Sociale
-
Disa vende të BE-së, Sllovenia, Holanda, Letonia dhe Çekia kanë vendosur të lehtësojnë masat anti-COVID, duke shmangur karantinimin i cili më herët ishte i detyrueshëm për qytetarët që futeshin në territorin e tyre.
21 Shkurt 2022, 20:30 -
E rëndë në ’Pa Gjurmë’! Babai shfaq videon ku nëna dhunon tre vajzat e mitura flet dhunuesja: I rraha vajzat se burri më tradhtoi me tjetër
21 Shkurt 2022, 18:13Ishte shokuese shfaqja e një video ku nëna dhunon tre fëmijët e mitur. Valmir Barmeta dhe Antoneta Hystuna u divorcuan dy javë më parë, ndërsa pasditen e kësaj të hëne në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV 33-vjeçari e denoncon për dhunë. Babai kërkon të marr kujdesatrinë e fëmijëve, pasi Gjykata më 8 shkurt të këtij viti ia la nënës. Pas akuzave në studio erdhi edhe reagimi i nënës së tri vajzave. Antoneta pranoi se fëmijët i ka dhunuar dhe këtë e ka bërë në shenjë hakmarrje, pasi burri iku me një tjetër grua.
-
Udhëtarët kërcënohen se do të lihen në këmbë pse u rrit nafta, Shoqata e Transportit-qeverisë: Plotësoni 4 kërkesat ose më 1 mars mbyllim punën
21 Shkurt 2022, 15:05Shoqata e Transportit Qytetas i ka dërguar një letër qeverisë dhe Bashkisë Tiranë lidhur me marrjen e masave për rritjen e çmimi të naftës, pasi sipas tyre kjo po pengon dhënin e shërbimeve për qytetarët. Ata i kanë dërguar për plotësim qeverisë 4 kërkesa në të kundërt do të ndërpresin shërbimin më 1 Mars 2022
-
Fermerët në protestë, kreu i shoqatës: Ministrja na 'preu në besë', në VKM s'u paraqiten kërkesat tona! Skemat e reja përjashtuan 60 % të bujqve nga subvencionet
21 Shkurt 2022, 13:25Prej kohësh fermerët në të gjithë vendin kanë protestuar kundër skemave të reja të subvencionimit ku shteti ka ndryshuar dyshemenë për përfitimin e tyre duke rritur numrin e krerëve për lopë dhe dele.
-
Situata nga moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit njofton pasagjerët: Dy tragete do të nisen tre orë më herët! Nesër mbyllet përkohësisht porti i Barit
21 Shkurt 2022, 12:54Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar pasagjerët se për shkak të motit të keq që do të përfshijë detin Adriatik, dy tragete do të nisen 3 orë më herët
-
‘Kërkoj sanitare të mos jetë me ngjyrë', protestë kundër diskriminimit në Elbasan! Pronari i lokalit: S’e kam vendosur unë njoftimin
21 Shkurt 2022, 11:59Ditën e sotme në Elbasan është mbajtur një protestë sensibilizuese kundër diskriminimit, kjo e nxitur së fundmi dhe nga një njoftim pune i vendosur nga një biznes ku kërkonte të punësonte një sanitare, por jo me ngjyrë.
-
'Na hoqët përsheshin me qumësht', fermerët e Përmetit në protestë: Të rriten subvencionet nga shteti, po na nxirrni në rrugë! Pse talleni me fshatin?
21 Shkurt 2022, 10:08Pas fermerëve të Lushnjë, Beratit dhe Fierit, edhe fermerët në Përmet kanë dalë sot në protesta sot para bashkisë për mungesën e subvencioneve dhe rritje e çmimeve që nga nafta e deri te imputet bujqësore.Fermerët kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë subvencionim të drejtë, pasi sipas tyre skema aktuale po i nxjerrë ata në rrugë.
-
Kolonjë, shkatërrohet kisha 400-vjeçare e Shën Mërisë! Drejtori i Trashëgimisë në Korçë: Do të ndërhyjmë për konservimin e afreskeve
21 Shkurt 2022, 09:19Kisha, monument kulture e Shën Mërisë në Kolonjë ka degraduar plotësisht duke humbur një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë. Ato pak afreske që kanë mbetur do të konservohen në verën e këtij viti, tha drejtori i Trashëgimisë, Gjergji Koki
-
Argjinatura e re në lumin Erzen, 50 familje i shpëtojnë përmbytjeve në zonën e Shijakut
21 Shkurt 2022, 08:36Një argjinaturë e re është ndërtuar në lumin Erzen për të parandaluar përmbytjet në zonën e Shijakut. Argjinatura me gjatësi 950 metra u ngrit me kontributin vullnetar të bizneseve
-
Reshje shiu dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot
21 Shkurt 2022, 07:25Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave, ndërsa temperaturat do të vijojnë që të rriten
-
Fermerët e pakënaqur me subvencionet nga shteti, ngrihen në protestë në Lushnjë: Të rritet rimbursimi, na trajtoni të barabartë me fqinjët tanë
20 Shkurt 2022, 12:00Me pankarta në duar 'Një kafe 80 lekë, një litër qumësht 40 lekë'; 'Na e hoqët përsheshin me qumësht'; 'Ulni çmimin e naftës', fermerët e Lushnjës, Beratit dhe Fierit protestuan sot kundër skemës subvencionale. Sëbashku me blegtorët ata protestuan pranë 'Urës së Kuçit' duke bllokuar rrugën nacionale Lushnjë- Berat.
-
SPECIALE/ Stoqet e kromit në Bulqizë 'fshijnë' varret e të dënuarve në komunizëm
20 Shkurt 2022, 10:36Të burgosurit “ordinerë” që vdisnin para se të kishin përfunduar dënimin, nuk u dorëzoheshin familjarëve por varroseshin pranë zonën ku ndërronin jetë. Kështu ka ndodhur me të dënuarit që bënin punë të detyruar në minierën e kromit në Bulqizë. Dëshmitarë të kohës tregojnë se groposeshin bashkë me një shishe të vogël qelqi ku shënoheshin emri, mbiemri dhe mosha. Sot është e pamundur të gjenden nga familjarët pasi ata janë mbuluar nga stoqet e kromit.
-
40 banesa preken nga ndërtimi i Unazës Lindore, banorët e Kodrës së Priftit në protestë: Kanë devijuar projektin e parë, oligarkët kanë paguar për të ndërtuar pallate! Protestë edhe te ‘5 Maji’
20 Shkurt 2022, 10:19Banorët e zonës së Kodër priftit kanë dalë në protestë paraditen e së dielës për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre pasi i kap ndërtimi i Unazës Lindore. Edhe banorët e "5 majit" kanë dalë për të protestuar kundër prishjes së banesave të tjera që preken nga rindërtimi dhe rikualifikimi urban.
-
Mos harroni çadrën, pasditja do të mbizotërohet nga reshjet e shiut, moti për sot
20 Shkurt 2022, 07:46Territori ynë në orët e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta.
-
‘Shkëmbim shijesh’, afganë e shqiptarë festë në Lezhë! Kuzhina tradicionale e shqiptare bëhen një në Shëngjin
19 Shkurt 2022, 18:33Komuniteti afgan në Shëngjin është integruar më së miri në vendin tonë, duke u bërë edhe pjesë e aktiviteteve sociale e kulturore. Këtë herë ishte "Shkëmbim Shijesh", që mblodhi bashkë në Lezhë, afganë e shqiptarë, të cilët përgatitën gatime tradicionale nga dy vendet.
-
Nano nënshkruan marrëveshje me biznesin privat, efektivët e policisë mund të bëjnë vizita okulistike falas: Përpiqem t'u krijoj kushtet punonjësve
19 Shkurt 2022, 17:32Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Gedis Nano ka theksuar se që në momentin e marrjes së detyrës, krahas përmbushjes së saj, ai është përpjekur për t’u krijuar kushte sa më të favorshme pune punonjësve të Policisë së Shtetit.
-
Mjekët ushtarakë kryejnë vizita mjekësore banorët e fshatrave të thellë të Maliqit
19 Shkurt 2022, 11:11Mjekët specialistë të Njësisë Mjekësore Ushtarake kanë kryer vizita mjekësore për banorët e fshatrave të thellë të Maliqit. Këtë fundjavë, mjekët ushtarakë ishin në fshatin Strelcë të njësisë administrative Gore në bashkinë e Maliqit, ku kryen vizita mjekësore kryesisht për banorët e moshuar të këtij fshati.
-
Diell dhe rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
19 Shkurt 2022, 07:22Por në orët vijuese parashikohet të ketë kalime të vranësirave në zonat malore. Ndërsa zonat bregdetare dhe të ulëta do të mbeten në dominimin e kthjellimeve edhe gjatë pjesës së dytë të ditës.
-
Kavajë/ 36 familje egjiptiane një muaj pa drita, ngrihen në protestë! OSHEE s'vendos kabinë elektrike! Ministria iu premton zgjidhje brenda një jave
18 Shkurt 2022, 20:5036 familje të komunitetit egjiptian në Kavajë kanë dalë në protestë, pasi prej një muaji kanë mungesë të energjisë elektrike. OSHEE refuzon vendosjen e një kabine elektrike për shkak të mungesës së kushteve teknike, ndërsa Bashkia Kavajë nuk i njeh si banorë të saj. Në ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ata ngritën shqetësimin e tyre dhe thanë se ndihen të diskriminuar, ndërsa u premtua ndërmjetësim dhe zgjidhje e problemit.
-
Rama: 2 mijë shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës
18 Shkurt 2022, 16:23Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributeve. Marrëveshja mes 2 qeverisë është nënshkruar ditën e sotme, e ndërsa nga ajo përfitojnë rreth 2 mijë shqiptarë.