Top 24
-
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Lezhë, ndërsa një tjetër ka mbetur e plagosur rëndë. Viktima është 76 vjeçari me inicialet N.Gj. ndërsa e plagosur është N.Gj. 75 vjeçe.
5 Maj 2019, 16:05 -
Kërcënohet drejtuesja e gjykatës së Apelit, ish-gjyqtarja e 'Shullazit' ruhet nga 'specialët'
5 Maj 2019, 15:36Drejtuesja e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Saida Dollani është kërcënuar me jetë, ndërsa prej një jave është marrë në mbrojtje nga forcat speciale. Gazetari Arsen Rusta raporton se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për të zbuluar autorin e kërcënimit të gjyqtares së Apelit të kësaj gjykate.
-
Muaji i Ramazanit, Meta: Të pendohemi për gabimet tona e t’i kërkojmë falje Zotit për gjithçka
5 Maj 2019, 15:18Një ditë para nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti Ilir Meta ka bërë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë. Në urimin e tij Meta thotë se thotë se koha që jetojmë reflektojnë probleme të mëdha brenda familjes, ndërsa shton se rinia është e prekur nga krimi, droga, bixhozi e fajdet.
-
Bashkia e Tiranës dhjetra aktivitete per qytetarët dhe turistët
5 Maj 2019, 15:07 -
-
Grabitësit 'namin' në Patos, vjedhin 'Range Rover'-in, 'Audi'-n e mijëra euro, pronari: I ndjeva, u futën nga dritarja (VIDEO)
5 Maj 2019, 14:26Një subjekt në pronësi të Mehdi Kurteshit ka rënë pre e grabitjes orët e para të mëngjesit të sotëm, ku janë vjedhur dy makina luksoze dhe një shumë e konsiderueshme parash. Ai rrëfen se i ka ndjerë në një moment autorët, por nuk reagoi duke menduar se zhurmat vinin nga puna e një firme që po kryente punime. Kurteshi thotë se kamerat e sigurisë nuk kanë funksionuar, ndërsa shton se kjo nuk ishte hera e parë që grabitej, por e treta.
-
Astri Patozi shpërthen ndaj kundërshtarëve: Përçmim dhe neveri për të gjithë ju
5 Maj 2019, 13:35Patozi ka deklaruar se për ata kundërshtarë politik që janë përpjekur të bënin pis partinë e tij ndjen vetëm përçmim dhe neveri.
-
-
-
Lleshaj për Dëshmorët e Policisë: I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre! Dënime të ashpra për ata që cënojnë policët
5 Maj 2019, 12:35Lleshja ka deklaruar se ndryshimet e pritshme të Kodit Penal do t'i ashpërsojnë më tej dënimet ndaj atyre që tentojnë të cenojnë punonjësit e Policisë së Shtetit në krye të detyrës.
-
Kryemadhi: Nderimi ndaj dëshmorëve, referencë krenarie
5 Maj 2019, 12:35 -
-
-
Rama: Nuk mund të ngatërrohet lufta Anti-Fashiste me gjakun e pafajshëm të derdhur nga regjimi
5 Maj 2019, 12:00Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një takimi me shoqatat e veteranëve ka folur krimet gjatë Luftës dhe regjimit diktatorial duke thënë se ka dallim të qartë mes tyre. Kryeministri ka thënë sot se ka një vijë ndarëse mes ngjarjeve të Luftës Anti-Fashiste, dhe asaj që ndodhi pas Luftës me regjimin diktatorial.
-
5 Maji/ Gramoz Ruçi: Dëshmorët nuk u takojnë partive, por Shqipërisë
5 Maj 2019, 11:47 -
'Shqipja gjuhë e dytë'/ ARRSH përplasje me policinë bashkiake për tabelat, kallëzim penal për bashkinë e Finiqit (VIDEO)
5 Maj 2019, 10:35Policia dhe ARRSH kanë hequr gjatë natës tabelat e rrugëve në bashkinë Finiq, pasi ishin në kundërshtim me ligjin dhe gjuhën shqipe e vendosnin si gjuhë dytësore. Gjatë këtij aksioni policia bashkiake e Finiqit ka kundërshtuar ARRSH, por këta të funidt kanë çuar deri në fund aksionin e tyre dhe madje kanë bërë një kallëzim penal për Bashkinë e Finiqit.
-
Bulqizë/ Shkon në 93 numri i helmuarve nga uji i pijshëm, mes tyre edhe 24 fëmijë
5 Maj 2019, 10:34Ka shkuar në 93 numri i personave të helmuar në qytetin e Bulqizës,. Të rritur dhe fëmijë janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ata janë shprehur se kanë pasur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke. Mjekët pohojnë se nisur nga simptomat, dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë uji i pijshëm.
-
Politika e ndarë për homazhe, Meta apel: Duhet dialog! Basha: Për lirinë shkohet në betejë çdo ditë
5 Maj 2019, 10:03Dita e Dëshmorëve të atdheut u përkujtua me një ceremoni zyrtare dhe homazhe në varrezët e Dëshmorëve të Kombit. Politikanë, veteranë dhe të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”.
-
Pendarovski Presidenti i ri i Maqedonisë, mesazh edhe në shqip: Do të jem i të gjithëve
5 Maj 2019, 09:31Stevo Pendarovski është Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut. Ai fiton në zgjedhjet Presidenciale që u zhvilluan sot me 52,24% të votave përballë Gordana Siljanovska, që ishte nga radhët e partive opozitare.
-
Emigracioni shqiptar në Itali/ Raporti vjetor i Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale Italiane
5 Maj 2019, 09:12Ministria Italiane e Punës dhe Politikave Sociale botoi raportin vjetor për emigracionin në përgjithësi dhe për emigracionin me origjinë shqiptare në veçanti. Rezultatet përshkruajnë një komunitet të integruar, që jep kontributin e vet duke ruajtur identitetin dhe lidhjet me vëndin e origjinës.
