Sociale
-
Fëmijët me aftësi të veçanta çdo ditë mblidhen së bashku në Institutin e fëmijëve që kanë probleme me shikimin për të kryer aktivitet të ndryshme. Së fundmi kanë sjellë në skenë “Borëbardhen”, në Teatrin Tribuna. Të rinjtë vullnetarë, që i kushtojnë pjesën më të madhe të ditës kujdesit ndaj këtyre fëmijëve, bëjnë thirrje që edhe të rinj të tjerë t’i bashkohen nismës së tyre.
26 Nëntor 2018, 21:57 -
Kërkohet tregtari Fatjon Fejzillari, familjarët dyshojnë se e zhduku shoku/ Tabulatet telefonike 'tradhtojnë' dëshminë e tij
26 Nëntor 2018, 20:05I humbur që prej 29 prillit të këtij tregtari Fatjon Fejzillari u nis nga Peqini në drejtim të Laçit, sëbashku me shokun e tij, Aleksandër Fadili. Pak ditë më pas, Aleksandri u arrestua nga policia në Laç, ndërsa ende vijon të mbetet mister fati i 30-vjecarit Fatjonit. Report Tv ka qenë më parë në banesën e tij në Peqin, ndërsa familjarët bënin thirrje për ndihmë.
-
UNICEF publikon shifrat tronditëse: 51% e fëmijëve kanë akses online kur dëshirojnë
26 Nëntor 2018, 20:14Fëmijët përdorin internetin që në moshë të vogël dhe kanë akses sa herë dëshirojnë të pa kontrolluar. Këto fakte janë publikuar nga UNICEF gjatë samitit për abuzimin e fëmijëve në internet. Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca tha se ky tur është i nevojshëm pasi duhen marrë masa për të bërë internetin të sigurt për fëmijët.
-
Babai ‘rrëmben’ dy fëmijët, nëna e dhunuar apelon për ndihmë
26 Nëntor 2018, 19:25Historia e Elizës nuk është ajo histori që na kthen pas shumë kohë. Nuk është sikundër aludohet dashuria e Bethovenit, së cilës i kushtoi melodinë e famshme në vitin 1810 "Për Elizën’’. Nuk është pra historia e një gruaje që përcolli emocionet e melodisë, për shumë meshkuj në botë, që ia dedikuan të njëjtën mëlodi dashurive të tyre dhe jo vetëm emocioneve në jetë që të ngjallin momente të bukura. Ky nuk është rasti, kjo është historia e Elizës në kohët moderne, nënës, e cila rend në kërkim të fëmijëve të saj.
-
Çfarë bie jashtë, futet brenda/ Familja me 5 anëtarë në Peqin në varfëri ekstreme bën apel për ndihmë
26 Nëntor 2018, 19:39Me fëmijë të sëmurë dhe pa asnjë të ardhur jeton familja me 5 anëtarë në Peqin. Ata jetojnë me një ndihmën ekonomike prej 6 mije lekë në muaj, por ajo nuk i mjafton për të blerë ilaçe pasi njëri prej fëmijëve është agresiv dhe i duhen vazhdimisht ilaçet. Familja Bulla kërkon ndihmë për një strehë pasi ajo në të cilën jetojnë nuk i ofron as kushtet më minimale.
-
Rritja e fëmijëve, më mirë me gjyshe, dado apo në kopësht, çfarë thotë psikologjia?
26 Nëntor 2018, 18:19Një dilemë e madhe për prindërit e rinj, sidomos në ditët e sotme qëndron në mënyrën se si duhet të rrisin fëmijët e tyre, me gjyshen, një dado apo nëpër institucione si kopshti e çerdhet. Psikologia klinike Milena Turtulli na sqaron në mënyrë të detajuar zgjedhje e prindërve në secilën prej rasteve.
-
‘Unaza e Madhe’, Veliaj inspekton banesat sociale në Shkozë: Të aplikojnë dhe banorët e 'Astirit', ose bonus qiraje
26 Nëntor 2018, 14:11Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në zonën e Shkozës ku inspektuar kushtet komode që ofrojnë banesat sociale që do u shpërndahen familjeve që do të zhvendosen nga Unaza e Madhe. Teksa ka përgëzuar punën e bërë të Inspektoriatit Kombëtar të Territorit tha se banorët e Unazës së Madhe po përdoren politikisht, por kjo nuk do ta ndalojë zhvillimin e duhur që të marrë kryeqyteti.
-
Rritja e fëmijëve, me gjyshe, dado apo në kopësht? Kush është zgjidhja më e mirë?
26 Nëntor 2018, 13:25Një nga sfidat me të cilat përballen të gjithë prindërit është se cilën mënyrë do të zgjedhin për rritjen e tyre në vitet e para të jetës së fëmijëve, kur vetë ata duhet ti rikthehen punës së përditshme. Trilemën gjyshe, dado apo kopësht, s’ka prind që të mos e ketë përjetuar në përpjekjen për të gjetur zgjidhjen më të mirë, jo vetëm për fëmijët por edhe vetë ata.
-
Veliaj: Duke u marrë me sport bëhemi qytetarë kampionë, vendosni një flamur në ballkonet tuaja për festat e nëntorit
25 Nëntor 2018, 21:27Si vijim i nismës “Shkolla Qendër Komunitare”, Bashkia e Tiranës çeli dyert e palestrës së re të shkollës, duke ftuar jo vetëm nxënësit e saj, por edhe të rinjtë e njësisë, të merren me sport, si mënyra më e mirë për të patur një jetë më të shëndetshme. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko theksuan se palestra e rikonstruar e shkollës është një ftesë për çdo të ri dhe re që të heqë dorë nga jeta sedentare dhe të merret me aktivitete sportive.
-
Bruksel/ Shqiptarët aktivitet me rastin e Festave të Nëntorit, flamuri kuq e zi mbi “Atomium” (Video)
25 Nëntor 2018, 19:39Qytetarët shqiptarë të cilët jetojnë në Bruksel kanë përgatitur një koncert festiv me rastin e festave të nëntorit.
-
Ministria e Shëndetësisë ndriçohet portokalli, Manastirliu: Të gjithë bashkë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave
25 Nëntor 2018, 14:31Në kuadër të bashkimit të Shqipërisë në fushatën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave edhe godina e Ministrisë së Shëndetësisë është ndriçuar me ngjyrë portokalli. Ministrja Ogerta Manastirliu bëri apel që çdokush të gjejë forcën të denoncojë.
-
Festat e Nëntorit, Veliaj: Të bëhemi qytetarë kampionë, të vendosim nga një flamur në ballkonet tona
25 Nëntor 2018, 11:46Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte i pranishëm ditën e sotme për të inaguruar mjediset e reja të rikonstruktuara të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”. Gjatë takimit me nxënësit e kësaj shkolle Kryebashkiku u bëri thirrje të rinjve të merren sa më shumë me sport, ndërsa u kërkoi qytetarërve t'u bashkohen festave të 28-29 nëntorit, për ta shndërruar Kryeqytetin në një feste të vërtetë e familje të madhe ku secili mund të kontribujë duke vendosur nga një flamur në ballkonet e shtëpive të tyre.
-
Fund kulturës së heshtjes: Shqipëria i bashkohet fushatës botërore kundër Dhunës ndaj grave dhe vajzave
25 Nëntor 2018, 11:20Shqipëria i është bashkuar fushatës botërore “Orange the World: #HearMeToo”, e cila bën thirrje që t’i jepet fund kulturës së të heshturit ndaj dhunës. Fokusi i kësaj fushatë është që të përçohet mesazhi i tolerancës zero ndaj ushtrimit të dhunës mbi gratë dhe vajzat dhe që viktimat të denoncojnë rastet.
-
Gjiknuri në Gramsh, inaugurohet pallati me banesa sociale, ministri: Ky rast, shembull edhe për Tiranën
25 Nëntor 2018, 10:55Ministri Damian Gjiknuri ka thënë nga Gramshi se ky rast vlen si si një model edhe për trajtimin e banorëve në projektet publike në Tiranë siç është Unaza e Madhe.
-
Rama pa nga afër varfërinë ekstreme në shtëpinë e Bashkim Sefës, kryefamiljari gjen punë, nis edhe rindërtimi i banesës
25 Nëntor 2018, 09:34Kryeministri ka publikuar sërish një video mëngjesin e sotëm, ku shihet se ka nisur puna për rindërtimin e shtëpisë së Bashkim Sefës, dhe se ky i fundit është punësuar në një kantier privat
-
'Këndi i ekspertit', Fadil Kepi: Si llogaritet pensioni suplementar i ushtarakëve
25 Nëntor 2018, 08:08Eksperti sqaron në Report TV problematikat e pensioneve, si veprohet kur keni probleme me dokumentacionin
-
'Fruta të freskëta në shkollë' tashmë edhe në Korçë, Peleshi: Projekt modest por me një mesazh të madh
24 Nëntor 2018, 20:40Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi vizitoi shkollën 9 vjeçare “Ismail Qemali” të Korçës, në kuadër të fushatës “Fruta të freskëta në shkollë”. Projekti synon kthimin në një edukatë të ushqyerit të konsumimit frutave të freskëta, të cilat do t’u shpërndahen fëmijëve falas. Synohet shtrirja e projektit në të gjithë Shqipërinë.
-
Banorët e fshatit Troshan riparojnë urën: E bëmë me paratë tona, kishim frikë të kalonim mbi të
24 Nëntor 2018, 20:01Banorët e fshatit Troshan të Lezhës kanë nisur riparimin e urës me kontributet e tyre financiare. Sipas banorëve, kjo zonë është lënë në harresë nga instancat shtetërore pavarsisht se ankesat kanë qenë të shumta.
-
Aktiviteti “Vrapo për fëmijët” te Kodrat e Liqenit, mblidhen fonde për fëmijët në nevojë
24 Nëntor 2018, 19:36“Vrapo për Fëmijët” është aktiviteti sportiv që mblodhi mjaft të rinj te Kodrat e Liqenit për të mbledhur fonde për fëmijët në nevojë. Ky aktivitet synon ndërgjegjësimin e shoqërisë, ndërkohë organizatorët e kësaj gare për 8 vite radhazi, bëjnë thirrje qytetarëve për ndërveprim.
-
'Largoni njerëzit negativë nga ju'/ Ja dhjetë leksionet më të rëndësishme në jetë sipas një 50-vjeçari
24 Nëntor 2018, 09:57Bob Curley shprehet se në jetë mësohen disa leksione mjaf të rëndësishme, kryesisht midis moshës 40-50 vjecare. Nga praktikimi i vazhdueshëm i sportit dhe deri në largimin e personave negativë nga jeta juaj, ja cilat janë 10 leksionet e Curley-t. Sot, i gjendur përballë moshës 50-vjecare, Bob Curley thotë se këto leksione sa më parë të dihen aq më funksionale janë në të jetuarit një jetë të shendetshme.
