Sport

  • Barcelona mund të pësoj ndryshime të mëdha në formacion këtë vit. Ndryshimet mund të fillojnë në repartin e mbrojtjes e që së fundi po flitet për shitjen e brazilianit Dani Alves.
  • Shevchenko dy gola
    për t’u ndjerë 10 vjet më i ri

    Andrei Shevchenko ndjeu sikur vitet i janë kthyer mbrapa kur shënoi dy herë në fitoren e Ukrainës, kundër Suedisë 2-1, të hënën mbrëma, pas së cilës skuadra e tij mori kryesimin në Grupin D.

  • Batuta për homoseksualët
    Cassano kërkon falje

    Sulmuesi i Italisë, Antonio Cassano ka kërkuar falje për deklaratat e tij rreth homoseksualëve të bëra gjatë një konference për shtyp të martën.

  • Euro 2012, Franca fton Abidalin

    Presidenti i Federatës franceze të Futbollit (FFF), Noel Le Graet ka njoftuar se i ka bërë ftesë Eric Abidalit të përcjell ndeshjen mes Suedisë dhe Francës në kuadër të xhiros së dytë të Grupit D në Kiev.

  • Grupi i “ferrit”, luan sot raundin e dytë

    Grupi b ku bëjnë pjese ekipet e Danimarkës, Gjermanise Holandes dhe Luzitanët Portugez, i cili është cilësuar nga analistet sportive, si grupi i “ferrit”, luan sot raundin e dytë të ndeshjeve .

  • Shuhet ish-trajneri i Kombëtares
    nesër homazhet për Medin Zhegën

    Do të zhvillohen nesër homazhet për nder të  ish trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Medin Zhega, i cili u nda dje nga jeta në moshën 66 vjeçari.

  • Dhuna përfshin Euro 2012
    Poloni – Rusi, “lufta” vazhdon

    Grupet e tifozëve janë përleshur me njëri tjetrin dhe mediat ndërkombëtare flasin për një numër të konsiderueshëm të plagosurish. Policia ka arritur të shpërndajë turmat dhe të arrestojë një numër të madh tifozësh nga të dy palët

  • Poloni - Rusi nuk shkojnë
    më shumë se një barazim 1 - 1

    Mbrëmja ka qënë e rezervuar për një superndeshje midis Polonisë dhe Rusisë, e cila ka përfunduar me rezultatin 1-1. Golat janë shënuar nga një për çdo pjesë të lojës.

  • Çekia fiton dhe shpreson,
    Greqia pranë lamtumirës

    Republika Çeke ka siguruar një fitore mjaft të rëndësishme përballë Greqisë, duke e nxjerrë këtë të fundit jashtë finaleve të Kampionatit Europian. Teksa vinin pas një humbje të thellë me rezultatin 4-1 me Rusinë, çekët kanë mbledhur forcat duke triumfuar me helenët dhe ringjallur plotësisht shpresat për një kalim të fazës së grupeve.

  • Ukrainës i mjafton Shevçenko
    për të mundur Suedinë

    Në mbrëmje, Ukraina ka mposhtur Suedinë në një ndeshje shumë të bukur në stadiumin e Kievit, në praninë e 68.000 spektatorëve. Dy golat e Andrey Shevçenkos i kanë mjaftuar Ukrainës për të marrë tre pikët e para dhe kapërcyer në vendin e parë në grup.

  • Franca dhe Anglia
    ndahen në barazim 1-1

    Ndeshja më e fortë e grupit D midis Francës dhe Anglisë ka përfunduar në barzim 1-1. Ky rezultat lë më shumë të kënaqur Tre luanët e drejtuar nga trajneri Roi Hodgson, pasi francezët meritonin diçka më shumë për lojën e zhvilluar. Ndeshja ka pasur dy tablo të ndryshme, Lesskot dhe Nasri ka shkruar historinë e ndeshjes në 9’ minuta. Anglia e privuar nga mungesat e tre futbollistëve kryesorë si Lampard, Kahill dhe Roony e ka pasur shumë të vështirë që të rrezikonte vetëm me Gerrard.

  • Chelsea konfirmon Di Matteon

    Chelsea pritet të konfirmojë Roberto Di Matteon në postin e menaxherit gjatë kësaj jave, ka njoftuar BBC Sport.

  • Rally Albania, katër të
    plagosur në 2 aksidente

    Katër të plagosur janë shënuar gjatë ditës së sotme në garën e “Rally Albania” ndërsa një motorr ra në humnerë dhe një makinë u përfshi në një tjetër aksident. (Në foto: automjeti i aksidentuar sot)

  • Di Natale, krenar për golin

    Sulmuesi italian Antonio Di Natale është krenar me golin që shënoi kundër Spanjës në ndeshjen e tyre të parë në kuadër të Grupit C në Euro 2012.

  • Montella, trajner i ri i Fiorentinës

    Fiorentina ka angazhuar Vincenzo Montella për trajner të ri, ka njoftuar klubi italian të hënën. Ish sulmuesi i Azzurrëve ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin toskan, me mundësi vazhdimi për vitin e tretë.

  • Euro 2012: Sot luhen
    ndeshje të Grupit D

    Sot nisin ndeshjet e Grupit D të Kampionatit Evropian të Futbollit, të cilat do të përballin Anglinë me Francën dhe Ukrainën me Suedinë.

  • Racionaliteti danez
    befason Holandën

    Jo pa qëllim grupi B ishte cilësuar si grupi i hekurt, pasi surpriza ka ardhur. Hollanda e futbollit total ka humbur me rezultatin e ngushtë 0-1 përballë ekipit të Danimarkës.

  • Edhe Milani në duar të sheikëve?!

    Milani mund të ketë fatin e shumë skudrave në Evropë për të qenë pjesë aksionere e sheikëve.

  • Messi nuk është ende lide

    Që prej një viti, Lionel Messi mban fanellën e kapitenit të Argjentinës, por rruga drejt shndërrimit në një lider është ende e gjatë. Kështu mendon ish-selektori i Gauçosëve, legjenda Diego Armando Maradona.

  • Van der Saar: Spanja favorite
    por dua hakmarrje për Botërorin

    Portieri legjendar i Holandës, Edëin van der Sar, shpreson që Përfaqësuesja e Holandës të marrë hak ndaj Spanjës dhe të triumfojë në Evropianin 2012 të futbollit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv