Politikë
-
Në një deklaratë për mediat, PD e ka quajtur lirimin e tij si një akt të Edi Ramës, në rolin e kryegjykatësit, në favor të mikut të tij. Partia opozitare i ka bërë thirrje popullit që të marrë në dorë fatet e vendit 10 Maj 2018, 19:13
-
PD: Xhafaj ka ndryshuar ligjin për të mbrojtur të vëllanë, ja dokumentet
10 Maj 2018, 18:41Deputeti Alibeaj deklaroi se Xhafaj ka bërë një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, duke i siguruar mbrojtje të vëllait të dënuar nga drejtësia italiane me burgim, në mungesë për trafik narkotikësh.
-
Rama: Zoti në tokë do ishte infermier, djalli në tokë do ishte në parlamentin tonë
10 Maj 2018, 18:27Rama lartësoi rolin e grave infermiere dhe u kërkoi burrave që të mos u mbetej qejfi për këtë, sepse sipas tij gratë janë më pak të korruptueshme. Kryeministri paralajmëroi se infermierët do të kenë një tjetër rritje page sivjet.
-
'Xhafaj'/ Akuzat e PD për Kodin e Procedurës Penale, Ferhati e PS: Lajthitje! Opozita s'e kundërshtoi ekstradimin
10 Maj 2018, 18:11Deputetja e PS thotë se kjo është një lajthitje e PD, pasi drafti integral i kaluar në komision është i njëjtë më atë që është votuar në Kuvend.
-
Gazetari i BBC-Ramës: Ç’do bëni me bandat shqiptare në Britani? Kryeministri: Janë ekzagjerime!
10 Maj 2018, 17:54Rama nuk e mohoi problemin e kriminalitetit shqiptar, por tha se ai është një fenomen mbarëeuropian, që mund të luftohet më mirë nëse të gjitha vendet evropiane janë edhe më të ndërlihura.
-
Përgatitja e oficerëve të rinj, Xhaçka: Ndryshime në kurrikulat e Akademisë së Forcave të Armatosura
10 Maj 2018, 15:40Ministrja e Mbrojtjes gjatë fjalës së saj theksoi se, në kuadër të detyrave të reja që qeveria shqiptare i ka ngarkuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, duhet të përshtasë edhe ndryshimet në kurrikula për të qenë sa më efiçent.
-
Takimi i papritur/Lu 'kokë më kokë' me ish-ministrin e LSI/FOTO
10 Maj 2018, 14:43Një takim kokë më kokë është zhvilluar mes ish-ministrit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.
-
Ekstradimi i Izet Haxhisë, Balla: Saliut i ishte çjerrë zëri në Kuvend
10 Maj 2018, 13:39Balla tha se ekstradimi i Izet Haxhisë është kërkuar vite më parë nga ish-ministrat e PD të Drejtësisë, procedurë kjo e ndjekur edhe ministrat e qeverisë socialiste.
-
Balla: Turp për PD, nuk votoi ligjin për pensionet e ish të përndjekurve
10 Maj 2018, 13:26PD bojkotoi punimet e Kuvendit pas incidenteve në foltore. Deputetëve të PD iu bashkuan edhe ata të LSI-së, të cilët sipas Ballës nuk përbëjnë surprizë.
-
Braçe publikon videon nga seanca, ironizon Bashën: Pse është kaq i pikëlluar Luli?
10 Maj 2018, 13:26Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka ironizuar opozitën, e cila bllokoi sot seancën plenare, në momentin që Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën Lulzim Bashës.
-
Opozita bojkotoi Kuvendin, 'tradhton' një tjetër deputet i LSI, qëndron në seancë
10 Maj 2018, 13:02Agron Çela, deputet i LSI në Qarkun e Shkodrës, ka qëndruar në sallë edhe pse kolegët e tij të LSI dhe ata të Partisë Demokratike, kishin dalë nga Kuvendi pas incidenteve në foltore.
-
VIDEO/ Izet Haxhia 'tërbon' Berishën, bërtet i tensionuar në Kuvend
10 Maj 2018, 12:55Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti sot një fjalim në Kuvend aspak normal dhe të zakonshëm. Ish-kryeministri duket se ishte ‘tërbuar’ nga ekstradimi i ish-truprojës së tij, Izet Haxhia, në vendin tonë, pasi në seancën e sotme plenare, ai u pa të fliste me duar e këmbë dhe në një gjendje aspak të qetë.
-
Balla fotografon Bashën pas incidenteve në Kuvend: Po koordinon mosbindjen me Nardin e Titin
10 Maj 2018, 12:44Teksa opozita mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe seanca ishte ndërprerë, Balla ka fotografuar Bashën teksa bisedon me Ndokën dhe Petrit Vasilin e LSI.
-
Akuzat e PD për vëllain e Xhafajt, Rama: Nëse do kishte përgjegjësi ministri, i pari do fliste Lu
10 Maj 2018, 12:29Rama tha se po të kishin përgjegjësi për ministrin e Brendshëm akuzat e opozitës për vëllain e tij, i pari do kishte reaguar Donald Lu. Sipas Ramës, akuzat e PD për Agron Xhafën janë avaz i vjetër në vijim të luftës politike.
-
Strategjia e opozitës, Ruçi ndërpreu seancën, PD-LSI transmetojnë fjalimet në Facebook
10 Maj 2018, 12:02Punimet e Kuvendit u ndërprenë me urdhër të Ruçit pas incidenteve në foltore, por PD dhe LSI transmetuan fjalimet e deputetëve 'Live' përmes rrjeteve sociale.
-
Bllokuan foltoren dhe transmetuan fjalimet në FB, pas incidentit opozita bojkoton Kuvendin
10 Maj 2018, 11:55Pavarësisht thirrjeve të Ruçit për të liruar foltoren, deputetët e PD dhe LSI e mbajtën atë të bllokuar për disa minuta. Pasi trasmetuan fjalimin e Bashës dhe Berishës në FB, opozita bojkotoi Kuvendin.
-
Çelja e sezonit turistik në Gjirokastër, Meta mes këngëve e valleve: I mundur rekomandimi pozitiv për negociatat
10 Maj 2018, 11:51Kreu i shtetit nga Gjirokastra ka thënë që janë të gjitha mundësitë që deri në qershor duke bashkëpunuar të gjithë, jam i bindur se është tërësisht e mundshme që rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian të shoqërohet nga një vendim pozitiv
-
Pas këshilltarëve, te LSI nis 'eksodi' i Administratorëve, ikin 3 drejtues në Memaliaj, shkojnë te PS
10 Maj 2018, 11:40Tre Administratorë të Njësive Vendore në Bashkinë Memaliaj kanë dhënë dorëheqjen nga LSI dhe kanë njoftuar kalimin te PS.
-
Basha: Xhafaj falsifikoi Kodin Penal për të mbrojtur vëllanë
10 Maj 2018, 10:08Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Nga foltorja e Kuvendit, kreu demokrat, Lulzim Basha, deklaroi se ministri Xhafaj ka përgjegjësi të plotë për mosarrestimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj.
-
Tiranë, zyrtari i Komisionit Europian optimist: Koha për çeljen e negociatave
9 Maj 2018, 22:50Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë & Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson ka deklaruar sot në ditën e Europës gjatë aktivitetit “Fshati BE” në sheshin Skënderbej se u rekomandua hapja e negociatave nisur nga progresi.