Sport
-
Italia bëri një fazë grupesh perfekte me tre fitore dhe pret rivalin e 1/8 që do jetë Ukraina ose Austria. Të kaltrit arrijnë rekordin e para 80 viteve me 30 ndeshje radhazi pa humbje ndërsa kanë 11 ndeshje që nuk pësojnë. Ndërsa Xherdan Shaqiri është bërë golashënuesi më i mirë i Zvicrës në turne madhor.
21 Qershor 2021, 09:41 -
Shaqiri shënon dy super-gola, shpallet 'Njeriu i ndeshjes' nga UEFA: Goli i parë i veçantë për mua, ndaj Turqisë bëmë gjërat e duhura
20 Qershor 2021, 22:37Për dy super-golat e bëra ndaj Turqisë, UEFA e ka shpallur sulmuesin e Zvicrës, Xherdan Shaqirin 'Njeriun e Ndeshjes'.
-
Euro 2020/ Italia e rekordeve s'e diskuton vendin e parë në grup, kualifikohet edhe Uellsi! Shaqiri 'dopietë', por Zvicra pret me zemër në dorë
20 Qershor 2021, 19:57Grupi A i Europianit ka zhvilluar dy ndeshjet e fundit dhe ka konfiguruar pozicionet për secilën kombëtare. Italia falë fitores 1-0 kundër Uellsit është kualifikuar si e para, ndërsa edhe Uellsi ka kaluar më tej si vendi i dytë. Ndërkohë pavarësisht dopietës së Shaqirit kundër Turqisë, Zvicra duhet të presë mbylljen e të gjithë grupeve për të parë nëse do kualifikohet apo jo.
-
Euro 2020, Italia me ndryshime ndaj Uellsit kërkon vendin e parë në grup, në 18:00 luhet edhe Zvicër-Turqi
20 Qershor 2021, 11:24Në ndeshjet e fundit në grupin A Italia pret Uellsin në Romë. Të kaltrit do të bëjnë shumë ndryshime në formacion por nuk bëjnë llogari dhe duan ta fitojë sfidën për të siguruar vendin e parë. Ndërkaq po në orën 18:00 luhet edhe sfida tjetër e grupit Zvicër-Turqi.
-
Euro 2020/ Spanja nuk di të fitojë, Polonia i merr 1 pikë shprese! Moreno dhe Morata nuk dinë të shënojnë
19 Qershor 2021, 22:59Robert Levandoski i ka prishur festën Spanjës, pasi La Roha nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Polonisë në ndeshjen e vlefshme për grupin E të Europianit.
-
Euro 2020/ Ronaldo theu mallkimin, por Portugalia shënon dy autogola! Gjermania e mposht me përmbysje, 'ringjallen' panzerat
19 Qershor 2021, 19:56Gjashtë gola ka prodhuar supersfida e grupit E në Europian mes Portugalisë dhe Gjermanisë. Edhe pse luzitanët kaluan të parët në avantazh në fund Gjermani fitoi 4-2, duke marrë një tre pikësh tejet të rëndësishëm për kalimin në fazën tjetër.
-
Euro 2020/ Franca dështon me Hungarinë, kampionët e botës humbin shansin për kualifikim që sot! Përballen edhe me Portugalinë e Ronaldos
19 Qershor 2021, 17:10Një gol i Griezmann ë pjesën e dytë ka shmangur humbjen për Francën në përballjen me Hungarinë. Barazimi 1-1 i ka hequr mundësinë ‘gjelave’ për të siguruar kualifikimin për fazën tjetër të Europianit.
-
EURO 2020/ Gjermania 'e dënuar' të mposhtë Portugalinë, Spanja kërkon fitoren e parë! Franca mund të kualifikohet
19 Qershor 2021, 12:07Sot në ndeshjet e dyta në grupe Gjermanisë dhe Spanjës nuk i lejohen më hapa fals. Gjermania përballet me Portugalinë të parën e grupit ku vlen vetëm fitorja. Edhe Spanja do kërkojë tre pikët ndaj Polonisë në mbrëmje ndërsa në orën 15:00 Franca luan ndaj Hungarisë.
-
Euro 2020/ Historia nuk prodhon gola, Anglia dhe Skocia ndahen në 'paqe'! 'Tre Luanët' humbasin vendin e parë
18 Qershor 2021, 23:03Përbllja historike mes Anglisë dhe Skocisë e vlefshme për grupet e Euro 2020 është mbyllur pa fitues. Në Uembley 90 minutat nuk prodhuan asnjë gol, një rezultat që më shumë i përshtatet ‘Tre Luanëve’ të drejtuar nga Southgate.
-
Euro 2020/ Tjetër hap fals për Kroacinë, ballkanasit rrezikojnë të ngelin në grup! Çekët i marrin pikë
18 Qershor 2021, 20:04Kroacia ka komplikuar ndjeshëm objektivin për të kaluar në fazën me eliminim direkt në Europian. Kombëtarja ballkanase ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër Çekisë në një ndeshje ku fillimisht e pa veten në disavantazh.
-
Operacioni në zemër kryhet me sukses, Eriksen lë spitalin: Është fantastike të vizitoj sërish shokët e kombëtares
18 Qershor 2021, 18:43Mesfushori me datë 12 qershor pësoi atak në zemër, ndërsa pas 6 ditëve ka lënë spitalin.
-
Euro 2020/ Super Isak nderon Suedinë, skandinavët mposhtin minimalisht Sllovakinë
18 Qershor 2021, 16:56Suedia ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen e dytë në grupet e Europianit. Skandinavët kanë mposhtur minimalisht 1-0 Sllovakinë, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e parë.
-
Ndeshjet e sotme në Euro 2020, spikat derbi Angli-Skoci! Kroacisë nuk i lejohet hap fals ndaj Çekisë
18 Qershor 2021, 11:24Sot zbret në fushë grupi D i Euro 2020 që luan ndeshjet e dyta. Në mbrëmje spikat derbi britanik Angli-Skoci. Tre luanët me një fitore kalojnë më tej ndërsa Kroacisë nuk i lejohen hapa fals ndaj Çekisë. Në orën 15:00 luhet Suedi-Sllovaki.
-
UEFA kërcënon t’i heqë finalen e Euro 2020 Londrës: Hiq karantinën për VIP-at, ose do e zhvendosim në Hungari
18 Qershor 2021, 10:38UEFA kërcënon qeverinë britanike se mund të zhvendosë finalen e Euro 2020 nga stadiumi “Uembli” i Londrës në Budapest. Shkak janë bërë masat anti-Covid dhe karantina e detyruar në Britani për rreth 2500 personat VIP dhe stafin organizator të fazës finale të Europianit.
-
Një jetë tek Juventusi, ndërron jetë legjenda Giampiero Boniperti
18 Qershor 2021, 09:18Giampiero Boniperti, presidenti i nderit i Juventusit, i cili fillimisht ka luajtur me ekipin e Juventusit dhe më pas si menaxher, ka ndërruar jetë gjatë natës në Torino, pas një ataku kardiak, lajmëroi familja e tij. Boniperti, i cili së fundmi ishte tërhequr nga jeta publike, do të mbushte 93 vjeç në 4 korrik
-
Euro 2020/ Holanda s'e diskuton Austrinë, fiton pastër dhe siguron turin tjetër
17 Qershor 2021, 22:59Holanda nuk e ka diskutuar fitoren në ndeshjen e dytë të Europianit kundër Austrisë. Falë rezultatit 2-0 ‘tulipanët’ kanë hedhur hapin e sigurtë drejt fazës tjetër, ndërsa Austria duhet të presë ndeshjen e fundit në grup.
-
Euro 2020/ Danimarkës nuk i ndahet trishtimi, Belgjika e mposht me përmbysje në stadiumin plot që nderoi Eriksenin
17 Qershor 2021, 20:06Me një stadium të mbushur plot dhe që për shumë çaste nderoi Eriksenin Belgjika ka mposhtur 1-2 me përmbysje Danimarkën, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër. Për skandinavët me shumë mundësi Euro 2020 mbyllet këtu, pasi në dy ndeshja kanë 0 pikë.
-
Nga nisja e lojës deri te minuta e 10, dedikimet speciale për Eriksen në ndeshjen Danimarkë-Belgjikë
17 Qershor 2021, 19:18Christian Eriksen aktualisht është në spital, ndërsa me shumë gjasa nuk do mund të luajë më futboll.
-
Ushtrimi i çuditshëm në nxehmje, Maqedonia e Veriut ‘shpik’ risinë e re në futboll
17 Qershor 2021, 18:26Një suhtrim aspak i zakontë nga nxehmja e Maqedonisë ka bërë shumë përshtypje.
-
Euro 2020/ Maqedonisë së Veriut nuk i mjafton goli i shqiptarit Alioski, Ukraina merr tre pikët
17 Qershor 2021, 16:59Ukraina ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1 Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e dytë të europianit për të dy kombëtaret në Grupin C. Përveç dy golave ukraina humbi edhe një penallti, por fitorja i jep një bonus të madh për të kaluar në fazën tjetër.
