Politikë
-
Llalla,DASH për Report Tv:Rasti
i parë që aplikojmë këtë masë
Marku: Ndëshkim cilitdo që cënon shtetin
Report TV mëson se shpallja publikisht person Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish prokurorit Adriatik Llalla dhe familjes, është rasti i parë në 10 vjet që kur ka hyrë në fuqi ligji që e parashikon një gjë të tillë. Departamenti Amerikan i shtetit komentoi për Report TV vendimin që mban firmën e sekretarit amerikan të shtetit Tillerson.VIDEO
16 Shkurt 2018, 15:53 -
Vetingu/Spiropali:Mbrojtët prokurorin
16 Shkurt 2018, 15:29
non-grata, Duma: Sistem frike
Dorëheqjet e para në sistemin e drejtësisë, si gjyqtari Besnik Imeraj apo largimi nga drejtësia edhe e ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, konsiderohen nga mazhoranca si rezultati i parë i suksesshëm i Veting-ut, por opozita në Komisionin e Integrimit thotë se nuk është sistem drejtësie largimi i disa frikacakëve.
VIDEO
-
Shkarkimi i Markut, ekspertët e
16 Shkurt 2018, 14:04
PS-PD përplasen në KuvendPDF/Opinioni i eksperteve te mazhorances
PDF/Opinioni i eksperteve te opozites
Propozimi i opozitës për të ndryshuar Kushtetutën dhe shkarkimin e Arta Markut përplas edhe ekspertët në Kuvend. Eksperti i opozitës thotë se zgjedhja e kryeprokurores nga një parti politike cenon pavarësinë, ndërsa eksperti i thirrur nga PS thotë se shumë shpejt do të ngrihet KLP-ja që zgjedh prokurorin e ri, ndaj ndryshimi i Kushtetutës nuk është i nevojshëm.
VIDEO
-
Gjoba 1 mln lekë,LSI dhe 2 parti
16 Shkurt 2018, 13:56
tjera padisin KQZ:Të pezullohet
ReportTv ka siguruar padinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Social Demokrate dhe aleancë demokristiane të cilat kundërshtojnë përkatësisht KQZ dhe vendimet e saj nr. 577 dhe 579 dhe 580 të marra më 12 dhjetor 2017.
-
Ambasadori turk reagon: Investimet
16 Shkurt 2018, 12:11
janë në të mirë të dy vendeve mike
Ambasadori turk përmendi se ekziston një marrëdhënie e veçantë Shqipëri – Turqi dhe se investimet në vend janë në të mirë të dy vendeve mike dhe të së ardhmes së tyre
-
Marrëveshjet me Greqinë, Meta
16 Shkurt 2018, 11:22
pret në Presidencë Tritan Shehun
Presidenti Ilir Meta ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme takimet konsultuese lidhur me kërkesën e Ministrisë së Jashtme për plotfuqishmërinë sa i takon nisjes së negociatave me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Këtë të premte kreu i shtetit ka pritur ish-ministrin e Jashtëm, Tritan Shehu, deputet i PD.
VIDEO
-
Kotzias: Kemi mbyllur paketën e
16 Shkurt 2018, 11:11
çështjeve të hapura me Shqipërinë
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë të dhënë mbreme per televizionin “Alpha” ka theksuar prere se Greqia i ka mbyllur gjithë çështjet hapura me Shqipërinë, dhe ka shprehur shpresën që së shpejti të kurorëzohet marrëveshja përfundimtare.
-
'Greqia',PD-LSI:Bushati të japë
16 Shkurt 2018, 09:16
'llogari' në Komisionin e Jashtëm
Opozita ka kërkuar një seancë dëgjimore me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, në Komisionin e Jashtëm. Anëtarët e PD dhe LSI në këtë komision i janë drejtuar me një letër kryetares së komisionit, Mimi Kodheli, duke i kërkuar të thërras në seancë dëgjimore ministrin Bushati, që të flasë për negociatat me Greqinë.
-
Fatmir Xhafaj: Balili do të kapet, ja
15 Shkurt 2018, 22:38
kush e porositi vrasjen e Devi Kasmit
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se një kriminel i rrezikshëm shqiptar porositi vrasjen e Devi Kasmit pak javë më parë në Tiranë. Efthymiou Efthymious është arrestuar me akuzën e ekzekutorit, ndërsa ministri theksoi se hetimet kanë zbuluar porositësin.
-
Ministri Fatmir Xhafaj: Javën
15 Shkurt 2018, 22:12
tjetër do të nisin arrestimet
'Sejdini ruhet nga policia, pasi u kërcënua'
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar arrestime javën tjetër. I ftuar në opinion ai deklaroi se javën e ardhshme do të ketë një sërë arrestimesh që lidhen me grabitjen dhe tjetërsimin e pronave në bregdet në disa qytete në vend.
-
Vendimi i SHBA për Llallën, Balla i
15 Shkurt 2018, 21:54
drejtohet PD e LSI: Si s’ju vjen turp
Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë deklaroi sot se PD dhe LSI duhet të kërkojnë ndjesë për seancën e 18 dhjetorit, lidhur me situatën e krijuar në sallën e parlamentit për kundërshtimin e zgjedhjes së prokurores së përgjithshme të përkohshme.
-
Xhafaj: Kryebashkiaku i Elbasanit
15 Shkurt 2018, 21:38
ruhet nga policia, pasi u kërcënua
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini mbrohet nga policia e shtetit, pasi është kërcënuar. “Qazim Sejdini ka një nivel mbrojtje për shkak të një kërcënimi që ka pasur një moment të caktuar“ pohoi Xhafaj në opinion.
-
Basha me diplomatët e huaj: Krimi
15 Shkurt 2018, 20:33
ka mbështetje nga qeveria
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti në takime të veçanta raporterin e Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag z. Thorsten Frei dhe anëtarët e Parlamentit Britanik, John Whittingdale dhe Martin Vickers.
-
Pas takimeve me presidentët Meta
15 Shkurt 2018, 19:50
pret kryetaren e Kom. të Jashtëm
Ilir Meta pas ish-Presidentëve ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me kryetaren e Komisionit të Politikës së Jashtme Mimi Kodheli.
-
‘Ruani sarajet e Ramës’, Garda nxjerr
15 Shkurt 2018, 19:27
bllof Berishën: Fotoja u bë në Itali
Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një foto në Facebook duke denoncuar se gardistët ruajnë në Surrel sarajet e Ramës në kushte ç’njerëzore.
-
Takimi me ish-Presidentët, Braçe
15 Shkurt 2018, 18:32
kundër Metës: Ja pse s’ka sens logjik
Deputeti i PS, Erjon Braçe ka reaguar pas vendimit të Metës për t’u konsultuar me ish-Presidentët për negociatat me Greqinë për çështjet e pazgjidhura.
-
Kuvend, miratohet Vettingu në
15 Shkurt 2018, 17:52
polici, LSI përçahet për Energjinë
Pas 8 orësh debate dhe diskutime të forta Kuvendi ka miratuar rendin e ditës. Me 86 vota pro dhe një abstenim, Kuvendi ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjin e Vettingut në Policinë e Shtetit. Abstenim votoi deputeti i PD, Aldo Bumçi.
-
Meta, drekë me Mejdanin
15 Shkurt 2018, 15:21
pas takimit në presidencë
Presidenti i Republikës Ilir Meta, së bashku me ish-presidentin Rexhep Meidani, janë duke drekuar në këto momente në restorantin “Piazza” në qendër të Tiranës.
-
Takimi me Metën, Presidentët:
15 Shkurt 2018, 13:47
Pakti me Greqinë të bëhet publik
Pas takimit të sotëm me Ilir Metën në kuadër të konsultave për plotfuqishmërinë e këkruar nga qeveria për të nisur zyrtarisht negociatat me Greqinë, ish-presidenti Alfred Moisiu u shpreh për Report TV se e vlerëson këtë takim si konsultativ. Moisiu tha se takimet nuk janë asnjëherë një gjë e keqe dhe se konsultimi për raste të tilla është një traditë e vjetër shqiptare.
VIDEO
-
Basha kujton revoltën antikomuniste:
15 Shkurt 2018, 13:22
Cali, frymëzim për demokratët!
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i ka kushtuar një status në Facebook sot asaj që ai e konsideron si 73-vjetorin e revoltës anti-komuniste të Kelmendit e udhëhequr nga Prek Cali. Basha ka sulmuar qeverinë, për prishjen e mureve të kullës së Calit, duke thënë se pasardhësit e komunistëve nuk juanë të qetë as sot me heronjtë e vërtetë.