Politikë

  • Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me minatorët e Bulqizës për Statusin e Minatorit. Gjatë fjalës së saj në këtë takim, kryetarja e LSI tha se minatorët kërkojnë atë që u takon dhe jo lëmoshë.
  • Balla zbulon pse Berisha sulmon
    ish-kryeministrin rumun Ponta

    Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme parlamentare ka replikuar me deputetin e PD-së, Sali Berisha në lidhje akuzat e këtij të fundit ndaj ish-kryeministrit të Rumanisë, Viktor Ponta.

  • Replikat e Edi Ramës me Dulen e 
    Berishën: Zoti Vangjeli, qirje Saliu 

    Edi Rama është përfshirë nga replikat me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PDBNJ, Vangjel Dule gjatë seancës së Kuvendit, lidhur me Himarën dhe Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Dule akuzoi Ramën se kishte përdorur gjuhë urrejtje duke përdorur ngjarjen e Himarës ku sipas tij po shkelen të drejtat e minoritetit.

  • Vasili ‘zbulon’ hallin dhe të keqen
    më të madhe të Shqipërisë,është ...!

    Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka vijuar sulmet e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Vasili shkruan në ‘facebook’ se ky kryeministër u griu miliona euro shqiptarëve për portalet denoncuese e për konferenca, ku mbante llogore kilometrike për korrupsionin. 

  • S’u lejua të replikojë në Kuvend,
    ja si zgjedh të flasë deputeti i PD

    Deputeti demokrat, Edi Paloka, ndërhyri disa herë nga salla e Kuvendit për të replikuar, teksa po zhvillohej një debat i ashpër mes Ramës e Bashës, por kryetari Ruçi nuk e lejoi të flasë. Pas kësaj, deputeti ka zgjedhur ‘Facebook’-un për të thënë fjalën e tij. 

  • Manja-Bashës:Nëse të dukemi
    grup kriminal, mos rri këtu

    Është përfshirë nga debatet e forta seanca e sotme plenare, teksa janë përplasur ashpër Edi Rama dhe Lulzim Basha për krimin dhe drogën në vend. 

  • 'Deti', Berisha: U blenë gjyqtarët
    Rama: Po e pranon që e shite

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të rende nga foltorja e Kuvendit lidhur me rrëzimin e marrëveshjes së detit me Greqinë nga Gjykata Kushtetuese. Berisha tha se janë përdorur para e korrupsion për rrëzimin nga Gjykata Kushtetuese të marrëveshjes së firmosur mes dy vendeve në vitin 2009.  VIDEO

  • Ambasadori i OSBE: Të nisë
    menjëherë Reforma Zgjedhore

    Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, bëri thirrje sot për një fillim sa më shpejtë të punës për Reformën Zgjedhore. Ambasadori tha se pret me padurim të nisë puna për një reformë të plotë e gjithëpërfshirëse, pasi sipas tij, nevojitet medoemos. 

  • Rama ‘zbulon’ mësuesit e gjuhës
    së Bashës: Saliu dhe Monika

    Po zhvillohet me debate dhe përplasje të forta seanca e sotme plenare, teksa prej orësh vijon replika me kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Akuza dhe kundërakuza janë bërë nga të dyja kahet politike për drogën, krimin dhe Himarën, por nuk kanë munguar as batutat. 

  • Berisha nxjerr videon: Rama fjalim
    në greqisht! Kryeministri: S'di të flas

    Morisë së pyetjeve të Kryeministrit Edi Rama për Himarën drejtuar kreut të PD, Lulzim Basha, iu përgjigj ish-kryeministri Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit Berisha tha se në Himarë Rama po mbulon mafien me mafie, ndërsa sa i takon marrëdhënieve me Greqinë, Berisha publikoi një audio të kryeministrit Edi Rama i cili flet në Greqisht.  VIDEO

  • Kuvend, Berisha ndërhyn nga
    vendi, Ruçi i mbyll mikrofonin

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka tentuar të marrë fjalën, teksa në sallën e Kuvendit po zhvillohej një replikë e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. 

  • Rama-Bashës:Një lloj kastraveci
    rritet vetëm në llumin e politikës

    Kryeministri Edi Rama ka replikuar me kreun e PD, Lulzim Basha, në Kuvend, teksa ky i fundit e akuzoi për drogën dhe krimin në vend, duke thënë se nuk duhet bërë interpelancë për karotat e Divjakës.Rama i është përgjigjur me ironi, duke i thënë që në Shqipëri ka prodhim dhe këtë e tregojnë shifrat, por ka dhe një lloj kastraveci, që kultivohet vetëm në llumin e politikës. VIDEO

  • 'Himara', Rama tre pyetje
    Bashës, kreu i PD s'përgjigjet 

    Himara dhe marrëveshja e detit me Greqinë, kanë nxitur debate mes kryeministri Edi Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha seanca e Kuvendit të kësaj të enjte. Rama ka kërkuar shpjegime nga Basha se pse një ditë më parë përfaqësuesit e PD ishin në Himarë dhe iu bashkuan protestës kundër shembjes së ndërtesave. Kreu i qeverisë akuzoi Bashën se me Marrëveshjen e Detit me Greqinë cenoi integritetin territorial të Shqipërisë.  VIDEO

  • Basha:Rama si talebanët,ja dy
    vendet që mbushin me drogë BE

    Akuza të forta janë hedhur nga kreu demokrat, Lulzim Basha, për krimin dhe drogën në vend nga kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit, Basha e krahasoi Ramën me talebanët e Afganistanit, duke thënë se vetëm këto dy vende furnizojnë sot gjithë Evropën me drogë. VIDEO

  • Rama: PD e papërgjegjshme
    s'pranon arritjet në shëndetësi

    Kryeministri Edi Rama e cilëson histori suksesi reformën në sistemin shëndetësor, ndërsa akuzave të opozitës për "babëzi qeveritare" iu përgjigj se ata nuk janë të përgjegjshëm për ato që thonë.  VIDEO

  • Peleshi paralajmëron tjetër
    ‘furtunë’,ja drejtoritë që shkrihen

    Gjatë vitit 2018, Peleshi tha se do të zbatohen reforma në fushën e bujqësisë, duke shtuar se do të riorganizohen Drejtoritë e Bujqësisë  në vend, pasi sipas tij, nuk e kanë bërë punën si duhet deri më tani dhe nuk kanë rezultate me rendiment.

  • Braçe:Ulëritës abuzimi në treg
    Ministri:Ja si mund ta zgjidhim

    Është zhvilluar me tone të ashpra interpelanca mes deputetit Erjon Braçe dhe ministrit Niko Peleshi në seancën plenare. Ishte deputeti socialist që kërkoi interpelancë me ministrin e Bujqësisë, në lidhje me problematikat e këtij sektori. Ai hodhi akuza të forta ndaj kësaj ministrie, duke i kërkuar që të tregojë çmimin mes fermerëve dhe tregtarëve, pasi sipas tij, çmimi nga fusha në treg trefishohet.  VIDEO

  • Sondazhi i Zaloshnjës, nëse votohej
    sot, barazim pozitë-opozitë/Grafiku

    “Nëse kemi zgjedhje sot, rezultati i votimeve do ishte barazim mes pozitës e opozitës, ndërsa nuk do merrnin pjesë në votime 580 mijë qytetarë me të drejtë vote”.

  • Fushata,ja financuesit e PS dhe
    LSI,PD braktiset nga donatorët

    Partitë shpenzuan më shumë se të ardhurat e deklaruara, fshehin një pjesë të financuesve, drejtorët dhe deputetët që i dhanë para LSI. rezulton se 74 persona kanë sponsorizuar fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste, me shuma monetare deri në 1 mijë USD. Referuar raporteve të zbardhur nga Shqiptarja.com., 191 persona kanë financuar fushatën zgjedhore të LSI.

  • LIBRA feston 1-vjetorin e krijimit
    rikthehet Blushi: Projekti vazhdon

    Si sot një vit më parë doli në arenën politike partia e re e drejtuar nga Ben Blushi. E ndërsa feston një vjetorin, në një fjalim të mbajtur përpara mbështetësve të kësaj partie, Ben Blushi tregon misionin e mëtejshëm të partisë. Sipas tij Libra do të vazhdojë si projekt, ndërsa thotë se shpreson që në të ardhmen të shtohen edhe anëtarët e saj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv