Sport

  • Shqipëria dhe Serbia kanë nisur përgatitjet intensive për përballjen që do të bëjnë në Komitetin e Disiplinës më datë 23 Tetor në UEFA.
  • 10 ndeshjet ndërkombëtare që
    janë kthyer në skena dhune

    Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk është e vetmja që është ndërprerë dhe është shoqëruar me dhunë. Daily Mail rëndit 10 ndeshjet ndërkombëtare që janë kthyer në një kaos total ku që pari rendit takimin e Beogradit.

  • Dhuna në stadium, Huliganet serbë
    “rikthejnë” ngjarjen e vitit 1990

    Huliganizmi dhe dhuna e tifozëve serbë është një precedent i njohur në historinë e futbollit teksa ngjarjet e 14 tetorit në stadiumin e Beogradit nuk ishin hera e parë, ku dëgjoheshin thirrje raciste. Në maj të vitit 1990 një precedent i ngjashëm në kohët e tensioneve etnike në Ish-Jugosllavi, ndeshja mes Dinamo Zagrebit dhe Cervena Zvezdas serbe u kthye në një fushë beteje pikërisht nga dhuna e ultrasve serbë dhe thirrjeve të tyre Kroacia është serbi.

  • Cana për 'Le Parisien': Mbrojtëm 
    jetët tona, Serbia të ndëshkohet

    Kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana, një nga protagonistët e dhunës së tifozëve serbë ndaj ekipit tonë, i intervistuar nga francezja “Le Parisien” kapiteni rrëfen incidentet dhe dhunë e ushtruar në Beograd.

  • Videolajm/ Cana jo vetëm fraktura
    në fytyrë...dhe me këmbë të fashua

    Kapiteni Lorik Cana, një nga protagonistët absolut në dhunën dhe trazirat në Beograd, ka marrë dëmtime jo vetëm në fytyrë por edhe në këmbë. Video më e fundit që po qarkullon në internet, tregon kapitenin e kombëtares shqiptare duke biseduar me disa tifozë shqiptarë në ambientet e jashtme stërvitore të ekipit të Lacios, me të cilin ai luan.

  • Ibrahimoviç: Kosova është Serbi
    nëse nëna ime është e virgjër!

    ​“Të thuash Kosova është Serbi është si të thuash nëna ime është e virgjër”. Kjo deklaratë nuk vjen nga ndonjë shqiptar por nga sulmuesi i njohur suedez me origjinë boshnjake Zlatan Ibrahimoviç.

  • Serbia gjen dronin që valviti
    'Shqipërinë e Madhe' në Beograd

    Droni që futi flamurin me hartën e “Shqipërisë së madhe” në stadiumin Partizani të Beogradit është në duart e policisë. Sipas gazetës serbe “Kurir” që citon burime jozyrtare, droni është gjetur në qytetin e Pançevës

  • "AS": Serbia dhe Shqipëria mund
    të përjashtohen nga kualifikueset

    Skuadrat e futbollit të Serbisë dhe Shqipërisë mund të përjashtohen nga eliminatoret për kampionatin europian Francë 2016 pas incidenteve të ndodhura në fushën e blertë të Beogradit. Kështu shkruan gazeta madrilene AS, suke cituar burime zyrtare të UEFA-s.

  • "Ivani i Tmerrshëm" në kërkim për
    dhunën...por policia nuk e ndaloi

    Huligani serb Ivan Bogdanov kërkohet nga policia dhe rrezikon të dënohet deri në pesë vjet burg pas hyrjes në fushë gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë. “Ivan i Tmerrshëm” mund të dënohet me gjashtë muaj deri në pesë vjet burg nëse gjykohet për hyrjen në fushë, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.

  • Platini: Droni mjet i rrezikshëm
    po sikur të kishte pasur bombë?

    Presidenti i UEFA-s Mishel Platini, në një intervistë për televizionin francez TF1, e ka cilësuar si të rrezikshëm dronin që mbajti të valëvitur flamurin kuqezi në Beograd, pasi sipas tij në mjetin e komanduar mund të kishte edhe një bombë. VIDEO

  • Luan Krasniqi: Krenar për sjelljen
    dhe performancën e djemve tanë

    Ish-boksieri dhe legjenda e sportit shqiptar, Luan Krasniqi, nëpërmjet një postimi në facebook, shprehet krenar për sjelljen e djemve të kombëtares shqiptare. Gjithashtu Krasniqi theksoi se ajo që pa në fushën e stadiumit të Partizanit është turp për nivelin e sportit serb.

  • Videolajm/ Si tolerohen ultrasit serb
    Policia bën sehir përpara Ivan & co. 

    Një video, e publikuar më parë nga Washington Post, zbardh 2 minutat më vendimtare të “Trillerit të Beogradit”. Në video duket haptazi se si tifozët-ultras serb kanë kaluar perimetrin që u lejon “bileta e sport-dashësit”, duke hyrë në fushë, pa u trazuar e pa u ndjekur si nga stjuartët privatë, por edhe nga forcat speciale të policisë. VIDEO

  • Ja provat e dhunës ku mbështetet
    FSHF për t’i kërkuar drejtësi UEFA-s

    Reagon Federata Shqiptare e Futbollit, jep te verteten e saj per perleshjen gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi ne stadiumi e Beogradit. "Qelluan me beton delegacionin shqiptar te kryesuar nga Duka. Autobusi me kombetaren mberriti ne stadium duke u qelluar me gure. Para nxjemjes lojtaret u goditen me sende te ndryshme. Kori i mbi 30 mije tifozeve: Vritni shqiptaret. Gjithcka agresive nga ana e tifozeve serbe".

  • UEFA nis hetimin për serbët dhe
    kuqezinjtë...por harron dhunën!!!

    UEFA ka nisur zyrtarisht procedimin disiplinor ndaj Serbisë dhe Shqipërisë incidentet e regjistruara në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Partizanit të Beogradit, e cila u ndërpre në minutën e 41 për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve në fushë, teksa më pas situata agravoi edhe pas fluturimit të flamurit shqiptar me një dron të telekomanduar mbi stadium. 

  • Fotolajm/ Policia serbe kërkon
    dronin...në çantat e kombëtares

    Edhe pse ju desh t’i shpëtonin dhunës së tifozëve serbë, si dhe pritjes për rreth 2 orë në ambientet e stadiumit të Partizanit, kombëtarja shqiptare, i është nënshtruar edhe një kontrolli të imtësishëm në aerportin e Beogradit, i cili mësohet se ka zgjatur rreth 1 orë. FOTO

  • Fotolajm/ Pas Olsit…
    Serbët djegin fanellën e Ramës

    Thirrje raciste, me vdekje, djegia e flamurit të NATO-s dhe dhunë ndaj lojtarëve të kombëtares. Tifozët serb, mbrëmjen e së martës nuk jan mjaftuar me kaq. Këta të fundit kanë djegur dhe fanellën e mesfushorit Valdet Rama. Autorët, përtej këtij gjesti anti-sportiv, kanë dashur dhe të fotografohen të vetëkënaqur, në shkallët e “Partizanit të Beogradit”, me fanellën ndër duar.

  • Duka: Çështja të mos politizohet!
    De Biasi: Dhuna ishte e dukshme!

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe trajneri i kombëtares Gianni De Biasi kanë komentuar ngjarjen e djeshme si dhe cilat janë pritshmëritë e ekipit tonë kombëtar nga vendimi që UEFA do të marrë lidhur me dhunën në Beograd. VIDEO

  • Ronaldo: Dënoj dhunën në fushë
    Ndoshta dhe ne probleme në Serbi

    Fenomeni i futbollit, Cristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë, për mediat portugeze, ku i kërkon UEFA-s të reagojë ndaj incidendit të pa precedent gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Numëri 1 i përfaqësueses portugeze shprehet të ketë mbetur tejet i habitur kur ka parë filmimet mbi dhunën që është ushtruar ndaj lojtarëve shqiptarë.
     

  • Jera: Dhunë si asnjëherë në 30 
    vite futboll, na fyen dhe himnin!

    Fatbardh Jera anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF dëshmon për kamerën e A1 Report incidentin e ndodhur në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Gjatë intervistës së dhënë Jera dëshmon edhe për dhunë të përdorur nga vetë policët dhe ata që ishin përgjegjës për sigurinë e Kombëtares shqiptare. VIDEO

  • Tare: Isha me Olsin në stadium
    nuk e komandoi ai dronin e flamurit!

    Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare aktualisht Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka komentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmë në ndeshjen Serbi-Shqipëri, si dhe ka hedhur poshtë akuzat e mediave serbe për një përfshirje të mundshme të vëllait të Kryeministrit, Olsi Rama në dronin e flamurit të “Shqipërisë së Madhe”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv