Top 24
-
Hoxha thotë se 8 vite më pas, për këtë ngjarje s’është vënë drejtësi, ndërsa presidenti Ilir Meta, për të cilin u protestua në 21 janar, largohet çdo vit nga vendi.
22 Janar 2019, 20:05 -
21 janari/ Yzeiri: Politika shqiptare i ka dyert e përlyera me gjak, korrupsion dhe masakër edhe nga gjyqtarët që shitën e blenë drejtësi
22 Janar 2019, 19:57Yzeiri tha se edhe gjyqtarët që sot janë shkarkuar nga Vetting-u janë pjesë e pazareve që nuk kanë dënuar fajtorët e 21 janarit.
-
PD mbledh kryesinë: Protestë masive më 16 shkurt në Tiranë, të thirren ish-drejtuesit në parti (4 vendimet)
22 Janar 2019, 19:53PD dhe aleatët do të protestojnë në 16 shkurt ora 11:00 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Report Tv mëson se protestës së madhe në kryeqytet do t'i paraprijnë disa protesta të vogla edhe në rrethe. Report Tv ka mësuar 4 vendimet që janë marrë në mbledhjen e kryesisë. Ina Zhupa merr kryesimin e Bërthamës së Digjitalizimit. Gjithashtu PD, kërkon që të gjithë ish-funksionarët e PD të thirren për tu rikthyer sipas degëve.
-
21 Janari/ Gazetari Artan Hoxha: E dija që vrasjet i bëri garda edhe pa parë pamjet, gardistët kishin helmetë dhe MP5
22 Janar 2019, 19:39Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha tha se nuk ka patur dijeni që televizionet e tjera nuk kishin të filmuar momentin e vrasjes.
-
21 janari/ Analisti Ilir Yzeiri: Ish-ministri i asaj kohe kërkon që sot të kthehet në pushtet me njollën e kësaj masakre
22 Janar 2019, 19:27Analisti Ilir Yzeiri tha se Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm kërkon të rikthehet në detyrë me njollën e 21 janarit në shpinë.
-
-
21 janari/ Gazetari Artan Hoxha: Vrasjet ndodhën kur protesta ishte shuar. Analisti Ilir Yzeri: Ishte masakër, Basha sot kërkon pushtet
22 Janar 2019, 19:13Në studion e lajmeve në Report Tv të ftuar ishin gazetari investigativ Artan Hoxha dhe analisti, Ilir Yzeiri. Gazetari Artan Hoxha thotë se vrasja e katër protestuesve ndodhi në një kohë kur protesta ishte shuar dhe njerëzit po largoheshin. Ai flet edhe për keqtrajtimin që Garda i bëri punonjësve të policisë të lënduar në protestë, të cilët nuk u lejuan të futeshin në perimetrin e Kryeministrisë. Ndërsa analisti Ilir Yzeiri thotë se politika shqiptare i ka të përlyera duart me gjakun e protestuesve të 21 janarit.
-
Betimi te Presidenti/ Rama zyrtarisht edhe ministër i Jashtëm. Meta: Suksese në detyrën e rëndësishme (VIDEO)
22 Janar 2019, 19:00Kryeministri Edi Rama betohet para kreut të shtetit Ilir Meta si ministër i Punëve të Jashtme. Ceremonia e betimit e zhvilluar pa praninë e medias, ka zgjatur pak minuta. Rama dhe Meta kanë shtrënguar ftohtë duart duke reflektuar kështu marrëdhëniet e tensionuara mes Presidencës dhe Qeverisë javët e fundit.
-
Ronaldo dënohet me 23 muaj burg, Boateng prezantohet te Barcelona
22 Janar 2019, 18:46Cristiano Ronaldo është dënuar me 23 muaj burg nga një gjykatë në Spanjë për shkak të evazionit fiskal. Gjithsesi portugezi nuk do të qëndrojë prapa hekurave pasi ka pranuar të paguajë gjobën prej 19 mln eurosh. Ndërkohë në Katalonjë Kevin Prince Boateng është zyrtarizuar si futbollist i Barcelonës.
-
Rikandidimi i Veliajt/ Kodheli në “45 minuta”: Qytetari i Tiranës e ka të thjeshtë se e ka kryetarin, nuk e di për Durrësin dhe Elbasanin
22 Janar 2019, 18:13Deklarata e Kodhelit lë të hapur sërish opsionin më të përfolur të ditëve të fundit, se kryetari aktual, Erion Veliaj, do të rikandidojë në emër të PS për këtë bashki, dhe lë në mëdyshje kandidatët e PS në Durrës dhe Elbasan.
-
Sali Lushaj i del në krah Salianjit: I nderuar, i çorre maskën këtij pusht pushteti
22 Janar 2019, 18:02Në një koment në faqen zyrtare të Salianjit në rrjetet sociale, Lushaj shkruan se Salianji ishte zëri më i fortë i PD kundër pushtetit të socialistëve.
-
Rama premton Universitet të ri në Elbasan: Do e keni gati për 5 vjet
22 Janar 2019, 17:44 -
Rama: Ndërtimi i Universiteteve dhe konvikteve të reja me koncesion
22 Janar 2019, 17:04 -
Sherr në PD pas dorëheqjes së Salianjit, Murrizi: Kryesia e re, me individë që e shohin Shqipërinë nga 'Rogneri', votimi farsë
22 Janar 2019, 17:15Në mbështetje të Ervin Salianjit, pas dorëheqjes së tij nga funksionet në parti, kanë dalë disa deputetë të Partisë Demokratike. Një prej tyre është Myslim Murrizi, i cili sulmon kryesinë dhe sekretarin e dalë nga Këshilli Kombëtar i PD dhe e quan procesin të sajuar.
-
‘Iu dhanë vodka dhe u përpoqën t’i përdhunonin’/ Mediat greke për shqiptarin Aleksandro Luca: Mori dy vajza në makinë të zezë bashkë me grekun
22 Janar 2019, 17:17Aleksandër Luca, shqiptari 20-vjeçar i akuzuar për vrasjen e Eleni Topaloudi, është transferuar nga burgu i Gravenas në Ishullin e Rodosit, vend ku ndodhi edhe vrasja. Ndërkohë mediat greke thonë se shqiptari akuzohet edhe për të tjera abuzime seksuale me vajza të mitura.
-
-
100 studentë gazetarie në vit në Elbasan/ Batuta e Ramës: Në cilin kazan do shkoni? Do na shkatërroni...
22 Janar 2019, 16:54Gjatë bashkëbisedimit me studentët të cilët i informoi për 12 pikat e ofruara nga qeveria përmes Paktit për Universitetin, Rama tha se vend po vuan mungesën e profesionistëve në fusha të ndryshme, ndërsa hoqi paralele me numrin e madh të studentëve të gazetarisë në Elbasan në një kohë kur tregu nuk është premtues.
-
Rama me studentët në Elbasan: Do ndërtojmë universitete dhe konvikte me koncesion
22 Janar 2019, 16:35Kryeministri Edi Rama prezantoi te studentët e Elbasanit Paktin e qeverisë për Universitetin. Rama tha se universitetet dhe konviktet e reja do ndërtohen me procedurën PPP, partneritet publik privat. Për studentët e "Aleksandër Xhuvanit", Rama premtoi universitet brenda pesë viteve me koncesion.
-
Vodhi me armë banesën e babait të Elton Çiços në Tepelenë në 2015, në pranga 30-vjeçari nga Tirana (Emri)
22 Janar 2019, 16:34Erigers Miahsi, 30 vjeç, dyshohet se ka hyrë në 31 mars të vitit 2015 dhe ka vjedhur banesën e N.Ç, babai i Elton Çiços, që ngeli i vrarë në bllok në 1 maj të vitit 2016.
-
Vdes foshnja 4 muajshe/ QSUT: Vuante nga fruthi dhe infeksionet e mushkërive, u trajtua për 10 ditë
22 Janar 2019, 15:54Report Tv mëson se foshnja ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga fruthi. Mjekët deklarojnë se e kanë mbajtur në terapi intensive foshnjën për disa ditë me radhë, por pamundësia për ta vaksinuar pasi më parë duhet të kishte kaluar një vit, ka bërë që gjendja shëndetësore të përkeqësohet.
