha 'merr' bekimin e hoxhës në Shkodër, por s'e respekton
1 Prill 2019, 19:42Lulzim Basha gjatë takimit në Shkodër me të rinjtë ka deklaruar se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet do të shikojë si mundësi zhvendosjen e disa institucioneve shtetërore në qytetet kryesore.
-
Basha: Teatrin Kombëtar do ta mbrojmë me gjak
1 Prill 2019, 19:31Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi pak ditë më parë se këtë javë qeveria do të miratojë rihapjen e procedurave për garën për ndërtimin e godinës së re në vendin ku aktualisht ndodhet teatri kombëtar ekzistues.
-
Kryebashkiakja 'aleancë' me qeverinë kundër krimit, Basha 'lë në shtëpi' Voltana Ademin
1 Prill 2019, 19:25Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha shmang Voltana Ademin në Shkodër. Kryebashkiakja nuk u shfaq në krah të kreut demokrat në një takim që Basha mbajti në qytetin e Shkodrës me studentë. Sot qytetarja e Parë e Shkodrës shprehu hapur se ndihet e kërcënuar dhe e frikësuar nga bandat kriminale që vijojnë të veprojnë në kryeqendrën e veriut, ndërsa përballë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, shprehu vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar me policinë dhe çdo autoritet, për të luftuar krimin që vijon të shënojë viktima.
-
Kodheli i përgjigjet Berishës për kunatin: E njoh shumë mirë, nuk ka lidhje me karrierën time
1 Prill 2019, 18:47Kodheli ndër të tjera ka thënë se kunati i saj ndryshe nga sa thotë Berisha nuk ka asnjë lidhje me karrierën e saj politike.
-
'Zjarret si tritoli shtyllave'/ PD: Prokuroria të thërrasë Xhaçkën! Spiropali: Mos qaj hallin e kalorësit
1 Prill 2019, 17:45Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi sot se gjatë muajit mars janë regjistruar 243 vatra zjarri, ndërsa i cilësoi si akte vandale të qëllimshme. Ministrja për situatën aktuale të zjarreve hoqi paralele me tritolin kundër shtyllave të tensionit të lartë pak kohë më parë.
-
Qytetari: Kemi frikë të shkojmë në Shkodër! Basha: Të zbardhen vrasjet ose shteti ka dorë
1 Prill 2019, 16:56Kryetari i Partisë Demokratike pasditen e sotme ka zhvilluar disa takime në Malësinë e Madhe, ndërsa ka kërkuar zbardhjen e vrasjeve në Shkodër, e fundit ditën e shtunë, ku u ekzekutuan dy vëllezërit Bilali.
-
Ligjet 'shuplakë' KQZ-së: E paaftë të hetonte lobimet e PD-së
1 Prill 2019, 15:46Komisioni i Ligjeve kritikoi sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke e quajtur të paaftë të hetonte shpenzimet financiare dhe lobimet e Partisë Demokratike. Në rezolutën për këtë viti, KQZ-së i kërkohet të lidhë marrëveshje brenda e jashtë vendit për kontrolle të tilla.
-
Soreca: Shqipëria ka bërë përparime, ka ende shumë sfida
1 Prill 2019, 15:09Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, ndërsa ka kujtuar 10-vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ka theksuar edhe njëherë se është koha për bashkim në mënyrë që vendi të shkojë përpara për integrimin në BE.
-
Socialistët 'kyçin burgjet'/ S'ka amnisti para zgjedhjeve...mund të ndikojë fushatën
1 Prill 2019, 14:52Pavarësisht njoftimit të ministres së Drejtësië, Etilda Gjonaj, për ta risjellë në Kuvend ligjin për amnistinë, socialistët kanë vendosur që ajo të mos bëhet përpara zgjedhjeve. Ministrja e Drejtësisë tha se të burgosurit mund të përfitojnë pas zgjedhjeve, ndërsa i tha Komisionit të Integrimit se në qershor Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.
-
Gjonaj: Task-Forca Antikorrupsion, 36 zyrtarë në prokurori, rreth 1 mijë të ndëshkuar
1 Prill 2019, 13:04Etilda Gjonaj ka bërë një bilanc të Task-Forcës Antikorrupsion gjatë raportimit të saj në Komisionin e Integrimit. Gjonaj tha se deri më tani Task-Forca ka monitoruar 80 institucione, duke dhënë 369 masa administrative dhe 544 masa disiplinore.
-
Shtypi polak: Dora ruse që po destabilizon Ballkanin
1 Prill 2019, 13:02Vala e protestave që ka pushtuar Ballkanin ka bërë jehonë edhe në shtypin polak, me të përditshmen më të madhe në vend, “Wiadomosci”, që i ka dedikuar një artikull të gjatësituatës në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri.
-
Damian Gjiknuri propozohet në krye të reformës zgjedhore
1 Prill 2019, 12:49Në mledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste është kërkuar zgjatje e afatit për komisionin e poacëm të Reformës Zgjedhore.
-
Një tjetër kandidat i PD, dorëzon formularin e vetëdeklarimit (EMRI)
1 Prill 2019, 11:05Halil Jakimi, kandidat i PD në Dibër ka dorëzuar ditën e sotme formularin e vetëdeklarimit pranë Komisionit Qëndror Zgjedhor duke bërë një hap drejt pranimit të mandatit të deputetit.
-
10 vite në NATO, ambasada e SHBA: Shqipëria mund të mbështetet të Amerika
1 Prill 2019, 10:37Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
-
Gent Cakaj 'zhvesh' biznesmenët diplomatë nga targat diplomatike, Report Tv zbardh emrat
1 Prill 2019, 10:0448 konsuj nderi kanë marrë privilegje në mënyrë të kundraligjshme në Shqipëri, duke u cilësuar si vendi unikal në botë me këtë shërbim. Ministri i Jashtëm Gent Cakaj deklaroi sot do të ndërpriten të gjitha privilegjet e këtyre konsujve të nderit, duke nisur nga dorëzimi i targave, CD që u jep atyre imunitet.
-
Jozefina Topalli: Sytë e një qeni kanë më shumë shpirt se maska e disa politikanëve
31 Mars 2019, 20:16Jozefina Topalli ka postuar në profilin e saj zyrtar një foto me qenin e saj ku shkuran: Victor Hugo pyeste:” Nese shikon ne syte e nje qeni, si mund te dyshosh se, ai nuk ka shpirt?”. ... dhe pastaj, kur shikon masken e disa politikaneve... zgjedhja eshte e thjeshte.
-
Fëmijët e Azem Hajdarit bashkohen në Prishtinë
31 Mars 2019, 19:30Rudina Hajdari ka postuar një foto ku shfaqet krah vëllait të saj Kiri Hajdari. Fëmjët e Azem Hajdarit nuk ishin bashkë përgjatë kohëve të fundit dhe qëndrimet e ndryshme politike kishte sjellë aludime për një konflikt të mundëshëm mes tyre.
-
Kryebashkiaku i Kavajës i përgjigjet Ramës: Po riparojmë dëmet tuaja
31 Mars 2019, 18:16Kryebashkiaku i Kavajës ka reaguar pas akuzave që kryeministri Edi Rama bëri sot nga Golemi për ndërtimet pa kriter në këtë zonë. Sakja u shpreh se PD ka vetëm dy vite që e drejton Bashkinë e Kavajës, kohë në të cilën sipas tij është shembur monopoli i ndërtimit 6-vjeçar të ndërtuar nga Rilindja.
-
Kryemadhi në Fier: Rama i ka harruar fermerët dhe blegtorët
31 Mars 2019, 17:21Monika Kryemadhi ishte në Seman të Fierit, ku u takua me fermerë dhe blegtorë. Kryemadhi tha se ashtu siç kjo qeveri ka harruar të gjithë shqiptarët, ka harruar dhe blegtorët dhe fermerët.