Shëndeti
-
Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bëri thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit për vaksinimin kundër HPV për mbrojtjen e vajzave ndaj Virusit të Papilomës Humane. Nga Qendrën Shëndetësore nr.10 në Tiranë, ku pa nga afër procesin e vaksinimit kundër HPV të vajzave 13-vjeçare, Manastirliu tha se 15 mijë vajza në vit përfitojnë nga kjo vaksinë falas.
4 Shkurt 2023, 13:25 -
Gjatë dimrit rriten urgjencat në kardiologji, mjeku: I ftohti ngushton enët e gjakut, sjell komplikacione
3 Shkurt 2023, 18:42Urgjencat kardiovaskulare janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të dimrit si pasojë e temperaturave të ulëta. Në një intervistë për Report Tv mjeku kardiolog Taulant Gishto thotë se mes të prekurve ka dhe mosha të reja, përdorues të rregullt të lëndëve narkotike, alkoolit e duhanit.
-
Virozat e stinës, fluks në spitalin e Gjirokastrës, mjeku: Janë dyfishuar vizitat, gripi më agresiv se vitet e tjera
2 Shkurt 2023, 09:18Spitali rajonal i Gjirokastrës po përballet me fluks të shtuar vizitash si pasojë e gripit dhe virozave që kanë përfshirë mbarë vendin. Sipas mjekut Rovin Laro, këtë vit gripi stinor ka shfaqur simptoma më të rënda se vitet e kaluara.
-
Zgjerohet flota e autoambulancave, Rama: Nga grumbull ‘karrocash’ teneqeje dhe telefonash që nuk përgjigjeshin, Urgjenca Kombëtare kthehet në repart ekselence
1 Shkurt 2023, 14:42Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Urgjencën Kombëtare si “repart ekspelencë të shërbimit shëndetësor shqiptar” pasi flotës së shërbimit i janë shtuar 8 autoambulanca të reja.
-
Virozat e stinës dhe gripi, fluks në Qendrat Shëndetësore të Vlorës! Mjeku: Preken rrugët e frymëmarrjes! Kryejmë deri në 60 vizita në ditë
31 Janar 2023, 17:46Fundi i janarit shënon kulmin e infektimit nga virozat stinore dhe gripi. Situata pritet të mbetet e rënduar deri në mesin e shkurtit. Ndjekim vëzhgimin e Report Tv në qendrat shëndetësore të Vlorës, aty ku ka një fluks të shtuar të vizitave.
-
Spitali Rajonal i Vlorës me shërbime të fuqizuara dhe të modernizuara për qytetarët, Ministrja e Shëndetësisë: Urgjenca e re gati para sezonit turistik
31 Janar 2023, 16:37Spitali Rajonal i Vlorës ofron tashmë shërbim të modernizuar me teknologji të nivelit të lartë të Dispanserisë dhe Farmacisë, falë investimeve të bëra nga buxheti i shtetit për rehabilitimin e plotë të këtyre mjediseve, ndërkohë që është në zbatim e sipër një tjetër projekt ambicioz, ai i fuqizimit dhe modernizimit të shërbimit të urgjencës që synon të vendosë një standard bashkëkohor për qytetarët
-
Gërhisni natën? Specialisti Ylli Merja tregon sekretet e një nate për gjumë të qetë dhe zero gërhitje. Ja cili është trajtimi ideal përmes bimëve mjekësore
30 Janar 2023, 13:39Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, u ndal në problemet që shkakton gërhitja, jo vetëm në aspektin psikologjik të çifteve por dhe në atë shëndetësor.
-
Cilat janë ushqimet që rrisin humorin?
29 Janar 2023, 21:50Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth por e ka një zgjidhje
-
Report Tv në qendrën shëndetësore në Kombinat, ka shërbim pediatrik 24 orë! Mjekja: Kemi 10 vizita në natë! Simptomat janë gjendje virale dhe temperaturë deri në 39 gradë celsius
28 Janar 2023, 17:57Në qendrat shëndetësore 24-orëshe, fluksi i shtuar i pacientëve me viroza e grip është i pranishëm edhe gjatë natës. Mjekja pediatre e qendrës në Kombinat thotë se shërbimi i ofruar përfshin vetëm një ekzaminim fillestar të të vegjëlve dhe raste me komplikacione nisen drejt QSUT-së.
-
Prej 1 muaji, psikologë edhe në 50 qendra shëndetësore! Psikologia Xhika: Ankthi e mbyllja në vetvete, problemet më të shpeshta! Referimi bëhet nga mjeku i familjes e pediatri
27 Janar 2023, 09:5750 qendra shëndetësore kanë nisur dhënien e shërbimit të psikologut për të gjitha grupmoshat. Ankthi, luhatja e humorit apo mbyllja në vetvete, kanë qenë disa nga problemet për të cilat qytetarët kanë kërkuar ndihmë gjatë këtij muaji të parë, ndërsa referimi bëhet nga mjeku i familjes dhe pediatri.
-
Mjeku Senad Halluni në krye Spitalit të Shkodrës, merr postin e titullarit
25 Janar 2023, 16:19Senad Halluni, është emëruar drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës. Mjeku i njohur ka pranuar propozimin që i është bërë nga Ministria e Shëndetësisë, duke marrë këtë pozicion të rëndësishëm për banorët jo vetëm të Shkodrës por të gjithë veriut të vendit.
-
Neurokirurgjia në QSUT në ‘pikë të hallit’, pa staf, ilaçe e protokoll mjekësor! Në mbrëmje 1 infermier, në reanimacion vetëm 2! Neuroanestezisti: Kirurgët ikin se shteti s’i mbron
23 Janar 2023, 17:38Spitali i neurokirurgjisë në QSUT realizon ndërhyrje të vështira, në mungesë të punonjësve të nevojshëm. Në mbrëmje në pavijone shërben vetëm një infermier, duke mos u ardhur dot në ndihmë pacientëve. Problem mbetet mungesa e medikamenteve dhe e protokollit mjekësor.
-
‘Mbretëresha e bimëve’, specialisti Ylli Merja në Report TV: Mos iu ndani hithrës, ja çfarë mund të përfitoni prej saj
23 Janar 2023, 13:48Në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti I bimëve mjeksorë këshilloi përdorimin e kësaj bime për këto benefite.
-
Mjeku Tanka: Vaksinimi, masa për t’u mbrojtur nga rastet e rënda të gripit! Mos përdorni antibiotikë nëse keni kollë pa temperaturë, të merren me sugjerimin e mjekut
23 Janar 2023, 12:16Situata e virozave të stinës vijon të mbetet e ngarkuar në qendrat shëndetësore. Nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv mjeku pneumolog Arben Tanka, tha se javën e kaluar u shënua edhe piku i qytetarëve që kanë kërkuar asistencë në urgjencë për ndihmë mjekësore
-
Fluks në qendrat shëndetësore, mjeku: Qarkullojnë disa lloj variantesh të virozave! 3 ditët e para të sëmundjes kalojini në shtëpi, pini lëngje e vitaminë C
20 Janar 2023, 16:38Situata e virozave të stinës vijon të mbetet e ngarkuar në qendrat shëndetësore. Mjekët thonë se më të rrezikuar janë personat me sëmundje kronike dhe ata me pasoja nga COVID, ndërsa të prekur nga gripi, virozat dhe RSV janë pothuaj të gjitha grupmoshat.
-
Rastet e shumta të qytetarëve të infektuar me grip, epidemiologia e ISHP: Shmangni spitalet! Janë viroza normale, nuk duhen trajtuar me antibiotikë
19 Janar 2023, 12:02Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Gentiana Qirjako ka bërë thirrje që qytetarët të mos paraqiten menjëherë në spital për çdo simptomë të gripit, duke shtuar se bëhet fjalë për viroza të cilat janë normale për sezonin ku ndodhemi.
-
Fluks pacientësh me meningjit në Infektiv! Mjeku: prekin cipën e trurit, çojnë deri në vdekje! Si ta dallojmë nga gripi
18 Janar 2023, 18:55Spitali infektiv është në alarm për shkak të rritjes së rasteve me meningjit e encefalit. Këto dy sëmundje që prekin cipën mbrojtëse të trurit i karakterizon humbja e vetëdijes dhe pasojat mund të jenë deri në fatalitete. Mjeku infeksionist Edmond Puca jep këshilla se si mund të parandalohen këto sëmundje.
-
Gripi/ Mbi 450 pacientë në javë, në urgjencën e Vlorës! Bashllari: Piku i infektimeve gjatë janarit dhe në shkurt
17 Janar 2023, 15:45Fluksi i pacientëve që paraqiten në urgjencën e Vlorës ka pësuar rritje të ndjeshme këtë fillimvit. Vetëm në një javë, numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë, kryesisht për problem respiratore, i kalon 450
-
Gjinekologia Mimoza Keta në ‘Rreze Dielli’: Nga rënia e flokëve tek çrregullimi i ciklit menstrual, ja shenjat që vuani nga vezoret policistike
17 Janar 2023, 15:10Sindromi i vezoreve policistike është një ndër problematikat që prek vajzat dhe grate në moshë aktive riprodhuese.
-
Vitamina C 500 me Zink dhe D3 direkt, mrekullia e provuar dhe mbrojtja më e mire e imunitetit
16 Janar 2023, 16:45Javët e fundit numri i të prekurve nga gripi dhe virozat në Shqipëri është shumëfishuar e paralelisht edhe numri i të shtruarve në spitale.