Sociale
-
Një 85-vjeçare nga Librazhdi erdhi këtë të premte në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ për të rrëfyer pengun e jetës së saj. Duke u kthyer vite pas e ka të vështirë të kujtojë detaje, por ditën kur i shpëtoi vdekjes, pasi lindi vajzën dhe ditën kur foshnja përfundoi në shtëpinë e fëmijës Korçë nuk e harron. Anifja një 48-vjecare asokohe lind vajzën me emrin Merita Lila, në vitin 1972. Fatkeqësisht na u desh që sot t’i komunikonim lajmin e hidhur kësaj të moshuare, se vajza u nda nga kjo jetë dy muaj pas lindjes.
2 Tetor 2020, 16:59 -
13 vite nga zhdukja e fierakes, mbërrin në studion e “Pa Gjurmë” dëshmitari: Marsela Cako infiltruar nga Guardia di Finanzia jeton në Milano
1 Tetor 2020, 17:36Marsela Cako humbi gjurmët nga Genova e Italisë në vitin 2007, vit në të cilin pati dhe telefonatën e fundit me familjarët, kur u kërkoi t’i dërgonin një pasaportë të re. Korrieri që mori përsipër këtë dërgesë, një i njohur i familjes Cako, udhëtoi nga Shqipëria drejt Italisë. Ky person është dëshmitari i fundit, që pretendon se është takuar 4 herë me 41-vjecaren në Milano. Ai mbërriti në studion e ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të dhënë këtë dëshmi të rëndësishme, për vajzën nga Fieri, 13 vite pas zhdukjes së saj.
-
I mungoi dashuria e prindërve, e reja rrëfen në ’Pa Gjurmë’ jetën mes një nëne dhe dy baballarëve
30 Shtator 2020, 17:12Thuajse e rrallë historia e Dolorez Kumbullës, e cila pas 35 vitesh mësoi të vërtetën e jetës. Ajo u birësua nga cifti Kumbulla në Tiranë në vitin 1984, por u rrit në Ohër. Prindërit u divorcuan dhe nëna birësuese e mori me vete të bijën, në Maqedoninë e Veriut, pasi u martua për herë të dytë. 36-vjecarja bën publike këtë histori në emisionin ’Pa Gjurmë’, duke rrëfyer një jetë të vështirë mes një nëne dhe dy baballarëve. I ka munguar gjithnjë dashuria e prindërve, ndaj sot Dolorez është në kërkim të prindërve biologjik.
-
Studentët të pakënaqur nga tarifat e shkollimit/ 'Na i përgjysmoni, e pamundur pagesa në këtë situatë’
30 Shtator 2020, 12:32Studentët e Universitetit të Juridikut kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me pagesën e tarifës studentore per vitin akademik 2019-2020. Ata shprehen se e kanë të pamundur të paguajnë tarifën sepse familjet janë pa punë dhe kriza ka prekur edhe ekonominë e tyre.
-
Humbi këmbën 12 vjeçe, sot një infermiere e përkushtuar
29 Shtator 2020, 11:40Të rrallë janë njerëzit që i buzëqeshin jetës me të gjitha vështirësitë e saj dhe jo vetëm me suprizat e bukura që jeta na sjell. Fjoralba Lushi është pikërisht një ndër këto persona të rrallë, e cila vlerëson gjithçka të bukur, por edhe vështirësitë apo të papriturat që jeta ka rezervuar për të.
-
U gjet pas 22 vitesh, nëna rrëfen takimin e parë me të bijën: Nuk mbante mend mbiemrin, e rëndësishme që e gjeta gjallë
28 Shtator 2020, 17:03U duk e pabesueshme për familjarët, por jo vetëm edhe për publikun, kur në janar të këtij viti emisioni ’’Pa Gjurmë" në Report TV dha lajmin e shumëpritur për gjetjen e Teuta Rrahmanit, zhdukur për 22 vite.
-
Fushë Krujë/ Me dy djem të sëmurë dhe prej 10 muajsh në çadër pas tërmetit, nëna apel për ndihmë: Jetojmë në kushte të mjerueshme, më mirë të vdes, po ku të lë fëmijët
28 Shtator 2020, 16:51Pa shtëpi, dhe me dy djem të sëmurë, Flutura Zela nga fshati Mazhë e Madhe e Fushë-Krujës apelon për ndihmë. Shirat e vjeshtës e kanë vështirësuar jetesën në çadër, ku po qëndrojnë prej 10 muajsh. Report Tv ishte në këtë familje dhe përcjell zërin e tyre për ndihmë.
-
Mjekja kalon ditëlindjen në shërbim të pacientëve të prekur nga COVID
26 Shtator 2020, 14:38Mjekja Ana Luca feston ditën e sotme ditëlindjen por pavarësisht kësaj, ajo është në shërbim të pacientëve të prekur nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama e ka uruar kryeinfermieren e infektivit.
-
Surpriza për 100 vjetorin e Nezihat Stërmasit, bashkëshortes së futbollistit Selman Stërmasi! Mbretëresha e Tiranës
26 Shtator 2020, 14:02E rrethuar nga trofetë e shumtë të bashkëshortit të ndjerë, futbollistit, trajnerit dhe ish-presidentit të skuadrës KF Tirana, Nezihati mikpriti në shtëpinë e saj kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili i uroi jetë të gjatë dhe i shprehu vlerësimet më të larta, si një prej figurave ikonike të lidhura ngushtësisht me futbollin kryeqytetas, por edhe me vetë Tiranën kryeqytet.
-
Ndarja nga jeta e fotoreporterit Arben Çeli, e bija dedikim prekës: Prita ulur se mos hapje sytë
26 Shtator 2020, 10:31Silvi Çeli, vajza e Arben Çelit, i cili fotografi i njohur shqiptar u nda nga jeta 2 ditë më parë, ka bërë një postim prekës për ndarjen nga jeta e të atit.
-
Jeta e naftëtarit në godinën e një ish kantieri: Mbaj 5 frymë me bukë, shpresat i kam pasur tek uzina e Ballshit
25 Shtator 2020, 19:02Report Tv ishte në shtëpinë e një prej naftëtarëve të uzinës së Ballshit. Gjendja ekonomike e familjes së Alban Mucajt sa vjen dhe përkeqësohet. Naftëtari investoi 20 vite të jetës së tij në këtë uzinë dhe kërkon që të marrë vetëm pagat prapambetura.
-
Ngjarja në Elbasan/ Sociologu: Zanafilla te familja që s'është hiç në rregull! Policia komunitare s'funksionon, pse hesht politika?
25 Shtator 2020, 12:12Varfëria, divorci, mendjelehtësia e krijimit të një familje, njerëz dembel që nuk japin kontribut në familje janë disa nga arsyet që Tushi liston mbi motive që sjellin në krijimin e qenieve njerëzore, të cilat ai i quan " mbetje biologjike kafshërore".
-
Kryente veprime të turpshme para vajzës, arrestohet babai monstër/ Rrëfehet për 'Pa Gjurmë' nëna e 15-vjeçares
23 Shtator 2020, 17:04Një tjetër rast dhune denoncohet këtë të mërkurë në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report TV. I tillë është rasti i 45-vjecares nga qyteti i Shkodrës Shqiponja Mashi, e cila rrëfeu në studio 28 vitet e dhunës fizike dhe psikologjike, nga bashkëshorti Agroni.
-
Logopedia ngre alarmin: ‘Nuk ka përmbajtje në shqip, fëmijët nuk kanë zgjedhje për t’u argëtuar’
23 Shtator 2020, 11:16Zhvillimet teknologjike dhe përdorimi në masë i ekraneve vendos shpesh herë në pikëpyetje nëse duhet lejuar të përdoret nga fëmijët dhe sidomos ata të moshave shumë të vogla. Për prindërit duket se është kthyer në një problematikë përdorimi i tyre nga fëmijët dhe ndërkohë nuk kanë informacionin e duhur për të kuptuar se kur kalon limiti i fëmijve për të qëndruar përball ekranit të televizorit, tabletit apo telefonit. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar logopedja Auroa Lushej, e cila foli mbi ndikimin e tyre ne zhvillimin gjuhësor tek fëmijët e vegjël.
-
VoxPop të qytetarëve për Report Tv: Të rinjtë rrinë pa maska, nuk kuptojnë! Vaksina? Mund të ketë efekte anësore
22 Shtator 2020, 19:06Qytetarët kanë thënë për Report Tv opinionin e tyre në lidhje me vaksinën e COVID-19 dhe nëse situata nga koronavirusi mund të përkeqësohet duke risjellë një mbyllje të dytë për vendin.
-
Skandal në azilin e Shkodrës/ Braktiset 81-vjecari se thyen rregullat, institucionet i mbajnë pensionin
22 Shtator 2020, 17:38Kaloi murin për kontroll mjekësor përjashtohet nga azili në qytetin e Shkodrës dhe lihet në mes të katër rrugëve, i moshuari Bardhok Gegaj.
-
Reagon për ‘Pa Gjurmë’ i moshuari që u dashurua dhe rrëmbeu 15-vjecaren: Vajza është me mua dhe më lini të qetë
22 Shtator 2020, 17:24Pa kaluar 24 orë nga historia tronditëse, që Violeta Dobruna, rrëfeu në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’, në Report TV se ish-bashkëjetuesi i saj 60-vjecar u dashurua me të bijën, e më pas u zhdukën të dy, reagon Istref Avdiu, personi i akuzuar.
-
Gabimi mjekësor që verboi foshnjën 4 muajshe
22 Shtator 2020, 11:47Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar Eftali Sulaj dhe djali i saj Frenki,i cili për shkak të një gabimi mjekësor humbi shikimin kur ishte vetëm 4-muajsh. Një ngjarje e cila ka shënjuar jetën e tyre përgjithmonë, me një kalvarë vuajtjesh, me një fëmijëri të kaluar në sallat e operacionit për Frenkin e vogël por edhe nënën e tij që i është gjendur gjithmonë pranë.
-
60-vjeçari lë gruan, dashurohet me vajzën e saj/Nëna: I kapa duke u puthur në dhomë
21 Shtator 2020, 17:50Një histori e pazakontë dashurie mes një 60-vjeçari dhe një të miture 15 vjeçe, u rrëfye në emisionin ‘Pa Gjurmë‘, në Report TV, nga nëna e vajzës Violeta Dobruna. Pas një bashkëjetese prej dy vitesh me Istref Avdiun, ky i fundit zë të dashur të bijën, me të cilën është larguar që prej 29 korrikut të këtij viti.
-
Psikologia Taçi: ‘Kastrimi kimik për të kuruar pedofilinë'
21 Shtator 2020, 11:32Abuzimet seksuale tek të miturit, janë kthyer në një këmbanë alarmi për shoqërinë tonë. Besarta Taçi foli për indikatorët psikoemocional fizike,sjellor tek fëmijët e abuzuar si dhe cilat janë tiparet që zbulojnë identikitin e një personi që mund të quhet pedofil.