Shëndeti
-
Në të gjithë vendin janë 6,694 raste aktive me COVID ndërsa 594 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,378 që nga fillimi i epidemisë. Sa i përket infektimeve, Tirana kryeson për numrin e rasteve ndërsa pasohet nga Fieri, Vlora e Saranda.
1 Dhjetor 2021, 17:22 -
Varianti i ri Omicron, Ministria e Shëndetësisë apelon për t’u vaksinuar: Në gatishmëri të shtuar, rishikimi i masave në varësi të situatës
1 Dhjetor 2021, 14:42Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga qendra e vaksinimit të përqendruar në stadiumin “Air Albania” tha se të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë janë të shqetësuara sa i përket përhapjes së variantit Omicron në disa vende, teksa bëri thirrje për vaksinimin kundër Covid-19.
-
Dita Botërore kundër HIV/AIDS, 1500 persona të infektuar në Shqipëri, vetëm këtë vit 91 raste të reja! Më të prekur, meshkujt
1 Dhjetor 2021, 08:17Raportohet se që nga viti 1993, në Shqipëri janë regjistruar 1500 persona të prekur nga HIV-AIDS. Vetëm këtë vit janë regjistruar 91 raste, nga 81 raste që ishin vitin e kaluar. Meshkujt vijojnë të përbëjnë përqindjen më të madhe të rasteve të prekura.
-
Problemet e shëndetit mendor në Shqipëri, ekspertët: Shërbimet nuk ofrohen në mënyrë të barabartë, ka mangësi në burime njerëzore
1 Dhjetor 2021, 07:33Në Shqipëri problemet e shëndetit mendor po trajtohen me përparësi nga specialistë të fushës dhe aktivistë që mbrojnë të drejtat e njeriut. Ekspertët mendojnë se ka mangësi në burime njerëzore dhe se shërbimet nuk ofrohen në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e vendit.
-
BioNTech: Vaksina Pfizer ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje të fortë ndaj rasteve të rënda nga Omicron
30 Nëntor 2021, 19:23Gjatë dy javëve të ardhshme do të përfundojnë testet laboratorike për të analizuar gjakun e njerëzve që kishin dy ose tre doza të vaksinës Comirnaty të BioNTech-ut për të parë nëse antitrupat e gjetur në gjak çaktivizojnë Omicronin, duke hedhur dritë mbi mundësinë nëse do të nevojiten vaksina të reja.
-
195 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 7,065 raste aktive me COVID
30 Nëntor 2021, 18:35Krahasuar me një ditë më parë, kemi të njëjtin numër infektimesh por një viktimë më shumë. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 169 pacientë ndërsa 15 prej tyre janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 7,065 raste aktive me COVID.
-
Rreziku nga varianti i ri Omicron, Ministrja e Shëndetësisë nē Asamblenë e OBSH: Mundësi historike për t’u bashkuar në emër të mbrojtjes së brezave të ardhshëm
30 Nëntor 2021, 12:07Ministrja e Shëndetësisë theksoi se përpjekjet e përbashkëta drejt Traktatit Ndërkombëtar për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemisë është një hap përpara drejt një mbrojtjeje më të fuqishme dhe më të shpejtë kolektive
-
'Duhet t'i kushtojmë rëndësi të veçantë', ushqimet e pasigurta bëjnë bashkë në Durrës vendet e Ballkanit Perëndimor
29 Nëntor 2021, 19:36Sfidat aktuale me të cilat përballet prodhimi, tregtia dhe konsumi i sigurt i ushqimit kërkojnë një përgjigje më efikase ndaj incidenteve të sigurisë ushqimore, për t'iu përshtatur më mirë kërkesave dhe nevojave me të cilat ndeshen sot shtetet. Është jetike pasi, kur bëhet fjalë për konsumatorin, e vetmja gjë që ka rëndësi është që ushqimi që konsumojmë të jetë i sigurt dhe i ushqyeshëm.
-
195 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 18 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 7431 raste aktive me COVID
29 Nëntor 2021, 18:26Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve dhe viktimave, pasi dje u regjistruan 418 raste dhe 4 të vdekur. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët që të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
-
Varianti i ri i COVID, BioNTech nis punën për përshtatjen e një vaksine për këtë mutacion
29 Nëntor 2021, 17:28Kompania farmaceutike BioNTech tha të hënën se ka filluar punën për një vaksinë të përshtatur për variantin e ri të koronavirusit Omicron, që po përhapet me të madhe në vende të ndryshme të botës.
-
Historia e veçantë/ I paralizuar prej 4 vitesh, ish-kampioni ngrihet në këmbë falë kurës së Ylli Merjes: ‘Kjo është një ëndërr, një dhuratë që ma jep zoti dhe doktor Ylli’
29 Nëntor 2021, 14:07Një operacion i rëndë do të bëntë që z. Tahir Vola të mbetej i paralizuar për më shumë se katër vite.
-
Njihuni me bimën ‘magjike’ që kuron çdo paralizë. Mjeku popullor Ylli Merja: Kujdes! Nuk mund të përdoret më shumë se një muaj, ja arsyeja
29 Nëntor 2021, 13:30Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ mjeku popullor Ylli Merja tregoi mënyrat se si mund të rehabilitohemi pas operacioneve dhe paralizave të ndryshme përmes bimëve medicinale.
-
Varianti i ri Omicron i COVID, debati në Report Tv! Alimehmeti: Aktualisht s'kemi pse shqetësohemi, më i butë se Delta! Dollenberg: Ka virulencën e lartë, por jo vdekshmërinë
29 Nëntor 2021, 13:51Në debatin në Report Tv, epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se varianti Omicron nuk i plotëson kushtet 'për të qenë shqetësuese' siç e ka shpallur OBSH dhe për këtë ai thotë se Organizata Botërore e Shëndetësisë është treguar 'minimalisht naive'. Ndërsa mjekja shqiptare Aurora Dollenberg tha se ajo që është kuptuar deri tani është se ka infektueshmëri të lartë por jo vdekshmëri të lartë.
-
Çfarë dimë dhe çfarë jo, mbi variantin e ri të Covid-it
29 Nëntor 2021, 09:58Shkencëtarët e Afrikës së Jugut identifikuan një variant të ri të koronavirusit që thonë se është bërë shkak për një rritje së fundmi të numrit të infeksioneve. Mbetet ende e paqartë se ku u shfaq për herë të parë varianti i ri, por ditët e fundit shkencëtarët në Afrikën e Jugut paralajmëruan Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe tashmë infeksioni po ndeshet tek udhëtarët që mbërrijnë në disa vende, nga Australia, në Izrael e Holandë.
-
COVID-19/ Regjistrohen 418 raste të reja dhe 4 viktima në vend! 150 të shtruar në spitale, 16 në gjendje të rëndë
28 Nëntor 2021, 17:38Ka shkuar në 418 numri i të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit ndërsa 4 pacientë kanë humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se aktualisht 152 pacientë janë duke marrë trajtim në spitale prej të cilëve 16 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
-
Varianti i ri i COVID, mjeku Alimehmeti: Shumë zhurmë për asgjë, shkakton simptoma të lehta
28 Nëntor 2021, 16:37Mutacioni më i fundit i COVID, Omicron ka detyruar shumë vende europiane të ashpërsojnë rregullat anti-COVID, por në vendin tonë nuk ka akoma ndryshime në masat aktuale. Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se sipas të dhënave të deritanishme ky variant i zbuluar në Afrikën e Jugut shkakton simptoma të lehta
-
Koronavirusi/ 405 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 7,459 raste aktive me COVID
27 Nëntor 2021, 17:48Mësohet se në të gjithë vendin janë 7,459 raste aktive me COVID, ndërsa 548 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë.
-
Variantet e reja të COVID-19, ministrja e Shëndetësisë apel për vaksinim: Mos neglizhoni dozën e tretë
27 Nëntor 2021, 12:30Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë sërish thirrje për vaksinimin, në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rritur alertin për variantet e reja të COVID-19. Gjatë një inspektimi në qendrën shëndetësore të Vorës, Manastriliu iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e neglizhojnë dozën e tretë anti-COVID.
-
FDA: Ilaçi i Merck-ut për COVID i efektshëm, ekspertët do të shqyrtojnë sigurinë
26 Nëntor 2021, 18:59Shkencëtarët e FDA-së thanë se analiza e tyre identifikoi disa rreziqe të mundshme, duke përfshirë toksicitetin e mundshëm dhe defekte në lindje. Duke pasur parasysh këto rreziqe, FDA-ja do të kërkojë mendimin e këshilltarëve të saj nëse ilaçi nuk duhet të jepet gjatë shtatzënisë, ose nëse mund të vihet në dispozicion në raste të caktuara.
-
Rriten viktimat nga COVID në vend, 9 humbje jete në 24 orë dhe 440 infektime! 150 të shtruar në spitale, 18 në gjendje të rëndë
26 Nëntor 2021, 17:279 qytetarë kanë ndërruar jetë nga covid dhe 440 të tjerë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke shënuar një rritje krahasuar me një ditë më parë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 7,610 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.