Top 24
-
Pas një hetimi dy vjeçar, një 29-vjeçar është arrestuar mesditen e sotme për "nxitje, thirrje publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste".
15 Prill 2019, 16:56 -
Basha thirrje Brukselit: Sillni ekspertë të pavarur për monitorimin e situatës në Shqipëri
15 Prill 2019, 16:51Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Slloveni në një aktivitet mbi sundimin e ligjit në vendet që kërkojnë integrimin në Bashkimin Europian. Lideri demokrat gjatë fjalës së tij kërkoi aplikimin në Shqipëri të ashtuquajturit 'Raporti Priebe'.
-
'Lahet' Kryeministria, pastrohet nga boja e opozitës (FOTO)
15 Prill 2019, 16:26Pasditen e së shtunës në protestën e tretë që opozita zhvilloi para Kryeministrisë, militantët sulmuan godinën me bojë dhe sende të tjera.
-
Cakaj “në dorë” të Metës, dërgon Sekretarin e Përgjithshëm diplomat në Spanjë
15 Prill 2019, 16:14Gent Cakaj ka filluar lëvizjet në diplomaci, dhe po i duhet të marrë konsensusin e Presidentit Ilir Meta për këtë proces. Për shkak se Meta nuk e njeh si ministër të jashtëm (pasi në këtë funksion ai njeh Edi Ramën të cilin e ka dekretuar), Cakaj duhet ta përcjellë kërkesën përmes firmës së kryeministrit, akt i cili do të “testojë” marrëdhënieve të ngrira President-Qeveri.
-
'Duam urgjent sqarime'/ Opozita e re thërret në interpelancë Lleshajn për grabitjen në Rinas
15 Prill 2019, 15:53Opozita e re ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për rastin e grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit javën e kaluar.
-
'Verbohet' Bardhi: Nuk kishte dhunë në protestë...as persona me maska! Policë aktorë në spital
15 Prill 2019, 13:56Gazment Bardhi i marrë në hetim në gjendje të lirë, "për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi policinë për shkatërrimin e pronës shtetërore dhe private", thotë se nuk i druhet arrestimit.
-
'Rreze Dielli' mirëpret Belën, kush është bukuroshja krah moderatorit Alban Musa
15 Prill 2019, 13:25Nga mëngjesi i sotëm një tjetër rreze i është shtuar emisionit të mëngjesit në Report Tv.
-
Vendi në dorë të Erjon Braçes, 'arratisen' tre krerët e shtetit dhe Basha
15 Prill 2019, 12:48Tre krerët e tjerë më të lartë të shtetit, që sipas Kushtetutës janë Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri nuk ndodhen në Shqipëri. Zëvendës kryeministrit Erjon Braçe. Ai është autoriteti më i lartë vendimmarrës nëse shteti përballet me ndonjë emergjencë kombëtare, i cenohet siguria apo ndodh ndonjë ngjarje e rëndësisë specifike.
-
Besimi i verbër i koncensionarit se siguria në Rinas është OK, si u injorua paralajmërimi i Policisë para grabitjes
15 Prill 2019, 13:03Vetëm një vit para grabitjes së 10 milionë eurove, Policiai kishte vënë në dukje Koncesionarit të Rinasit se kishte probleme me sigurinë. Report Tv siguron letrën, kur nga ana e autoriteteve të Aeroportit refuzohet konstatimi i policisë dhe i kërkohet që të bëjë kujdes me etiketimet. Policia ngriti shqetësimin për portat nga ku hyjnë grabitësit. TIA-Policisë: Mos ndërhyni në punë që nuk ju takojnë. Etiketimi juaj për mungesë sigurie i papërshtatshëm
-
Pronari zbulon predha anti-tank teksa pastronte ndërtesën, ndërhyjnë Forcat e Armatosura (FOTOT)
15 Prill 2019, 12:26Pronari i një magazine të shtetërore në lagjen Dobraç të Shkodrës teksa po pastronte, ka gjetur në brendësi të saj disa municione luftarake. Ato janë larguar nga struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme EOD e batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse
-
Ministrja Shahini pezullon Konin dhe komandon rektorin e ri! Edhe dekanët pro
15 Prill 2019, 12:06Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka komanduar ditën e sotme Benard Dostin në krye të Rektoratit në Universitetin e Tiranës, pas njoftimit për pezullim nga detyra të Mynyr Konit. Edhe dekanët e fakulteteve në Universitetin e Tiranës janë shprehur pro vendimit të ministres duke e quajtur atë efiçent dhe të domosdoshëm për zgjidhjen e ngërçit në Universitetin e Tiranës.
-
Dha leje abuzive për shtatë pallate në Kavajë, kallëzohet kryebashkiaku i PD Isa Sakja
15 Prill 2019, 12:14Kallëzohet penalisht nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, drejtoresha e Zhvillimit Urbanistik dhe kryeinspektori i Mbrojtjes së Terriorit në këtë bashki. Kryebashkiaku dhe dy zyrtarët e lartë të bashkisë, akuzohen për shpërdorim të detyrës në dhënien e lejeve për shtatë objekteve shumëkatëshe në dëm të territorit publik.
-
Ministria e Energjisë: Ndërpritet kontrata me 17 subjekte për ndërtimin e HEC-eve, por nuk tregon emrat
15 Prill 2019, 12:08Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati ka njoftuar se është ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontrata me 17 subjekte për ndërtimin e HEC-eve. Por çuditerisht zv/ministri nuk jep asnjë të dhënë se për cilat HEC-e bëhet fjalë.
-
'Zemërimi i plakave' do të vijojë edhe këtë javë, ja kur do të pushojnë shirat
15 Prill 2019, 11:51Ditët e fundit, vendi ynë është përfshirë nga një mot me shi dhe me temperatura të ulëta, që të rikthejnë ndjesinë e dimrit. Kjo javë është karakterizuar nga shira të dendur, edhe breshër, madje në disa zona të Shqipërisë pati edhe përmbytje.
-
Manastirliu: Heqje license për spitalet që nuk plotësojnë standardet bazë
15 Prill 2019, 11:45Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi projektligjin e ri të kujdesit shëndetësor në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend: Transparencë në vendimmarrje, krijohet Këshilli Kombëtar i Pacientëve dhe Këshilli Kombëtar i Shëndetësisë
-
U arrestuan 3 ditë më parë, kush janë miku i Shullazit dhe bashkëpunëtorët e Çapjave (FOTO+EMRAT)
15 Prill 2019, 10:59Report Tv zbulon fotot e të arrestuarve që u vunë në pranga gjatë një operacioni të realizuar tre ditë më parë nga Policia e Shtetit dhe RENEA në Elbasan dhe në Tiranë. Policia arrestoi 6 persona mes të cilëve edhe miku i Shullazit, Klajdi Gjeçi i cili ishte dhe personi i cili drejtonte këtë rrjet.
-
Ish-boksieri i Vllaznisë në qeli si anëtar i grupit 'Bajri', policia arreston 23-vjeçarin që tentoi ta vriste në 2017
15 Prill 2019, 10:55Policia e Shkodrës vuri në pranga 23-vjeçarin Valter Ksolla banues në lagjen "Mark Lula", i cili pas dy vitesh në arrati, u arrestua në fshatin Grudë. Ai dyshohet të jetë autor i plagosjes së Nelson Hysës në vitin 2017, ngjarje për të cilën po në atë vit ishte vënë në pranga bashkëpunëtori i plagosjes, Kolë Progni, i arrestuar në qershor 2017.
-
Roboti basketbollist, 'arma' sekrete e japonezëve (VIDEO)
15 Prill 2019, 10:50Inxhinierët japonez të robotikës, tashmë kanë një armë sekrete, e cila mund t’i bëj ata fitues të Olimpiadës së Tokios që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.
-
Maltë/ Kapen 91 kg kokainë, destinacion ishte Durrësi (FOTO)
15 Prill 2019, 10:3091. 25 kg kokainë janë kapur në Maltë, ngarkesë e cila kishte si destinacion Portin e Durrësit. Mediat malteze bëjnë me dije se ngarkesa e kokainës ishte ndarë në tre kontenierë të ndryshëm dy prej të cilëve si destinacion kishin Durrësin ndërsa një prej kontenierëve kishte si destinacion Selanikun.
-
Përmbytjet në Kombinat, Gjylameti: Pse hesht Berisha dhe Vasili për bllokimin e investimit me dëm 21 mln euro
15 Prill 2019, 10:24Deputetja socialiste Blerina Gjylameti i kujton Berishë dhe Vasilit një kallëzim penal ndaj atyre që bllokuan investimin për kanalizimet në zonën e Kombinatit dhe shkaktuan një dëm ekonomik rreth 21 milion euro në Mars të vitit 2018 nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.
