Politikë

  • Në takimin e sotëm të Ramës me prindërit në Vlorë pa diskutim nuk kanë munguar edhe batutat. Ndërsa fliste për problemet e mësuesve dhe se si do të zgjidheshin këto probleme, ai ka marrë komente dhe komplimente nga të parnishmit.
  • Deklarata e Lu për krimin, Basha:
    Të dalin emrat e politikanëve

    Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar, gjatë një deklarate për shtyp, deklaratat e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, për klanet kriminale dhe 20 familjet mafioze. Basha tha se është koha që ndërkombëtarët të nxjerrin emrat e politikanëve të lidhur me krimin, ndërsa shtoi se është politika ajo që i ka dhënë mbështetje.  VIDEO

  • Basha: TVSH e biznesit të vogël
    30% e shqiptarëve s'do blejnë dot

    Opozita ka kundërshtuar zyrtarisht futjen e TVSH-së për biznesin e vogël. Kryetari i PD, Lulzim Basha renditi pasojat që sipas tij sjell për biznesin dhe konsumatorët iniciativa e qeverisë. Kreu demokrat theksoi se implementimi i TVSH-së nuk sjell rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit, ndërsa nga ana tjetër do vështirësojë jetesën e 30% të shqiptarëve të cilët nuk do jenë në gjendje të përballojnë rritjen e çmimeve. "Futja e biznesit të vogël në TVSH  VIDEO

  • Takimi me prindërit, mësuesja
    surprizon Ramën me një dhuratë

    Në përfundim të fjalës së tij në mbledhjen me prindërit në Vlorë, Kryeministri Rama është surprizuar nga një dhuratë që i ka bërë një nxënës. Një ndihmës mësuese i ka dhuruar atij një vizatim të bërë nga një nxënës i saj.
    VIDEO

  • Rama: Ikin punonjësit që s’kanë
    arsimin për profilin e punës

    Në takimin  e sotëm me prindërit në Vlorë Rama deklaroi se të gjithë ata që janë në një profil pune që nuk ka lidhje me arsimimin apo eksperiencat e tyre të punës do të shkarkohen. Ai tha se i ka kërkuar drejtorëve të administratës së Vlorës që të bëjnë një raport për të gjithë ata që kanë në punë për të parë se përputhjen e arsimimit të tyre me profilin e punës.

  • Vuçiç: Marrëveshje 200-vjeçare
    për paqe me Shqiptarët

    Presidenti Vuçic, ka folur për çështjen e Kosovës, gjatë intervistës për Associated Press. Vuçiç është shprehur se Kosova, është pengesa më e madhe e Serbisë në procesin integrues në BE.

  • Rama: Drejtorët e Arsimit nuk do
    emërojnë mësues, e bën portali

    Kryeministri Rama në dëgjesën me prindërit në Vlorë foli për mësuesit duke thënë se ka ikur koha kur ata hiqeshin me urdhër ministrie, ndërsa shtoi se tashmë emërimi i tyre nuk do të bëhet më nga Drejtorët e Zyrave Arsimore, por nga portali “Mësues për Shqipërinë”. 

  • Vlorë, Rama: S'do ketë burime
    të infektuara në administratë

    Vijon në Vlorë në ditën e dytë mbledhja e qeverisë. Në takim marrin pjesë dhe drejtues të administratës qendrore në Qarkun e Vlorës. Gjatë fjalës së tij Rama pohoi se ende qytetarëve u kërkohen certifikata, edhe pse certifikatat janë hequr nga përdorimi me vendim qeverie disa ditë më parë. Kreu i qeverisë paralajmëroi reformë edhe në administratën shtetërore të qarkut të Vlorës.  VIDEO

  • Zhbllokohen tenderat pas 
    ​largimit të ministrave të PD-LSI

    Një muaj pas largimit të ministrave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, qeveria ‘Rama 2’ ka vendosur të zhbllokojë procedurat tenderuese. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shfuqizojë një vendim të datës 5.7.2017, i cili pezullonte procedurat e prokurimit. 

  • Hungaria: BE të caktojë datë 
    ​për pranimin e Shqipërisë

    Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të caktojë para përfundimit të vitit një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

  • Ekskluzive,prokuroria kërkoi 
    lirimin për pronarët e drogës

    Thellohet skandali, prokuroria e Vlorës ka kërkuar nga gjykata hetim në gjendje të lirë me masën "detyrim paraqitje" për dy nga të dyshuarit kryesorë si pronarë të tonelateve më kanabis, u liruan dy ditë pas arrestimit.
    VIDEO

  • 'Dy policë ndalojnë' Saimir Tahirin:
    Ja çfarë thotë ish-ministri/FOTO

    Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka postuar në faqen e tij të Facebook një foto në shoqërinë e dy "policëve" të Portokallisë. 

  • Kuvendi 'Ok' ngritjes së Komisionit
    të Reformës Zgjedhore, 116 vota pro

    Me 116 vota pro Kuvendi ka votuar pas një seance maratonë të nisur që në orën 08:30 të mëngjesit të kësaj të premte, ngritjen e komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore. 

  • PS-PD konsensus për ligjin e 
    pakicave, LSI dhe Dule kundër

    Konsensus PS-PD në Kuvend për miratimin e ligjit për pakicave kombëtare. Kuvendi ka miratuar, pas 14 orësh me debate të nxehta, me 102 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim. Kundër ligjit kanë votuar disa deputetë të LSI dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Por LSI nuk ka pasur një qëndrim të unifikuar si grup parlamentar për këtë projektligj, pasi deputeti Nasip Naço ka votuar pro ligjit.

  • Ministri hungarez: BE të caktojë
    datën për aderimin e Shqipërisë

     Bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të fillojnë jo më vonë se tremujori i parë i 2018, ndërsa BE duhet gjithashtu të identifikojë qëllimet e arritshme të integrimit dhe një afat kohor në lidhje me Bosnje dhe Herzegovinën dhe Kosovën, tha Szijjarto, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Qeveria hungareze të mërkurën.

  • Gafa e Grida Dumës: Makiaveli
    ishte nga lindja e largët/VIDEO

    Gjatë fjalës së saj në Parlament, deputetja demokrate, Grida Duma ka cituar filozofin e famshëm të mesjetës Nikolo Makiaveli, por ka bërë një gafë të madhe duke i ngatërruar origjinën.  VIDEO

  • Rama, Basha, Balla politikë në
    Parlament me foto kriminelësh 

    Opozita dhe maxhoranca qeverisëse janë përfshirë në një spirale akuzash të ndërsjellta përmes fotove ku si kryeministri Edi Rama po ashtu edhe kreu opozitës Basha, kanë pozuar me persona me precedentë penal jashtë dhe brënda Shqipërisë. I pari që celi serinë e re të publikimin të fotove ishte kreu PDs Lulzim Basha u cili nga foltorja parlamentit, tha se ekzistojnë fotografi të deputetëve socialiste me persona të dënuar.  VIDEO 

  • Rama batuta në Vlorë: Si i bërë
    fëmijët me një goditje apo me ...

    Kryeministri i Rama po zhvillon një dëgjesë publike për buxhetin me banorët e Vlorës dhe nuk i ka kursyer batutat me një ish-ushtarak, i cili kërkoi që rruga e re të kalonte pranë lagjes së tij. VIDEO

  • Tjetër kryebashkiak i PD në 
    takimin me Ramën për buxhetin

    Pas kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj nga radhët e PD i cili iu bashkua dëgjesës publike të Edi Ramës për buxhetin 2018, një tjetër bashkiak i demokratëve ka marrë pjesë në takimin e Ramës, këtë herë në Vlorë.  VIDEO

  • Rama: Brenda 4 viteve ngrihet
    avioni i parë nga Vlora

    Kryeministri Edi Rama vijon në qytetin e Vlorës bashkëbisedimin me qytetarët dhe autoritetet vendore për projektbuxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Rama u shpreh se viti i ardhshëm do ketë në fokus zhvillimin e turizimit dhe bujqësisë si dhe çuarja përpara e investimeve në infrastrukturë. Sfidë, tha Rama, mbetet përfundimi i ndërtimit të aeroportit të Vlorës dhe ngritja e avionit të parë brenda 4 viteve VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv