Speciale
-
Asistente e përkthimit në gjuhën shqipe dhe sekretare në Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë, Jordanka Ivanova i ka ndihmuar diplomatët bullgarë dhe ata shqiptarë të komunikojnë më së miri për realizimin e marrëveshjeve dhe projekteve mes dy vendeve mike Shqipërisë dhe Bullgarisë.
9 Mars 2023, 21:58 -
Ati, Inva e vajza Nina! Mulajt, tri breza në art! Gjithçka ndodhi me ‘Karnavalet’, sopranoja: S’është koincidencë, babai më dha bekimin para se të shuhej!
4 Mars 2023, 20:47Inva Mula, përmbush dëshirën e kahershme për të rikthyer operetën e të atit, artistit të ndjerë Avni Mula “Karnavalet e Korçës”. Në një rrëfim për “Report tv” ajo risjell kujtimet në ‘Opera’, ku punuan dy prindërit artistë, bisedën me të atin para ndarjes nga jeta, si dhe artin që ‘rrjedh në gen’ tek dy fëmijët e saj. Cilat janë planet për jetën e saj artistike, misioni për promovimin e kulturës vendase e porosia për artistët e rinj, që e shohin të ardhmen jashtë vendit.
-
SPECIALE/ Me akademik Ilia Mikerezin, AND-ja që zbulon gjakun e arbrit (VIDEO)
23 Shkurt 2023, 21:47Drejtuesi shkencor i Qendrës kërkimore të bioteknologjisë dhe gjenetikës në Akademinë e Shkencave dëshmon ku banojnë sot popullatat shqiptare. Shqiptarët dhe grekët janë banorët më të hershëm të Ballkanit. Nuk kanë ngjashmëri gjenetike me serbët e me turqit.
-
Ruajtja e ikonave, restauruesit që kurojnë thesaret e UNESCO-s në Berat rrëfejnë ‘sekretet’! Si zgjidhen ngjyrat dhe teknika që aplikohet
19 Shkurt 2023, 14:02Realizimi i një ikone bëhet sipas një procedure të përcaktuar dhe shumë interesante. Dy restauruesit Altin Tabaku dhe Milto Bibo që kurojnë dhe mbajnë në jetë thesaret e qytetit të UNESKO-S janë të vetmit që punojnë për restaurimin afreskeve në kisha, pikturave murale në objektet kultit.
-
Nga ‘Këngët e Rinisë’ në Sanremo me Anna Oxa-n, rrëfehet Gramoz Burba, artisti që i fali zërin polifonisë: ‘Shqipëria ime’ në skenë, 4 dekada me Ansamblin
17 Shkurt 2023, 21:42Artisti Gramoz Burba, ideoi dhe mbajti këtë të enjte me Ansamblin Popullor në skenën e Operas recitalin “Shqipëria ime”. Për ‘Report tv’ ai rrëfen rrugëtimin me polifoninë, prej moshës 10-vjeçare si nxënës i Meropi Gjebreas, deri më sot kur ndonëse në moshë pensioni është rikthyer në Ansambël për të rimëkëmbur këtë aset të kulturës sonë.
-
SPECIALE/ ‘Arapët e polenës’, riti pagan që i mbijetoi edhe komunizmit! Si ‘rrëmbehet’ nusja ditën e dasmës
10 Shkurt 2023, 19:54Në errësirën e ftohtë të çdo 6 janari, banorët e Polenës presin të dëgjojnë poteren e këmborëve të Arapëve. Kështu ka ndodhur që në lashtësi në këtë fshat 5 km larg qytetit të Korçës. Një traditë e hershme pagane e njohur si karnavalet ose rrogeçët.
-
Historia e Nexhit, ‘akrobates me biçikletë’ që u bë pjesë e Cirkut që 10-vjeç: E kam një brengë, s’më hiqet mendja! E bija e vetmja xhonglere: E kemi pasion
9 Shkurt 2023, 18:24Nexhi Dakli, akrobate në Cirk që prej moshës 10-vjeçare, sot në moshë pensioni, rrëfen për “Report tv” historinë e saj dhe brengën për artistët e rinj. Ajo e ka trashëguar zanatit tek e bija Erisi, që sot është e vetmja xhonglere në Cirk.
-
SPECIALE/ Gjekë Marinaj, sfidat e një arratie, një diell i poezisë shqipe në Amerikë
5 Shkurt 2023, 20:14Askujt s’i tha dot lamtumirë. Gjekë Marinaj u arratis natën në këmbë, duke kapërcyer malet, me një çantë me libra në shpinë, disa fletushka me poezi dhe një batanije
-
SPECIALE/ 'Pengjet' e Luftar Pajës, aktori rrëfen prapaskenat e filmave: Si e humba 70% të shikimit te 'Gunat përmbi tela'
1 Shkurt 2023, 19:46Aktori Luftar Paja në një rrëfim për Report tv, tregon jetën e tij nga fëmijëria, deri në xhirimet e filmit më të fundit “Vdekja le të presë”. Ai rrëfen vështirësitë e të bërit filma në diktaturë, e flet për debatin mbi censurën. Në moshën 82-vjeçare me mbi 30 role në kinema e 300 në estradë, ende i mbetet një rol i pakryer, e ka një porosi për të rinjtë e apasionuar pas aktrimit
-
Speciale/ Shpëtimi i hebrenjve, leksioni që Shqipëria i dha botës! Historiani Muhaj: Rrezikuan veten për të mos i dorëzuar te gjermanët
28 Janar 2023, 08:17Një arkivë e dokumentuar në një marrëdhënie humanizmi të ndërtuar në shekuj, mes dy popujve, me dokumente të ndryshme të shkruara dhe të pashkruara që datojnë prej antikitet me praninë e Sinagogës së parë në Sarandë në shek.VI-të Mbas.Krishtit, kur kanë filluar të hidhen dhe rrënjët e para të marrëdhënieve të shqiptarëve me komunitetin hebraik, për të ardhur deri në periudhën e Perandorisë Osmane, në Mesjetë.
-
SPECIALE/ Edhe fëmijët e verbër në botën e leximit përmes teknologjisë: Zëri shkon, aty ku shikimi nuk mundet
20 Janar 2023, 19:15Të apasionuar pas librave ka edhe midis personave që nuk mundet të shikojnë.
-
Speciale/ Pedagogu nga Struga që ndan jetën mes skenës dhe auditorit! Guximtar Rushani refuzon të bëjë një zgjedhje midis artit dhe shkencës
16 Janar 2023, 16:36Guximtar Rushani është një ndër personazhet tepër poliedrik dhe interesant në trojet shqiptare. Më tepër se 16 vjet në karrierën akademike si lektor dhe asistent lektor, ku prej vitit 2009 Sekretar i Pergjithshëm i universitetit të Strugës dhe prej shkollës së mesme ka ndjekur pasionin e tij për muzikën. Një ndërthurje ekstremesh, nga njëra anë shkenca, e tjetra arti dhe të dyja së bashku kanë udhëtuar me Guximtarin.
-
Mijëra kilometra në timon, 33-vjeçarja Eranda Dishani, shofere autobusi në linjat ndërkombëtare: Lashë mësuesinë, kjo punë më jep adrenalinë
14 Janar 2023, 18:48Në rubrikën Personazh në Report Tv vjen 33-vjeçarja, Eranda Dishani e cila ka arritur të thyejë tabunë. Prej një muaji Eranda nga Vlora drejton autobusin me pasagjerë në linjën ndërkombëtare Shqipëri-Itali.
-
SPECIALE/ Historia e dashurisë në muzeun hebre në Berat, gruaja mban në jetë amanetin e bashkëshortit: Ky thesar u ngrit pas 20 vitesh studime
14 Janar 2023, 09:26Copëza jete të mbledhura me mund, formojnë historinë jo vetëm të një kombi, por edhe të një njeriu… Ai quhet Simon Vrusho.
-
SPECIALE/ I vetmi drugdhendës në Kukës, mjeshtri 75-vjeçar që punon vetëm për pasion: Nuk e shes ‘artin’! Këshilla për të rinjtë
8 Janar 2023, 09:06Çdo ditë, 75 vjeçarin Zaim Rexha e gjen në tregun industrial të qytetit të Kukësit, duke gdhendur në dru pjesë dekorative për veshje dhe zbukurime të ndryshme.
-
Speciale/ Një udhëtim ndryshe në Korçë prej vitit 1900, qyteti i kulturës ku luhej kumar e kur një lumë e përshkonte mespërmes
31 Dhjetor 2022, 16:45Në rolin e “Plaçkaxhiut” në filmin “Pas gjurmëve” dhe në dhjetëra role të tjera ka marrë pjesë korçari Ylli Trajçe, ose siç i thërrasin ndryshe kolegët dhe miqtë “Profesori”. Aktor dhe operator me kontribute shumë vjeçare në skenë dhe pas saj.
-
SPECIALE 2023/ Traditat e pandryshuara në ndërrimin e viteve, si përzgjidhet ‘mbreti i flijuar’ i tryezës dhe sekretet e gatimit të gjelit të detit
31 Dhjetor 2022, 11:03Festat e fundvitit sjellin atmosferë kudo! Ndryshe nga shumë vende të tjera të botës ku Krishtlindjet janë kryefjala e festimeve,tradita në Shqipëri e kërkon që darka e ndërrimit të viteve të jetë më e rëndësishmja. Por cila është zanafilla e kësaj mënyre të festuari në vendin tonë?
-
'Karrigia' e shtëpisë së Roland Tashos, që u firmos nga 43 shkrimtarë...çka ndodhi në ’98-ën, rrëfimi i Helena Kadaresë për ‘sekretet’ pas fotove
26 Dhjetor 2022, 20:53Nga Ismail Kadare tek Ben Blushi, Roland Tasho rrëfen si e firmosën 43 shkrimtarë karrigen e tij të shtëpisë, sot me vlerë muzeale. Helena Kadare në ekspozitë, rrëfen shkrepjen dhe lidhjen e familjes me fotografinë. Mimoza Ahmeti e Ylljet Aliccka, rrëfejnë si u realizuan portretet
-
Dialog me studiuesit, kur rrezikohej pavarësia e Shqipërisë
17 Dhjetor 2022, 21:01Historianët e vlerësojnë ngjarjen më të madhe historike si vepër jo vetëm të shqiptarëve brenda kufijve të Shqipërisë “londineze” …., por edhe e atyre që jetojnë përtej në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, e gjetkë, si vepër e arbëreshëve të mërguar në vendet të ndryshme të Ballkanit, dhe sidomos e arbëreshëve të Italisë
-
Speciale/ 101 vite 'rrugëtim' i Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, realiteti që i ndan e i bashkon shqiptarët dhe britanikët në mbi 1 shekull bashkëjetesë
14 Dhjetor 2022, 21:31Ka kaluar një shekull nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Secili nga shtetet ka ndjekur rrugëtimin e tij.