Sociale
-
Sipas MeteoAlb, edhe sot do të vijojnë vranësirat dhe shirat e dobët në pjesën më të madhe të vendin ku më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër. Në zona të thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore.
16 Shkurt 2022, 07:17 -
Provimet e Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit publikon datat dhe prezanton rregulloren
15 Shkurt 2022, 17:51Ministria e Arsimit ka bërë të ditur datat se kur do të zhvillohen provimet e Maturës për vitin 2022. Datat e provimeve do të jenë 9 Qershor për Gjuhën e Huaj, 11 qershor për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, 17 qershor për Matematikën dhe 24 qershor për lëndët me zgjedhje.
-
Program i dedikuar për edukimin mjedisor të fëmijëve, Ministrja e Turizmit: T'i edukojmë ta mbajnë pastër natyrën
15 Shkurt 2022, 16:43Një program i ri me qëllim edukimin mjedisor të fëmijëve do vihet në jetë nga Ministria e Turizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.
-
Guackat dhe aluvionet ‘pushtojnë’ bregdetin e Divjakës, Eksploruesi Hila: Fenomen i rrallë, ndodh 1 herë në 10 vite
15 Shkurt 2022, 16:15Ndodh një herë në 10 vite, por bregdeti i Divjakës është pushtuar ditët e fundit nga miliona gjallesa, mes tyre guacka dhe aluvione. Për eksploruesin Altin Hila, prania e këtyre gjallesave është një fenomen i rrallë natyror që vlen dhe për studiuesit.
-
Peshon 450 kg, Blerina Rrapushi apeloi në Report Tv për trajtim jashtë vendit, flasin mjekët: Gjendja e përkeqësuar, i shërbejmë në shtëpi! Dërgimi jashtë? Vendos shteti
15 Shkurt 2022, 13:33Historia e dhimbshme e 38-vjeçares, Blerina Rrapushi, e cila vuan nga sëmundja e elefantiazës dhe peshon 450 kg, preku zemrat e shumë shqiptarëve pasi u transmetua në Report TV. Në lidhje me rastin e saj dhe shërbimin që i ofrohet Report Tv është interesuar pranë institucioneve shëndetësore në qytetin e Vlorës.
-
Kolegu humbi jetën në krye të detyrës, vetë u paralizua nga plumbi që mori, polici merr 10 mijë dollarë! Prej 2016 jep kontribut vullnetar në Policinë Rrugore
15 Shkurt 2022, 13:32Viti 2004 do të ndryshonte tërësisht jetën efektivit të Policisë Resmi Hasanpapa. Gjatë përditshmërisë së tyre në punë, Hasanpapa dhe kolegu tjetër i tij, Allaman Dervishi do të qëlloheshin me armë zjarri nga dy persona.
-
Rritet numri i infektimeve me COVID-19 në qarkun e Gjirokastrës, laboranti: Të rinjtë më të prekurit nga kjo valë
15 Shkurt 2022, 11:48Kurba e infektimeve me COVID-19 sa vjen e rritet në qarkun e Gjirokastrës kjo për shkak të mos respektimit të protokollit nga personat e infektuar të cilët dalin lirshëm në qytet dhe nuk zbatojnë karantinën. Kështu është shprehur laboranti pranë NJVKSH Gjirokastër Arenc Brahimi.
-
Jo peshk, por breshka! ‘Carreta- Carreta’ bie në rrjetën e peshkatarëve në Radhimë
15 Shkurt 2022, 11:46Një breshkë e llojit Careta careta ka rënë sot paradite në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës.
-
Vuajtjeve të Asqeri Letit i vjen fundi, hyn në shtëpinë e rindërtuar në Laç: Do marr teshat, që sot do fle këtu! Përfundon procesi i shpërndarjes së çelësave për 522 familje
15 Shkurt 2022, 10:44Vuajtjes së Asqeri Letit, sa në shtëpi në tjetrën, pas 2 viteve i ka ardhur fundit. Sot, ai do të fle në shtëpinë e tij të re, të rindërtuar pasi tërmeti i ka shkatërruar godinën që kishte ndërtuar me mund e me djersë. Këto 2 vite, Leti i tregon si aspak të lehta për të, por për fat të mirë patën një fund të lumtur.
-
Rriten temperaturat, rikthehen reshjet e shiut! Parashikimi i motit për sot
15 Shkurt 2022, 07:09Deri në mesditë, vendi ynë paraqiten me vranësira dhe reshje të pakta dëbore në zonat veriore ndërsa pjesërisht qendra dhe ekstremi jugor do të kenë vranësira dhe shira të izoluar. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të largojnë vranësirat duke ri-kthyer motin e kthjellët në të gjithë territorin e vendit.
-
Me short publik, shpërndahen çelësat e apartamenteve të zonës 1/1 në Laç
14 Shkurt 2022, 20:39Ka nisur sot shpërndarja e çelësave të apartamenteve të zonës 1/1 në Laç
-
Punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, Rama: Brenda pranverës bëhet plotësisht e aksesueshme edhe pjesa e ish-sheshit “Shqiponja”
14 Shkurt 2022, 18:27Brenda pranverës do të bëhet plotësisht e aksesueshëm edhe pjesa e ish-sheshit 'Shqiponja'. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa flet për punimet në lidhje me Unazën e Madhe. Rama shton se është duke u punuar për ndërtimin e trotuareve dhe të korsive të biçikletave
-
Në ditën e të dashuruarve puthen live duke ‘thyer’ paragjykimet! Vajza nga Lezha rrëfen në ‘Pa Gjurmë’ dashurinë për djalin në karrige me rrota
14 Shkurt 2022, 18:24Në ditën e të dashuruarve, një çift që jeton në Itali ndajnë historinë e dashurisë së tyre për publikun në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv për të përcjellë dhe një mesazh të fortë. I riu italian, i cili prej vitit 2008 pas një aksidenti jeton në një karrocë me rrota, u martua në vitin 2021 me vajzën shqiptarë nga Lezha, Lusi Përndreka e cila është për të dashuria më e madhe.
-
Flet live në ‘Pa Gjurmë’ 24-vjeçari Fatjon Kaloti, u zhduk vetëm një ditë pasi la qelinë! Babai ngriti alarmin në Report Tv
14 Shkurt 2022, 17:59Humbi gjurmët më 10 shkurt të këtij viti gjendet 24-vjeçari nga Cërriku. Fatjon Kaloti foli live për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, pak orë pasi ishte kthyer në banesë, mëngjesin e kësaj të hëne.
-
Samiu dhe Loreta pas 20 vitesh shkëmbejnë dhurata për 'Shën Valentin'! Mësuesi i Ilir Metës sot 73 vjeç rrëfen si e feston ditën e dashurisë me gruan
14 Shkurt 2022, 16:09Historia e dashurisë mes një burri 73 vjeç me gruan e tij 56 vjeçe është nga ato histori frymëzuese që Report TV sjell për ditën e Shën Valentinit, ditën kur shumë çifte të martuar apo të dashuruar kujtojnë momentet e bukura të jetës së tyre.
-
Ngrihet Komisioni Qendror për dhënien e statusit për fëmijët që humbin njërin nga prindërit në krye të detyrës
14 Shkurt 2022, 15:38Sot është konstituar Komisioni Qendror për dhënien e statusit “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, duke i hapur rrugë zbatimit të ligjit për mbështetjen me paketën e plotë për fëmijët të “Dëshmorëve të Atdheut”.
-
Ambasada e SHBA uron ‘Shën Valentinin’ me foton e Ronald Regan: Edhe presidentët gjejnë kohë për festë
14 Shkurt 2022, 15:31Ambasada e SHBA-së ka dhënë një mesazh të veçantë në ditën e Shën Valentinit. Ambasada ka ndarë në ‘Facebook’ një foto të ish-presidentit Ronald Regan nga momenti që ka qenë duke zgjedhur një kartolinë për bashkëshorten e tij në ditën e ‘Shën Valentinit’.
-
Dashuria është në ajër! Përqafime dhe puthje në rrugët e Tiranës për ‘Shën Valentin’
14 Shkurt 2022, 15:04Dashuria është në ajër! Me duar të shtrënguara, përqafime dhe puthje qytetarët kanë ecur në rrugët e Tiranës së zbukuruar.
-
Më 14 shkurt 1990 Nënë Tereza mori nënshtetësinë shqiptare
14 Shkurt 2022, 14:52Si sot, më 14 shkurt të vitit 1990, mori nënshtetësinë shqiptare, Shenjte Tereza.
-
Veliaj pret homologen e Korfuzit: Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë , mundësi për bashkëpunim në kulturë, edukim dhe turizëm
14 Shkurt 2022, 13:57Kryebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim kryetaren e Bashkisë së Korfuzit, Merope Hydraiou, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin mes dy qyteteve në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.