Politikë

  • U zhvillua sot sesioni i parë i takimit të 12-të të Komitetit Parlamentarë të Stabilizim Asocimt BE-Shqipëri. Në fjalën e tij, kryatari i delegacionit shqiptar, Taulant Balla deklaroi se ka ardhur koha për një pakt kombëtarë për Evropën dhe se rruga për hapjen e negociatave kaloi nëpërmjet reformës në drejtësi dhe vetingut. 
  • Dorëheqja e dy grave të PD,letrat
    zbulojnë si iu hap rruga Veliajt

    Report Tv ka zbardhur letrat e dorëheqjes të dy kandidateve për deputete të Partisë Demokratike të Qarkut të Beratit. Monika Qosja ose Juvina Qevani, për shkak të kuotës gjinore, do të zinte vendin e Eduard Halimit, pas dorëzimit të mandatit nga ky i fundit në mënyrë të papritur. Por, që të dyja dërguan letër në KQZ, ku sqaronin se nuk e pranonin mandatin e deputetes, duke i hapur kështu rrugë të dytit në listën e Beratit, Astrit Veliajt.

  • Vakanca në GJK/ Nis procedura,
    kandidatët pa Vetting

    Ka nisur sot procedura për plotësimin e vendeve të mbetura bosh në Gjykatën Kushtetuese. Vonesat në zbatimin e reformës në drejtësi kanë bërë që Gjykata Kushtetuese të ndodhet në një vështirësi të pazakonte duke pasur vetëm 6 anëtarë, nga 9 që duhet të ketë normalisht. Për këtë çështje, janë angazhuar tashmë dy institucione. Zyrtarisht Presidenti i Republikës ka shpallur dy vakanca. Një vakancë për një mandat të pjesshëm të lënë në mes nga Besnik Imeraj, i cili kishte konsumuar vetëm 4 vjet nga mandati i tij. Pasuesi i Imerajt do të qëndrojë në detyrë vetëm 5 vitet e ngelura të mandatit.

  • Negociatat, Macovei: Momenti
    që politika të bashkohet për BE
    Vlahutin: Shqipëria mundësi reale për negociatat

    Në kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, përgjatë dy ditëve do të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë “Takimi i 12-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian- Shqipëri. VIDEO 

  • Media ruse citon Bashën: Vetëm
    vrasje, Shqipëria vend mafioz

    Të etura për lajme negative rreth Shqipërisë, mediat ruse i kanë dhënë një jehonë të gjerë deklaratave të fundit të liderit të opozitës, Lulzim Basha. Duke cituar Bashën, portalet më të mëdha në Federatën Ruse, si dhe disa nga gazetat më në zë të vendit, shkruajnë se “Shqipëria është një vend mafioz ku do të gjeni vetëm vrasje!”.

  • Lu: Llalla i shpëtoi Vettingut, të
    mos i shpëtojë hetimit penal

    TIRANE - Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në Twitter lidhur me vendimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për t'u tërhequr nga e drejta për të qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Megjithëse nuk përmend Llallën, Lu thekson se gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë të tërhequr i shpëtojnë Vettingut, por nuk duhet t'i shpëtojnë hetimit dhe ndjekjes penale.  VIDEO

  • Fotot/Një tjetër liqen i Tiranës
    pasurohet me 200 pemë

    Parku i Liqenit të Farkës është pasuruar sot edhe me 200 pemë të tjera, falë kontributit të nismës “Fundjavë Ndryshe”, e cila iu përgjigj thirrjes së Bashkisë së Tiranës për t’iu bashkuar aksionit të gjelbërimit të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi vullnetarët e “Fundjavë Ndryshe”, që kësaj here vendosën që kontributet e tyre t’i përdorin për një tjetër nevojë që ka shoqëria jonë, siç është gjelbërimi. FOTO

  • Nesër gjyqi Gashi-Marku, por
    ja ku ndodhet Kryeprokurorja

    Prokurorja Rovena Gashi ngrriti një padi ndaj Kryeprokurorses së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, për shkak të shkarkimit të saj si drejtore e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Seanca gjyqësore për këtë çështje do të zhvillohet nesër në orën 14:30 pranë Gjykatës Administrative në Tiranë dhe Gashi nëpërmjet avokatit të saj kishte kërkuar praninë e Kryeprokurores.

  • HEC-et në Osum, Gjiknuri:I anuloj
    nëse ndikon në mjedis, Mima: Krim

    Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri shprehet se do të anulojë koncesionet në kanionet e Osumit, nëse Ministria e Mjedisit do të arrijë në përfundimin se ndërtimi i hidrocentraleve ndikon në mjedis.   VIDEO

  • Strehimi për LGBT, debat tek
    Ligjet, LSI-PD: Si verifikohen?

    Ligji për strehimin social është parë me rezerva nga opozita në Komisionin e Ligjeve. Deputetë të PD-së dhe LSI-së, ngrenë dyshime se përfshirja e personave që vijnë nga komuniteti LGBT, si kategori që përfiton me prioritet strehim nga shtetit, mund të sjellë abuzime.  VIDEO

  • E paditi për “detin”, tani qeveria e
    bën Ferit Hoxhën ambasador

    Qeveria Rama ka emëruar ambasador të Shqipërisë në UNESCO, Ferit Hoxhën, të cilin, kjo qeveri e kishte paditur më parë për çështjen e marrëveshjes detare me Greqinë të vitit 2009, të shpallur si antikushtetuese nga Gjykata përkatese.

  • Rama: Nga muaji mars oficer
    sigurie në gjimnazet e Tiranës

    Nga muaji mars në 15 gjimnazet e Tiranës në ambientet e shkollës do të ketë edhe një oficer sigurie. Rama u shpreh se figura e oficerit qëndron midis territorit të përgjegjësive të ministrisë së Arsimit dhe asaj të Brendshme, ndërsa do të ketë rolin e një kujdestari.  VIDEO

  • 12 milje det Greqisë?Flet për herë
    të parë Basha:Nëse rezulton e vërtetë..

    ​Basha ka thyer më në fund heshtjen, duke folur për këtë çështje të nxehtë. Në një dalje për media pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha paralajmëroi se nëse pretendimet e grekëve rezultojnë të vërteta, askush nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë.

  • PD, Patozi: Tre anëtarë kryesie u
    shkarkuan, Luli më keq se Enveri

    Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi deklaron se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë janë shkarkuar. Ish-deputeti i PD, thotë se ata janë shkarkuar se ‘nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën’. 

  • Ministria e Arsimit: Pedagogët
    dhe personeli sot marrin pagat

    Ministria e Arsimit njofton se brenda kësaj të hëne pagat e pedagogëve dhe personelit akademik do të jenë në llogaritë e tyre. Gjithashtu ministria thekson se “ligji i ri i Arsimit të Lartë është mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare të universiteteve”.

  • Kërkoi 50 mijë € shpërblim nga Bozdo
    për shpifje, gjykata rrëzon Kodhelin

    Gjykata  e Tiranës ka rrëzuar kërkesën padinë e ish-ministres së Mbrojtjes Kodheli, që kërkonte 50 mijë euro dëmshpërblim nga Reila Bodzo. 

  • 'Tahiri' e droga, PD-Kuvendit:
    Komision,të hetohet ekzekutivi

    Partia Demokratike do t’i drejtohet sot Kuvendit, ku do të depozitojë një kërkesë për hetimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe për drogën. Sipas Bashës, komisioni që do të ngrihet do të hetojë dhe ekzekutivin, duke shtuar se ky i fundit ka pasur dijeni për përfshirjen e kupolës së shtetit dhe policisë  VIDEO

  • Zyrtari i lartë i KE: Luftoni krimin,
    Vetting policisë, ju presim në BE

    Komisioneri Dimitris Avramopoulos firmosi sot në Tiranë një marrëveshje me Ministrin Xhafaj për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve për të luftuar trafikun e drogës, si dhe për të parandaluar emigracionin e parregullt në zonën Shengen.

  • Droga dhe ‘Shengen’, Shqipëria
    marrëveshje me BE,vjen Frontex

    Shqipëria nënshkroi me Bashkimin Europian një marrëveshje për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve për të luftuar trafikun e drogës, si dhe për të parandaluar emigracionin e parregullt në zonën Shengen. Xhafaj deklaroi se zyrtari grek mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Nga ana e tij, zyrtari i KE deklaroi se ekipi më i mirë i FRONTEX do të vijë në Shqipëri për të siguruar dhe ofruar menaxhim më të mirë të emigracionit  VIDEO

  • I mbaron mandati, ambasadori i
    Brazilit: S’dua të iki nga Shqipëria

    Ai gjatë intervistës rrëfeu se pas pak muajsh i mbaron mandati dhe për këtë ndihej i trishtuar. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv