Politikë

  • Historia e ngjarjeve tragjike gjatë viteve 1990 ende përbën një pengesë të madhe politike dhe psikologjike për arritjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve. Marrëdhëniet midis vendeve dhe shoqërive në rajonin tonë kanë vuajtur përgjithësisht nga mungesa e besimit, qoftë midis vetes apo institucioneve dhe marrëveshjeve ligjore. 
  • Meta pret deputetët britanikë:
    Luftë krimit dhe trafiqeve

    Deputetët britanikë e siguruan Presidentin Meta se Mbretëria e Bashkuar është shumë e angazhuar për ta forcuar bashkëpunimin me Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si në aspektin dypalësh ashtu edhe në kuadër të NATO-s dhe BE-së.

  • Amnistia nga Vetingu pas
    dorëheqjes, politika: E ligjshme

    Report TV e pyeti numrin dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëse PS e konsideronte apo jo korrekte ndërprerjen e kontrollit pas dorëheqjes, por Balla ju shmang pyetjes. “Unë sot këtu jam në cilësinë e bashkëkryetarit të komitetit të stabilizim asociimit dhe për ju lajmi sot është se kemi dalë me një rezolutë të përbashkët”, tha Balla. 

  • Presioni i Greqisë: Hiqni emrin
    Çamëri nga librat shkollorë'Shqipëria mbetet e bllokuar në ide të rrezikshme'

    Ministri Kotzias ka deklaruar se po i kërkohet Shqipërisë të mos ta përdorë këtë emërtim as në hartat gjeografike. “Qeveria greke ia ka bërë të qartë palës shqiptare se problematika në fjalë është e papranueshëm nga çdo pikëpamje që të jenë në përmbajtjen e librave shkollorë dhe duhet të hiqen në mënyrën më të shpejtë të mundshme”. VIDEO

  • Ngjela: 4 llojet e korrupsionit që
    do godasë SHBA në Shqipëri

    Avokati Spartak Ngjela, në analizën e tij të radhës të publikuar në Facebook, ka strukturuar llojet e korrupsionit në Shqipëri që sipas tij do të likuidohen bashkë me klasën politike nga partneriteti mes vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

  • Lule te lapidari me Mehmet
    Shehun, deputetja kërkon falje

    Me rastin e përkujtimit ditën e djeshme në Fier të 75-vjetorit të aksionit të ushtrisë partizane ndaj pushtuesve italianë, shkaktoi mjaft polemika fakti që deputetja e Partisë Socialiste Antoneta Dhima, kishte vendosur lule në një lapidar, mbi të cilin qëndronte edhe fotoja e ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu.

  • Ekonomi: Përfitimet që do ketë
    Shqipëria nëse BE çel negociatat

    Ish-ministrja e Ekonomisë, aktualisht deputete e PS, Milva Ekonomi e ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv vlerësoi konkluzionet e komitetit të Stabilizim Asociimit, ku politika u bë bashkë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.   VIDEO

  • Voltana Ademi: Sot është një ditë zije për familjet në nevojë!

    Nga të dhënat e ditës së sotme të sistemit qendror të menaxhimit të ndihmës ekonomike, rezulton se familjeve me të gjithë anëtarët të papunë, u është mohuar e drejta e ndihmës ekonomike. Në këtë kategori përfshihen edhe familje me të ardhura minimale, fëmijët e të cilëve janë studentë.

  • Klosi: Po shqyrtojmë lejet
    mjedisore për të gjitha HEC-et

    Ministria e Turizmit e Mjedisit nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës. Marrëveshja e nënshkruar nga ministri Klosi dhe rektori Maliqari synon bashkëpunimin e palëve në mbrojtjen e mjedisit duke përfshirë dhënien e ekspertizës së stafit akademik për lejet mjedisore.

  • Vettingu, po ti do dorëhiqesh?

    Sot, pyetja: Po ti do dorëhiqesh? Vazhdon të mbetet aktuale pasi jo vetëm interpretimi shterues i gjykatës kushtetuese u faktua por zyrtarisht Vettingu dhe pse një ligj në fuqi mund të ndalet, a thua se parimi askush s’është mbi ligjin vetëm në Shqipërinë tonë nuk zuri vend kurrë!!!  VIDEO

  • Meta pret zyrtaren e PE:Dialog
    politik për ecurinë e reformave

    Kreu i Shtetit mirëpriti angazhimin e përtërirë të BE-së për të ofruar një perspektivë të sigurt anëtarësimi për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe nga ana tjetër, siguroi për vokacionin solid evropian të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë përfaqësuesve politikë në vend.

  • Balla paralajmëron: Hetime
    për politikanë në nivele të larta

    Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë hetime për politikanë të niveleve të larta. Deklaratat Balla i bëri gjatë takimit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE që po zhvillohet në Tiranë. 

  • Kukan: Negociatat i meritoni, por
    duhet të loboni te vendet anëtare 

    Eurodeputeti Eduard Kukan u bëri thirrje partive politike në Shqipëri që të lënë pas ndasitë dhe të bëhen bashkë për hapjen e negociatave. Ai tha se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, por duhet lobim në të gjitha vendet anëtare të BE. 

  • Bylykbashi ndërron temë,zyrtarja
    e BE i pret fjalën:Jo komente

    Zyrtarja e lartë e PE deklaroi se zgjedhjet e 25 qershorit ishin më të mirat, ndërsa kjo duket se nuk i pëlqeu Bylykbashit, i cili kërkoi menjëherë fjalën. Macovei i dha 30 sekonda kohë që të flasë për rekomandimet e OSBE-ODIHR, por deputeti u kap pas deklaratës së saj, duke thënë se ‘kur themi që janë zgjedhjet më të këqija ...’.  VIDEO

  • Zyrtarja e lartë e BE: Nisni ndjekjet
    penale për rastet e korrupsionit

    Monica Macovei, kryetare e delegacionit të përbashkët BE-Shqipëri kërkoi sot nga autoritetet shqiptare që të fillojnë ndjekjen penale, pasi deri tani sipas saj ka vetëm hetime. Zyrtarja e lartë e BE u shpreh se për të arritur në hapjen e negociatave kërkohen rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

  • BE bashkon politikën shqiptare
    kërkohet datë për negociatat

    Bashkimi Evropian ka bashkuar politikën shqiptare lidhur me çështjet më të nxehta, që kanë ndarë palët prej vitesh, si droga, krimi dhe korrupsioni, kryesisht në zgjedhje, ku nga ana e opozitës është denoncuar shumë për shitj-blerje votash. Tashmë BE kërkon caktimin e një date për hapjen e negociatave me Shqipërin. VIDEO

  • VOA: Si i shpëtoi Llalla Vettingut 
    falë interpretimit të Kushtetueses

    Në Shqipëri, ambasadori amerikan Donald Lu komentoi sot kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për të mos qenë më pjesë e sistemit të Drejtësisë. 

  • Thumbi i Petrit Vasili: Cilës
    Vlahutin duhet t'i besojmë?

    Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka thumbuar ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, duke e akuzuar si gënjeshtare. Pas deklaratave të mbrëmjes së sotme nga Vlahutin, Vasili pyet se cilës t'i besojmë.

  • Kryemadhi: Qeveria s'ka plotësuar
    asnjë kusht, por BE të çelë negociatat

    Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një intervistë për portalin Neweurope.eu ka folur për sfidat e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Sa i përket qëndrimit të opozitës mbi integrimin e vendit, Kryemadhi tha se LSI kërkon nga Brukseli hapjen e negociatave brenda vitit 2018, edhe pse sipas saj qeveria nuk ka bërë asnjë nga detyrat e lëna.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv