Politikë

  • Në komisionin e Sigurisë ministrja Xhaçka debatoi me deputetët e opozitës në lidhje me të shkuarën e kolonel Meçollarit pas akuzave të Berishës se është spiun. Përveç Murrizit, ministrja replikoi edhe me deputetin tjetër të PD, Flamur Noka.
  • Detaje mbi vettingun,Julian Hodaj:
    Vlerësojmë qëndrimin e LSI 

    Julian Hodaj ka folur për Vettingun duke dhënë detaje mbi kohëzgjatjen e procesit të vettingut dhe duke theksuar anët pozitive që ky vetting do të sjellë si tek qytetarët si tek marrëdhënia e vendit me ndërkombëtaret.  VIDEO

  • Debat te ‘Siguria’, Xhaçka-Murrizit: Laj
    gojën kur të flasësh për babanë tim...

    Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është përfshirë në debat dhe replika të forta në Komisionin e Sigurisë me deputetin e PD, Myslim Murrizi. Në debatin për Artur Meçollarin, Murrizi duke e akuzuar si spiun ndër të tjera iu drejtua ministres gjatë fjalës duke i thënë se “po të vije seancën tjetër dëgjimore del ndonjë fije edhe për babain tënd”. VIDEO

  • Ligjet, shtyhet shqyrtimi i
    projektligjit për Prokurorinë 

    Shtyhet pika e parë e rendit te ditës për shqyrtimin e projektligjit për prokurorinë e përgjithshme.

  • PD: Meçollari u takua me rusët
    Xhaçka: Hakmarrje nga Berisha

    Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me shefin e shtabit Bardhyl Kollçaku dhe drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes Bardhyl Nuredin raportuan në komisionin e Sigurisë për përfshirjen e kolonel Artur Meçollarit në grupin negociator me Greqinë. Berisha e ka akuzuar Meçollarin si spiun. Por ministrja u shpreh se i gjithë sulmi është hakmarrje e Berishës, pasi Meçollari s’pranoi t’ua jepte bazat detare miqve të ish-kryeministrit duke përmendur Damir Fazllic.Për pastërtinë e figurës së tij PD do të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor. VIDEO

  • Lu: Shqipëria në BE, të rinjtë do
    e udhëheqin drejt së ardhmes

    Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu shprehet optimist se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Gjatë një takimi me grup nxënësish të shkollës së mesme nga Rrësheni, diplomati i SHBA në Shqipëri theksoi se të rinjtë janë ata që do të udhëheqin vendin drejt BE.

  • Ndarja në PD, prapaskenat si
    dështoi pajtimi nga Berisha

    Garda e vjetër e PD kërkoi ‘kokën’ e Bashës, ja 17 kushtet për t’u ribashkuar, kërkesa që ‘digjte’ kryetarin e partisë. Lëvizja është paralajmëruar nga ish-deputeti Astrit Patozi, ndërsa pjesë e saj do të jenë ish-ministri i Financave Ridvan Bode, ish-ministrat Majlinda Bregu, Genc Ruli, Arben Imami etj., që të gjithë të përjashtuar nga Parlamenti nga Lulzim Basha, me anë të listës së kandidatëve për deputetë. VIDEO

  • Balla: Komision Hetimor për 
    historinë e kanabisit në Shqipëri

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë kërkoi që të ngrihet një Komision Hetimor për historinë e 27 viteve të kanabisit në Shqipëri. Balla tha gjithashtu se Partia Demokratike dhe Sali Berisha e kultivuan politikisht kanabisin në Shqipëri. 

  • Berisha: Në 21 janar do e
    vrisja Ramën me snajper

    Sali Berisha deklaron se ndjen dhimbje për katër viktimat e 21 janarit, por sipas tijgarda bëri detyrën duke zbatuar ligjin. I ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, Berisha bëri një deklaratë të fortë kur tha se nëse nuk do të kishte qenë garda, mund të ishte dhe dora e tij që mund të kishte shkrepur armën.

  • Pro hebre/Njeriu i Trump çmim
    Ramës në Shtëpinë e Bardhë

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet teksa merr një çmim në Shtëpinë e Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet për vizitë prej dy ditësh. Rama njofton se është vlerësuar me çmimin e pluralizmit kulturor për mbrojtjen e kujtesës së Holokaustit, çmim që ai e ndan me të gjithë shqiptarët.

  • Kokaina/Ironia e Vasilit për Ramën:
    Të dënohet deklarata e ministrit kolumbian!

    Petrit Vasili ironizoi kryeministrin Edi Rama sot në Kuvend lidhur me deklaratën e ministrit kolumbian të mbrojtjes, që u shpreh se kokaina e kapur në Durrës kishte ardhur si rrjedhojë e punës së agjencive ndërkombëtare.

  • Pasuria 1.2 mln euro e deputetit
    socialist, ja koleksioni artistik

    Deputeti i Partisë Socialiste Fate Velaj, në vetëdeklarimin që ka bërë për pasurinë e tij dhe të familjes, përveç një apartamenti në Vlorë 85 metra katrorë, një automjeti “modest” Chrysler dhe të ardhurave të depozituara në bankë, nga paga e gruas së tij dhe ajo personale, që nuk i kalojnë 5 milionë lekët e reja (pjesa dërrmuese e parave janë të gruas) në Shqipëri dhe 6 milionë lekët në Vjenë, zotëron gjithashtu edhe disa koleksione artistike që kapin vlerën e plot 1 milionë e 250 mijë eurove.

  • Autorizimi/ Meta-Bushati takim
    sqarues në presidencë

    Me kërkesë të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, është zhvilluar so një presidencë një takim mes këtij të fundit dhe kreut të shtetit Ilir Meta.

  • Kapja e drogës në Durrës,Berisha
    tjetërson fjalët e Ministrit Kolumbian

    Seanca e ditës së sotme në parlamament ka qënë e tensionuar për shkak të debateve të shumta në lidhje me kapjen e 613 kg kokaine në portin e Durrësit.

  • Komisioni hetimor për “Tahirin”,
    PD cakton katër anëtarë

    Për sa i takon ngritjes së Komisionit Hetimor për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Partia Demokratike ka përcaktuar sot se cilët do të jeënë përfaqësuesit e saj në këtë komision.

  • Xhafaj:Aksioni i drogës, vepër e
    jona,reagimet janë antikombëtare

    Xhafaj i ka quajtur dashakeqe reagimet e disa opozitarëve është shprehur se komente të tilla janë antisociale dhe antikombëtare.  VIDEO

  • Parti e re nga Patozi?Salianji: Ide
    nga rakia që u porosita te Malo

    Më 4 mars, Astrit Patozi nisi një tur takimesh me demokratet në Qarkun e Korçës, ku ai u deklaroi militantëve dhe simpatizantëve të djathtë se nuk kanë çfarë të presin më nga kryetari aktual i Partisë Demokratike. VIDEO

  • Balla kërcënon Berishën: Kujton 
    se do ia hedhësh pa u lagur?

    Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në SHBA, me kryetarin e PD Basha dhe ish-kryetarin Berisha, replikoi Taulant Balla. Ai e akuzoi Berishën se nuk ndërhyri në Lazarat, ndërsa i kujtoi deklaratën se ishte vendim politik. Për këtë, Balla tha se Berisha nuk do ia hedhë pa u lagur. VIDEO

  • Kokaina, Basha: U kap hamalli,
    jo bosi, Rama-Xhafaj të implikuar

    Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi sot nga foltorja e Kuvendit, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Xhafaj si të implikuar në sasinë prej 613 kg kokainë që u bllokua në Durrës pak ditë më parë. Basha u shpreh se u kap vetëm hamalli dhe jo bosi i kokainës, ndërsa meritë për operacionin sipas tij kanë ndërkombëtarët dhe jo pala shqiptare. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv