Kryebashkiakja 'aleancë' me qeverinë kundër krimit, Basha 'lë në shtëpi' Voltana Ademin

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha shmang Voltana Ademin në Shkodër. Kryebashkiakja nuk u shfaq në krah të kreut demokrat në një takim që Basha mbajti në qytetin e Shkodrës me studentë. Sot qytetarja e Parë e Shkodrës shprehu hapur se ndihet e kërcënuar dhe e frikësuar nga bandat kriminale që vijojnë të veprojnë në kryeqendrën e veriut, ndërsa përballë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, shprehu vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar me policinë dhe çdo autoritet, për të luftuar krimin që vijon të shënojë viktima.

***

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pasditen e sotme ka qenë në veri të vendit,në bashkëbisedime me qytetarët. Takimin e parë, lideri demokrat e zhvilloi Malësinë e Madhe ku dëgjoi nga afër shqetësimet e biznesit të vogël.

Ndërkohë që më pas u zhvendos në një takim me të rinjtë në Shkodër, ku dëgjoi problemet e tyre. Por ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë ishte mungesa e pranisë së kryetares së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

E zgjedhur nga PD-ja në zgjedhjet e 2015, Ademi i ka bërë shumë herë opozitë qeverisë nga kryeqendra e veriut, ndërsa nuk kanë munguar përgjigjet e kryeministrit Rama. Por në takimet e sotme, që edhe pse jo zyrtarisht, ngjajnë me një fushatë elektorale, Voltana Ademi nuk ishte e pranishme.

Në takimet në qytete të ndryshe ku bashkia drejtohet nga të zgjedhurit e PD-së, Basha ka qenë i shoqëruar nga drejtuesit lokalë, ndërsa në datë 9 mars, kur ishte në Kamëz gjatë takimeve me qytetarët rikonfirmoi rikandidimin e Xhelal Mziut.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi sot deklaroi publikisht para ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtuesve të policisë, se ndihet e frikësuar nga bandat e krimit. "Sapo ka filluar" tha - ajo. "Nuk duhet t'i lëmë të hanë kokat e tyre. Të bashkëpunojmë për të parandaluar krimin". Ministri Lleshaj vlerësoi komunikimin e sinqertë të kryetares së Bashkisë duke thënë se "Krimi nuk është në ato nivele sa të shkaktojë frikë. Bashkë do i kthejmë dinjitetin Shkodrës".

Ajo që gjithashtu ra në sy shte prezenca e ulët e pjesmarrësve. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, Kryedemokrati ka mbetur vetëm një grup të vogël militantësh dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Mungesa e prezencës vihet re jo vetëm në takime por edhe në protestat e vazhdueshme nga opozita.

Pamje nga takimi i Lulzim bashës në Shkodër:

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 02/04/2019 08:55

    Krejt e natyrshme,krybashkiakaja eshte per siguri te qytetarve dhe pronave te tyre,nuk eshte per "protesta" as pe vrasje e krime te llojeve te ndryshme,sic po mendohet opozita me protesta te rikthej kaosi e tete vjeteve sundimi te opozites aktuale ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Oso Dobraci: 01/04/2019 19:35

    Shkodra ja ka ba me kohe mu....Bashes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025