Shëndeti
-
Nëse nuk keni një partner, duke lexuar këtë artikull mund të kuptoni “shenjat” që ju ‘nxjerrin zbuluar’ se trupi juaj ka nevojë për të pasur raport intim.
7 Dhjetor 2022, 21:44 -
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21Komisioni i Ligjeve ka miratuar aktin normativ për disa ndryshime të marrëveshjes ‘Pfizer’. Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u shpreh skeptik për miratimin e aktit normativ ku nënvizoi se nuk ishte nevoja që të miratohej me emergjencë, kjo pasi është kërkesë e kompanisë Pfizer dhe jo e nga ana jonë
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Shikoni ngjyrën e gjuhës tuaj dhe kuptoni se nga çfarë problemesh shëndetësore vuani
5 Dhjetor 2022, 12:59Gjuha në trupin tonë është sinjalizuese e një sërë sëmundjesh që mund të fshihen në trupin tonë.
-
Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuara, Manastirliu: Tani fëmijët do trajtohen me metodën ABA
3 Dhjetor 2022, 12:07Ogerta Manastirliu bëri me dije se do të ketë investime të reja dhe terapi për fëmijët e spektrit autik. Nga vizita që bëri në Qendrën Kombëtare Rehabilituese dhe Trajtuese të Fëmijëve , Ministrja e Shëndetësie dhe Mbrojtjes Sociale ka thënë se në këtë qendër është bërë e mundur aplikimi i terapive ABA, terapia që ndihmon në zhvillimin e fëmijëve të spektrit autik.
-
1 në 10 fëmijë në Shqipëri të prekur nga lia e dhenve! Mjekja: Bie vaksinimi për fëmijët 1 vjeç, prindërit ende frikë se shkakton autizmin
2 Dhjetor 2022, 16:031 në 10 fëmijë në vendin tonë janë prekur nga lia e dhenve. Për të frenuar përhapjen më tej të sëmundjes ngjitëse, mjekët u bëjnë apel prindërve që të mos i çojnë në çerdhe apo kopshte kur ka fëmijë të prekur. Shqetësuese mbetet dhe tendenca për t’iu shmangur vaksinës së fruthit tek fëmijët 1 vjeç.
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:2617 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 nga 395 testime të kryera në të gjithë vendin, ndërsa 6 persona janë shëruar. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
-
Situata Covid-19 në vend! 5 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
30 Nëntor 2022, 18:00Janë kryer 99 testime në të gjithë vendin, nga të cilat vetëm 5 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
-
Epokë e re në trajtimin e Alzhaimer, zbulohet ilaçi i rëndësishëm për sfidën e shekullit
30 Nëntor 2022, 08:41Shkencëtarët e kanë konsideruar si tejet të rëndësishëm zbulimin e një ilaçi që ngadalëson shkatërrimin e trurit nga sëmundja e njohur si Alzheimer, forma më e shpeshtë e harresës. Megjithatë, ilaçi Lecanemab ka efekt të vogël dhe ndikimi i tij në përditshmërinë e njerëzve të prekur nga kjo sëmundje është duke u diskutuar.
-
6 të infektuar nga 381 testime të kryera! Asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit
26 Nëntor 2022, 18:06Vetëm 6 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 381 testime të kryera në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar dhe 14 persona përgjatë 24 orëve të fundit. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.
-
Ulja e temperaturave sjell shtimin e virozave të stinës! 30 vizita në ditë në qendrën shëndetësore në Tiranë, dominojnë problemet respiratore
26 Nëntor 2022, 17:36Ndryshimi i temperaturave është shoqëruar me shtimin e virozave, sidomos tek të moshuarit e të sëmurët kronikë. Vetëm në qendrën shëndetësore 6 në Tiranë, kryhen rreth 30 vizita në ditë ku sipas mjekëve mbizotërojnë infeksionet respiratore.
-
Shpërthejnë virozat, në pediatri s’ka më shtretër bosh! Mjekja: Klinikë të rëndë shfaqin moshat parashkollore! Një virus i rrezikshëm po prek foshnjat 0-6 muajshe
25 Nëntor 2022, 17:09Me uljen e menjëhershme të temperaturave në vend po qarkullojnë një sërë virozash që po prekin në masë sidomos moshat pediatrike. Në një intervistë për Report Tv shefja e pediatrisë infektive Gjeorgjina Kuli thotë se janë ezauruar të gjithë shtretërit, ndërsa një virus i rrezikshëm po kërcënon foshnjat 0-6 muajshe
-
Studimi i fundit: Alternativat me risk të reduktuar mundësojnë përmirësimin e shëndetit të zemrës
25 Nëntor 2022, 09:00Kalimi tek cigaret elektrike dhe pajisjet me ngrohje ulin dukshëm rrezikun e sëmundjeve të lidhura me tymosjen
-
Gllënka të vogla gjatë apo gllënka të mëdha pas? Zbulohet mënyra më e mirë për të pirë ujë kur stërviteni
23 Nëntor 2022, 21:02Kur bëhet fjalë për stërvitje ose vrap, ka disa gjëra thelbësore për fitnesin, këpucë të mira dhe shumë ujë. Shpesh na thuhet se sa e rëndësishme është kjo e fundit, për t'u siguruar që po zëvendësojmë lëngjet e humbura nga djersa. Por cila është mënyra më e mirë për të pirë ujë gjatë stërvitjes?
-
Asnjë humbje jete dhe 11 persona të infektuar në të gjithë vendin! Situata Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
23 Nëntor 2022, 17:29Janë kryer 464 testime në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit nga të cilat vetëm 11 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
-
Situata Covid-19 në vend! Vetëm 1 person i infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
21 Nëntor 2022, 17:38Janë kryer 66 testime nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid-19 vetëm 1 person, nga Pogradeci. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
-
Efektet 'magjike' të hudhrës, specialisti Ylli Merja në Report Tv: E pasur me vitaminë C, forcon imunitetin
21 Nëntor 2022, 11:23Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe shëndeti”, mjeku popullor Ylli Merja tregoi se si veprojnë përbërësit e hudhrës në organizëm:
-
Asnjë humbje jete dhe 10 raste të reja nga 309 testime të kryera! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit
20 Nëntor 2022, 18:06Në 24 orët e fundit janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 10 persona.
-
Nëntori muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e prostatës, sëmundja 'e heshtur' tek meshkujt! Mjeku urolog për Report Tv: ‘Arma’ më e fortë, kontrollet periodike
19 Nëntor 2022, 14:42Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit të burrave për kancerin e prostatës, por fushatat sensibilizuese mungojnë në krahasim me tetorin që i kushtohet kancerit të gjirit tek gratë. Shenjat e para për të kuptuar sëmundjen mungojnë, ndaj mjekët apelojnë të bëhen kontrolle.
-
700 mijë doza përforcuese të vaksinës anti-Covid, Ministrja e Shëndetësisë: Vaksinim i kombinuar në çdo qendër shëndetësore
19 Nëntor 2022, 10:41Vaksinat e adaptuara për Shqipërinë, falë marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer, kanë filluar me aplikimin tek të gjitha moshat, në çdo qendër shëndetësore
-
Ministria e Shëndetësisë: 1 mijë vajza të vaksinuara kundër HPV vetëm në pak ditë
18 Nëntor 2022, 11:42Më shumë se një mijë vajza të moshës 13-vjeçare janë vaksinuar në vetëm pak ditë nga nisja e fushatës së vaksinimit kundër virusit të papilomës humane.