Politikë

  • Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka reaguar ashpër ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, në lidhje me takimin e këtij të fundit me përfaqësues të biznesit të vogël, një ditë më parë në Kamëz. Braçe akuzon Bashën se po iu shërben oligarkëve që kanë kapur ekonominë dhe nuk po mbron të vegjlit. 
  • Denoncimi i Bashës, policia Fier:
    Pengmarrja s’u fsheh, ja e vërteta

    Drejtoria e Policisë së Fierit ka reaguar pas denoncimit të Bashës për fshehje të një pengmarrje pak ditë më parë.  Policia deklaron se pengmarrja nuk është fshehur, madje është pasqyruar ngjarja dhe autorët janë në kërkim pas denoncimit të 20-vjeçarit me inicialet F.L.

  • Viti akademik, zv/ kryeministrja nga
    Shkodra: I di problemet e studentëve 

    Zv/ Kryeministrja Senida Mesi në nisje të vitit akademik në Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’ ka deklaruar se qeveria do të krijojë kushte bashkëkohore për studentët. VIDEO

  • Bujqësori, Rama: Konsulencat i kemi
    këtu, mirëpresim idetë e studentëve

    Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Rama u shpreh se ka nisur procesi i transformimit për ta kthyer në një qendër ekselence për ta bërë bazë prodhuese, ndërsa i ka të gjitha mundësitë që të bëhet konsulente e qeverisë.

  • Viti akademik, Rama: Reforma
    në arsim do të japë rezultate

    Në nisje të vitit të ri akademik, kryeministri Edi Rama nga Universiteti Bujqësor i Tiranës pas urimeve për studentët, deklaroi se do të ketë një proces ndërveprimi intensiv mes Universitetit dhe qeverisë. Kryeministri deklaroi se kapitulli i ri i reformës në arsim do të fillojë të japë rezultate dhe produkte konkrete. Sipas tij reforma ka dhënë zgjidhje problemit të parë, të hyrjes në universitet sipas meritës. VIDEO

  • Fitorja e së djathtës në Austri,
    Basha:Kurz mbështet Shqipërinë

    Të djathtët e Partisë Popullore fituan zgjedhjet parlamentare në Austri. Kryeministër ri i vendit do jetë 31-vjeçari, Sebastian Kurz, ish-ministër i Jashtëm.

  • Maqedoni, ja 14 komunat ku 
    fituan shqiptarët, kryeson BDI

    Nga 80 komuna të Maqedonisë, shqiptarët kryesojnë në 14 prej tyre. Komuna e Tetovës, Çairit, Gostivarit, Kërccovës, Strugës, Dibrës, Sarajit, Haraçinës, Likovës, Tearcës, Vrapçishtës, Studeniçanit, Zhelinës dhe Bervenicës do kenë kryetar nga radhët e shqiptarëve. 

  • Fjalët e para të Ziadin Selës pas
    fitores, e pabesueshme çfarë thotë

    “Aleanca për Shqiptarët” me kryetar Ziadin Sela ka ‘blinduar’ Strugën, duke marrë shumicën e votave. Në zgjedhjet lokale të zhvilluara sot në Maqedoni, Sela është drejt fitores në Strugë. Në fjalët e tij të para, teksa shqiptarët kanë nisur festën në Strugë, Sela tha se do të fitojë edhe në raundin e dytë, pasi sipas tij, ky është vullneti i popullit dhe nuk mund ta ndalë njeri.

  • Patozi paralajmëron demokratët:
    Merreni me qetësi se do nxehet ...!

    Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha. I njohur si një ndër kritikët më të ashpër të Bashës, pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku PD doli me një rezultat katastrofik, Patozi vijon të sulmojë ashpër kryedemokratin.Patozi iu bën thirrje demokratëve ta marrin me qetësi, kur kritikojnë kryeministrin Edi Rama, pasi tani do të nxehet Monika.
     

  • Lajm i madh nga Struga,shqiptarët
    nisin festën, ja kush fiton

    Vijon numërimi i votave në Maqedoni, ku disa kandidatë kanë filluar festën, duke konfirmuar dhe fitoren e tyre. Festa ka filluar dhe në Strugë, ku kandidati për kryetar, Ziadin Sela, është në epërsi ndaj kundërshtarëve të tij. Lajmi është bërë i ditur nga “Aleanca për Shqiptarët”, të cilët përcjellin nga Struga mesazhin e fitores.

  • Maqedoni,rezultatet e para,
    triumfojnë shqiptarët

    Maqedonia zhvilloi ditën e sotme zgjedhjet lokale, ku qytetarë të shumtë iu drejtuan kutive të votimit në mbarë vendin, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes, kur u njoftua dhe mbyllja e procesit të votimit. Tashmë, ka nisur numërimi i votave, ku nga rezultatet e para në Tetovë është shumë para me vota kandidatja Teuta Arifi, ndërsa në Kërçovë është kandidati shqiptari i BDI, i cili ka arritur të marrë vota dhe në fshatrat maqedonase, duke lënë pas kundërshtarin maqedonas.

  • Maqedoni,zëdhënësja e KQZ për
    Report Tv:Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje

    Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Maqedoni, Arjeta Xhemali, ka folur për Report Tv në lidhje me zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e sotme në vendin fqinj. Në një lidhje direkte për Report Tv, Xhemali tha se deri tani nuk është paraqitur ndonjë parregullsi, ndërsa është mbyllur procesi i votimit në orën 19:00. Në lidhje me pjesëmarrjen në votime, zëdhënësja e KQZ tha se këto zgjedhje kanë shënuar një rënie të pjesëmarrjes në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013, sidomos në komunat shqiptare.

  • Basha i merr 'qytetarin dixhital'
    Berishës, denoncon pengmarrje

    Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vendosur në veprim ‘qytetarin dixhital’ të ish-kryeministrit Sali Berisha duke bërë një denoncim për pengmarrje. Basha deklaron se një efektiv policie nga qyteti i Fierit i ka shkruar se Renato Çami mori peng për tre ditë një person, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë.

  • Rama: Luftë grupeve kriminale
    me agjentët e SHBA-ve e BE-së

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar “të fortët” e vendit, që sipas tij, janë mësuar prej vitesh të lëvizin të lirshëm. Në “komunikimin javor’, Rama tha se do të vihen para drejtësisë të gjithë kriminelët, duke sekuestruar asetet kriminale të përfituara prej tyre  VIDEO

  • Kërcënimi i Greqisë, PDIU: Jemi
    në një moment të rrezikshëm

    Pas deklarata të Presidentit dhe Ministrisë së Jashtme të Greqisë për ligjin e minoritetit që kaloi në Kuvend dhe shqetësimit të banorëve në Himarë për banesat që do të prishen si rrjedhojë e shëtitores që do të ndërtohet ka reaguar ish-deputetja e PDIU, Doda.

  • Minoriteti, Greqia: Shqipëria
    po vazhdon regjimin e Hoxhës

    Presidenti grek Prokopis Pavlopulos dhe ministri i Jashtëm kanë kërcënuar Shqipërinë për rrugën e integrimit në BE, pasi sipas tyre nuk po respektohet minoriteti. Pas votimit të ligjit për minoritetin në Kuvend, Ministria e Jashtme Greke deklaron se ligji përbën një hap pas për minoritetin më të madh. 

  • TVSH te biznesi i vogël,Basha nis
    takimet:Do luftojmë këtë çmenduri

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi sot përfaqësues të biznesit të vogël lidhur me projektin e qeverisë Rama për përfshirjen e tyre në skemën e pagesës së TVSH. Tregtarët e vegjël me biznes kryesisht familjar, në zonën e Paskuqanit, thanë se futja e tyre në skemën e TVSH do të sjellë kosto shtesë për ta, rritje çmimesh, dhe pamundësi për të mbajtur akti​vitetin, pasi edhe me çmimet aktuale ata mezi ia dalin të mbyllin muajin.  VIDEO

  • Vlorë, ministri Ditmir Bushati 
    bashkëbisedim me maturantë

    Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vlorës, ku mori pjesë në mbledhjen e qeverisë, ka zhvilluar edhe një takim me maturantë të shkollës “Halim Xhelo”.  FOTO

  • Vlorë, ministrja Xhaçka: Ja ku të
    drejtoheni për problemet që keni

    Rruga e dëmtuar, mungesa e ujit të pijshëm apo shpronësimet janë çështje që shqetësojnë jo pak familjet e fshatit Bestrovë e Vogël, pak kilometra larg Vlorës.

  • Presidenti grek kërcënon: Me pakicat
    Tirana po dëmton rrugën drejt BE

    Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka kërcënuar Shqipërinë duke i kërkuar që të respektojë të drejtat e minoritetit, referuar protestave për pronat në Himarë. Ai theksoi se me Shqipërinë duam të kemi marrëdhënie të mira, por e cilësoi sjelljen e Tiranës si aventurizëm ndërkombëtar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv