Sociale
-
Bonusi i bebeve është shpërndarë në çdo maternitet të Shqipërisë që prej datës 1 janar. Vetëm në Tiranë janë dhënë 658 çeqe për bebet e sapolindura.
25 Janar 2019, 19:06 -
Problematikat e denoncuara në emisionin e mëngjesit në fokusin e gazetarëve të Report Tv
25 Janar 2019, 18:24Problematika e ngritura nga qytetarët në emisionin “Shtypi i ditës dhe ju” kanë qenë në fokusin e gazetarëve të Report Tv këtë të premte. Në spitalin e Shkodrës mungesa e barnave është kthyer në shqetësim për pacientët ndërsa në Elbasan qytetarët denoncojnë amortizimin e rrugëve.
-
Kërkime për naftë në Tepelenë/ Banorët kundër, kryebashkiaku Tërmet Peçi: Të sqarohen dëmet që na shkaktohen
25 Janar 2019, 17:21Kërkimet për zonat naftëmbajtëse kanë sjell reagime të shumta nga ana e qytetarëve të cilët janë pjesë e këti projekti. Këtë të premte ka pasur një dëgjesë publike ne bashkinë e Tepelenës, aty ku kompani Shell është duke studiuar pjesën se ku do të përqendrohen kërkimet.
-
Peshkopi/ Firma private ka marrë me konçension përdorimin e ujit të llixhave, deputeti Gjunkshi në mbështetje të banorëve
25 Janar 2019, 17:04Vendimi për dhënien me konçesion të ujit të llixhave në Peshkopi ka sjellë reagimin e banorëve të qytetit. Sipas tyre, praktika është korruptive dhe duhet anulluar. Në mbështetjë të banorëve ka qenë dhe deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi.
-
Shërbime falas për kategoritë në nevojë/ Manastirliu inspekton Klinikën Stomatologjike: Investim i ri teknologjik në 2 dekada
25 Janar 2019, 13:26Në Klinikën Stomatologjike Universitare pas 18 vitesh është bërë një investim në pajisje moderne ku ofrohen për qytetarët shërbime të reja që nuk ekzistonin më parë, duke vendosur kështu një standard të ri në shërbimin stomatologjik publik.
-
Skandal/ Tregu agro-ushqimor 'skllavëron' tregtarët, abuzon me qeranë dhe çmimin e energjisë e ujit
25 Janar 2019, 13:43Report Tv zbardh abuzimet në Tregun Agro-Ushqimor të Tiranës, se si skllavërohen tregtarët. Pagesa qeraje disa herë më të larta se zona dhe pagesë dyfish e cmimit të energjisë dhe ujit. Në një vit firma administruese EKMA përfitoi 380 milionë lekë të reja. Abuzimi ndaj tregtarëve ka ndikuar në rritjen e cmimeve. Autoriteti i Konkurrencës gjeti shkelje dhe e gjobiti me 43 milionë lekë.
-
Karcanaj: Me e-Albania kemi kursyer për qytetarët 70 vite kohë pritje në radhë
25 Janar 2019, 13:24Drejtoresha e AKSHI, Linda Karcanaj, tha në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Postën Shqiptare, se nga ky bashkëpunim do përfitojnë qytetarët dhe bizneset të cilët do të mund të aplikojnë për sherbimet e portalit e-Albania nga çdo sportel i Postës Shqiptare në të gjithë territorin e vendit.
-
e-Albania, 33 shërbime tashmë mund të aksesohen pranë sporteleve të Postës Shqiptare
25 Janar 2019, 12:49Qytetarët do të mund të marrin pranë sporteleve të Postës Shqiptare, duke filluar nga data 28 janar 2019, shërbimet që ofrohen nga portali e-Albania
-
ALBtelecom sjell dashurinë në kohën dhe në vendin e duhur
25 Janar 2019, 11:10Mbrëmja e së enjtes përzgjodhi fituesit e dytë të shorteut më të shumëpritur të këtij sezoni: Dashuria në Kohën e Duhur!
-
'Këndi i Ekspertit'/ Fadil Kepi: Pensionet familjare, kush i përfiton dhe si llogariten
25 Janar 2019, 07:16Eksperti sqaron se çfarë janë pensionet familjare, dokumentet që duhen dhe raste specifike të përfitimit
-
E kishin vrarë dhe më pas djegur në fytyrë, “Pa gjurmë” sjell dëshminë tronditëse të shqiptarit të humbur 25-vite më parë në Greqi
24 Janar 2019, 21:59Rasti i një dëshmie tronditëse është prezantuar këtë herë në emisionin "Pa Gjurmë", nga një dëshmitar i cili ka rrëfyer historinë e tmerrshme të një shqiptari pa identitet , të humbur prej muajit mars të vitit 1993, ku ai ishtë vrarë në mënyrë të mistershme në Greqi dhe për të cilin familja dhe askush sot nuk di gjë për zhdukjen dhe fatin e tij.
-
‘Pa gjurmë’/Vëlla e motër dolën për të bërë dru, humbën kontaktet 21 vite më parë, familja e varfër në kërkim të dy fëmijëve
24 Janar 2019, 20:34Ishte muaji mars i vitit 1998-të kur Violeta 11 vjeç dhe Ndue Nikolli vëllai i saj shkuan për të mbledhur dru për t’u zhdukur në mënyrë të mistershme duke humbur çdo kontakt me familjarët e tyre.Prej atëherë familja kërkon të dijë për fatin e dy fëmijëve të tyre, ndërsa dyshimet e tyre janë se ato janë rrëmbyer.
-
Anketa, 45% e femrave dhe 53% e meshkujve shqiptarë janë mbipeshë ose obezë
24 Janar 2019, 08:44Një anketë e Institutit të Shëndetit Publik dhe INSTAT gjeti se në 2018 rreth 45% e femrave dhe 53% e meshkujve në moshën 15-49 vjeç ishin mbipeshë ose obezë.
-
Bie në depresion dhe zhduket pas ndarjes së familjes, 'Pa Gjurmë' në prag të gjetjes së babait të tre fëmijëve
23 Janar 2019, 19:05Stafi i emisionit "Pa Gjurmë" ka bërë publike këtë të mërkurë një bisedë të zhvilluar telefonike me një zotëri nga Fushë-Kruja, i cili ka pohuar se është takuar me Gëzim Kolicin. Ai ka rrëfyer gjithashtu edhe vendndodhjen aktuale të tij. Pas 13 viteve, "Pa Gjurmë" gjendet shumë pranë gjetjes së babait të tre fëmijëve, për të cilët jeta nuk ka qenë shumë e thjeshtë.
-
Vëllezërit u ndanë pas lindjes në spitalin e Tepelenës, 'Pa Gjurmë' bashkon binjakët pas 42 vitesh
23 Janar 2019, 19:14Dy djemtë binjakë të Shaze Mucodemit kanë 42 vite që jetojnë larg njëri-tjetrit. E ftuar në studion e "Pa Gjurmë", sëbashku me bashkëshortin e saj, ajo rrëfeu kalvarin e vuajtjeve dhe dyshimet se njërin djalë, Ilirianin, ia ka rrëmbyer dikush. Stafi i emisionit ka arritur të vendoset në kontakt me të humburin. Ilirjani, i cili sot është fizioterapisti i klubit Vllaznia, është shprehur për moderatoren Odeta Dume se ende nuk është gati të njihet me prindërit e tij biologjikë.
-
Pabarazia në Shqipëri, 42% e banorëve në fshat janë të varfër
23 Janar 2019, 09:03Shpërndarja e pabarabartë e pasurisë, siç tregohet nga koeficienti Gini, ndryshon dukshëm nëpër prefektura, nga 0.06 në Durrës dhe 0.11 në Vlorë në 0.19 në Elbasan dhe 0.26 në Dibër.
-
'Këndi i Ekspertit'/ Ish-pronarët, si bëhet kompesimi financiar dhe ai fizik
23 Janar 2019, 07:59Gjergji Begaj ka sqaruar në Report TV të rejat e procesit të kompesimit dhe si veprohet me dosjet problematike.
-
Ish të përndjekurit, ja radha për marrjen e dëmshpërblimit
23 Janar 2019, 07:17Zbardhet mënyra se si do të shpërndahen këstet për trashëgimtarët dhe kategoritë parësore. Si do të veprohet me ata që kanë mangësi në dokumentacion dhe çfarë rrezikojnë.
-
'100 ditët e pemëve', Klosi: I kërkojmë qytetarëve të mbjellin pemë, për mjedis të pastër dhe jetë më të shëndetshme
22 Janar 2019, 18:24Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, teksa lançoi nisjen e sezonit të dytë të mbjelljeve me fushatën "100 ditët e pemëve", u shpreh se qytetarët, shkollat e bizneset do të kontribojnë për një Shqipëri më të bukur dhe më të pastër me mbjelljen vullnetare të pesë pemëve.
-
Shkolla 'Urani Rumbi' në Gjirokastër ka kaldaja por nuk funksionojnë, prindër e nxënës kërcënojnë me bojkot
21 Janar 2019, 16:07360 nxënës në shkollën 9 vjeçare “Urani Rumbi” në Gjirokastër kërcënojnë se do të bojkotojnë mësimin përshkak se në shkollën e tyre nuk funksionon ngrohja. Bashkia e Gjirokastrës thonë se kanë kontaktuar firmën që ka vendosur kaldajat që të merren masat për rregullimin e saj.