Top 24
-
Report TV zbardh të gjithë dinamikën e rreth 6 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, ngjarje kjo e cila ka zgjatur vetëm 5 minuta. Përmes pamjeve ekskluzive të sjella fill pas ngjarjes dhe deri më sot tregohet se si grabitësit të drejtuar nga Admir Murataj futen në pistë, marrin 7 thasët me para dhe largohen nga aeroporti, ku nis edhe ndjekja e tyre nga policia.
6 Maj 2019, 12:53 -
Siguria ushqimore/ Rama: Deri në 15 vite burg për shkelësit e ligjit
6 Maj 2019, 12:19Ndryshimet në Kodin Penal për sigurinë ushqimore u diskutuan ditën e sotme gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me grupe të interesit. Rama tha se dënimet do të variojnë në bazë të shkeljes duke nisur nga heqja e të drejtës së veprimtarisë, gjobë dhe heqje lirie deri në 15 vite burg.
-
Vettingun në polici/ 'Siguria' rrëzon Metën, Lleshaj: Dekreti paragjykoi Ministrinë e Brendshme
6 Maj 2019, 12:07Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Meta për Vettingun në Polici. I pranishëm në këtë Komision, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar Vettingu nuk është një gjë që është me kohë të përcaktuar, por një aksion që do të vazhdojë dhe do të shtrihet në kohë.
-
Kryemadhi: Agjërimi është mundësia për t’u penduar për gabimet
6 Maj 2019, 12:02 -
Cakaj: Mbi 90% e shqiptarëve mbështesin integrimin në BE
6 Maj 2019, 11:54Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj në kuadër të hapjes së aktiviteteve për javën e Europës ka deklaruar se mbi 90 % e shqiptarëve mbështesin integrimin në BE.
-
Helmimi në Bulqizë/ ISHP: Lagjia e prekur konsumon ujin e rrjetit
6 Maj 2019, 11:49 -
Java Europiane/ Soreca: Prekëse, shqiptarët ndjenjë jashtëzakonisht pozitive ndaj BE-së
6 Maj 2019, 11:36Soreca ka deklaruar se të rinjtë shqiptarë e duan BE dhe kjo grupmoshë është gjithashtu në fokusin e Bashkimit Europian.
-
DSHP e Bulqizës njoftim 'derë më derë': Mos konsumoni ujë nga çezmat
6 Maj 2019, 11:02 -
Vdes ushtarakja shqiptare gjatë misionit të NATO-s në Letoni, plagosen majori dhe reshteri (Profili)
6 Maj 2019, 11:07Ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj, pjesë e kontigjentit të FA në misionin e NATO-s në Letoni, ndërroi jetë nga shpërthimi i një mine, teksa ishte duke e çmontuar atë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë, major Klodian Tanushi, që është në gjendje të rëndë dhe rreshter Julian Kapaj. Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni: Nuk është e qartë nëse ishte një mine trajnimi apo një minë nga Lufta e Dytë botërore. Do të nisë një hetim rigoroz.
-
Maji, muaji i Demit, Peshqit do gjejnë dashurinë! Horoskopi i muajit maj nga astrologia Meri Gjini (VIDEO)
6 Maj 2019, 11:00E ftuar në studion e emisionit "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologia Meri Gjini, tregon se çfarë thonë yjet për muajin maj, si dhe karakteristikat për të gjitha shenjat.
-
-
PD refuzon reformën zgjedhore në Kuvend! Kërkon 'shteg' si parti joparlamentare
6 Maj 2019, 10:50Për Partinë Demokratike komisioni për reformën zgjedhore është ilegjitim dhe për këtë arsye PD nuk do të çojë asnjë vëzhgues në këtë komision. Sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, thekson se reforma që të realizohet duhet bërë nga institucione dhe parti me vullnet për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
-
Del para vettingut gjyqtari që votoi kundër Dritan Dajtit
6 Maj 2019, 10:23Ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Fuat Vjerdha, kryetari i Gjykatës së Apelit Civil në Shkodër. Hetimi mbi Vjerdhën është bërë në bazë të tre kritereve, të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.
-
Mbi 100 të helmuar në Bulqizë, Prefekti apel banorëve: Mos konsumoni ujë nga çezma(VIDEO)
6 Maj 2019, 09:52Ka shkuar në mbi 100 numri i të helmuarve në Bulqizë. Shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijshëm. Mes qytetarëve të helmuar ka burra, gra dhe fëmijë të cilët janë paraqitur në spital me të vjella dhe dhimbje barku. Banorët e lagjes së 'Qytetit të Vjetër' janë lajmëruar të mos konsumojnë ujë nga çezma. Prefekti i Qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu ka deklaruar se analizat e deri më tanishme thonë se shkaku i helmimit nuk është uji megjithatë në vijim do kryhen analiza akoma më të specializuara për të vërtetuar këto dyshime.
-
'Instituti të vlerësohet nga Kuvendi', Tufa i përgjigjet Ramës: Mos u zër besë enveristëve që të gënjejnë, mos më beso as mua...
6 Maj 2019, 09:54Pas deklaratës së kryeministrit Rama ditën e djeshme ku thoshte se Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit duhet të vlerësohej nga Kuvendi, ka ardhur edhe reagimi i Drejtorit të këtij instituti, Agron Tufa.
-
Haradinaj pret në takim aleatët e PD: Bashkërendimi i qëndrimeve, në interes të 2 vendeve
6 Maj 2019, 09:22Kryeministri i Kosovës ka pritur sot në një takim krerët e partive aleate të PD. Në takim me Haradinaj ishin Fatmir Medin, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.
-
Rumuni në Itali i shkatërron lokalin, por e pëson keq nga shqiptari (VIDEO)
6 Maj 2019, 09:09Shtetasi rumun, Constantin Capraru 39-vjeç pasi është nxjerrë nga lokali, u rikthye dhe shkatërroi lokalin e shqiptarit.
-
Papa Françesku viziton të martën shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës
6 Maj 2019, 08:58Vizita e Papa Françeskut në Bullgari është një mision delikat. Sepse në asnjë vend tjetër të Europës Qendrore nuk është kaq e vështirë marrëdhënia e kishës ortodokse me Vatikanin.
-
Sigurimi i pronës, shqiptarëve u del frika nga zjarri dhe forcat e natyrës
6 Maj 2019, 08:27Të dhënat zyrtare për tregun e sigurimeve për tremujorin e parë të këtij viti tregojnë se ka një rënie të theksuar nëse e krahasojmë me vitin 2018 kur primet për të njëjtën lloj siguracioni ishin 386 milionë lekë.
-
Kandidatja Siljanovska pranon humbjen, por kryetari i VMRO-DPMNE-së hedh akuza të forta
6 Maj 2019, 08:20Sipas rezultateve të shpallura rreth mesnatës, Stevo Pendarovski fitoi 51.71 për qind të votave, ndërsa kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, mori 44.68 për qind. Silijanovski ka pranuar humbjen por jo kryetari i VMRO-DPMNE-së.
