Top 24
-
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, në datën 16 Maj, misionet e SHBA, Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, janë shprehur zyrtarisht për këto ngjarje duke dënuar si akte të papranueshme për demokracinë, dhunën e opozitës shqiptare dhe kërcënimin e ambasadorit.
18 Maj 2019, 13:32 -
-
Pas thirrjes së prerë për dialog pa kushte me Ramën, Basha ndryshon 'temë' në Britani: Luftë kundër krimit të organizuar
18 Maj 2019, 12:54Kreu i PD-s, Lulzim Basha në një vizitë në Britaninë e Madhe ka takuar Kryetarin e Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës, Dominic Grieve. Në këtë takim sipas PD-së janë diksutuar problematika për krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës.
-
Lihet në burg tropojani që qëlloi me bomba molotov ndaj institucioneve dhe policisë
18 Maj 2019, 12:45Arrest me burg vendosi Gjykata e Tiranës për Marash Qerimin, 40-vjeçarin nga Tropoja, i cili u arrestua pasi në protestën e opozitës joparlamentare më 11 maj, u zbulua nga filmimet se ka sulmuar institucionet dhe punonjësit e policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë dhe sende të forta.
-
'Niçes' i refuzohet kërkesa për liri nga qelia për të pestën herë
18 Maj 2019, 12:34Altin Avdylit ose i njohur ndryshe si 'Niçja' i është refuzuar për herë të pestë kërkesa për të lënë qelinë. 'Niçja' ra në pranga në operacionin 'Vol vo 4' ndërkohë kjo është hera e pestë që Krimet e Rënda i refuzojnë kërkesën e tij.
-
Viça të sëmurë nga Serbia dhe kripë pa jod nga Austria...Do të futeshin në Shqipëri!
18 Maj 2019, 12:21Bllokohen në Morinë 42 krerë viça të ardhur nga Serbia. Mbahen në regjim karantinor me dyshimin se janë të prekur nga sëmundja. Ndërkohë në Hanin e Hotit bllokohen dhe kthehen në vendin e origjinës në Austri, 24 ton kripë me nivel më të ulët jodi se kufiri i lejuar.
-
PD dhe LSI dorëzojnë në KQZ listën për komisionerë në KZAZ
18 Maj 2019, 12:05Opozita joparlamentare dorëzoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e anëtarëve për në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor. Sekretari për çështjet zgjedhore Ivi Kaso i është dorëzuar sot KQZ-së bashkë me përfaqësuesin e LSI-së, për të dorëzuar listën me komisionerë.
-
Ivi Kaso: Bindja Demokratike e paligjshme, ka bërë rregjistrim fals
18 Maj 2019, 12:01Kaso ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë ka lëshuar një vërtetim falso për Bindjen Demokratike.
-
-
-
Shpërndanin kokainë e kanabis në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen dy të tjerë
18 Maj 2019, 11:24Tre të rinjtë që shpërndanin drogë janë arrestuar në operacionin e koduar "Orët e Vona" ndërsa një persona i katërt është proceduar në gjendje të lirë. Ndërsa po në një tjetër operacion është arrestuar një 21-vjeçar i cili është kapur me kanabis si dhe është proceduar në gjendje të lirë një tjetër person.
-
-
-
Rama: S'iki nga detyra, nuk e lë në mes luftën e nisur! Kush prek zgjedhjet i ndalohet përjetësisht hyrja në SHBA e BE
18 Maj 2019, 11:07Edi Rama mblodhi sot në Tiranë 61 kandidatët e tij për zgjedhjet lokale, dhe i siguroi se data e zgjedhjeve nuk ndryshon. Kryeministri tha se nuk do të dorëhiqet dhe se e pret Lulzim Bashën për dialog. Kreu i qeverisë për herë të parë ju foli atyre që mund të prekin zgjedhjet, me gjuhën e ambasadorëve, duke thënë se SHBA e BE nuk do të lejojë hyrjen në këto vende të dënuarve për krime zgjedhore.
-
Fredi Belerit i refuzohet kandidimi për kryebashkiak në Himarë, Greqia: KQZ vendim pa bazë ligjore
18 Maj 2019, 10:43Fredi Belerit (Dhionisios Alfred Petro Beleri), ju refuzua dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidimi për kryetar të Bashkisë së Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, pasi rezultoi të ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit.. Fredi Beleri i dënuar me 3 vjet për nxitje të urrejtjes, ende nuk ka përfunduar periudhën e rehabilitimit. Reagon ministria e Jashtme greke: Po monitorojmë situatën
-
EMRAT/ Po peshkonin me dinamit në lum/ Plagosen dy persona në Sarandë, policia i procedon penalisht
18 Maj 2019, 10:45Dy peshkatarë janë plagosur në lumin e Bistricës si pasoje e shpërndarjes së guralecëve nga shpërthimi i dinamitit. Më pas policia ka bërë procedim penal kundrejt tyre për shkak të veprës penale 'Peshkim i Ndaluar'.
-
Furnizim me ujë 24 h/ditë, investim pas 30 vitesh në Bovillë, drejt dyfishimit të kapaciteteve
18 Maj 2019, 10:25Bashkia e Tiranës ka nisur investimet për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.
-
Mashtruan dhe i vodhën mijëra euro tregtarit në Peqin, kapet edhe grabitësi 19-vjeçar
18 Maj 2019, 10:21I ndaluari është 19-vjeçari me inicialet S.I. Ai akuzohet se me datë 8 maj së bashku me tre persona të tjerë ka mashtruar dhe grabitur një sasi parash në një banesë në Peqin.
-
(VIDEO) Dy të apasionuar rus krijojnë supermakinën ultratank /AVANTAZHET
18 Maj 2019, 10:17Supermakina ka disa avantazhe krahasuar me makinat e tjera: mund të ngjitet në terrene tepër të thyer, nuk ka nevojë për ndërrime gomash dhe transporton ngarkesa të rënda.
-
'Tërmeti' i YouGov: Europa shpërbëhet brenda një dekade
18 Maj 2019, 10:13Kompania ndërkombëtare angleze YouGov: Më shumë se gjysma e europianëve besojnë se Bashkimi Europian mund të shpërbëhet brenda një gjenerate. Vetëm në Suedi, Danimarkë dhe Spanjë, shumica e qytetarëve do të votojnë për një Europë të bashkuar.
