Top 24
-
Fier/ Familja e varfër me 4 të verbër s'ka para për të paguar qiranë, Enti i Banesave i hedh në gjyq
Të verbër dhe të varfër, ky është kombinimi fatkeq për katër anëtarët e familjet Meta në Fier. Klementina Meta, 43-vjeçare jeton me të birin, i cili është i martuar dhe ka edhe një djalë. Ata bëjnë apel për ndihmë, pasi gjendja ekonomike është tejet e rënduar. Enti i Banesave i ka hedhur në gjyq, pasi ata nuk kanë para për të paguar qiranë e banesës së tyre dhe ata rrezikojnë të mbesin në mes të katër rrugëve.
11 Nëntor 2018, 13:39 -
Investimi 15 mln euro në portin e Vlorës, Rama: T’i shërbejë sa më shumë turizmit dhe të integrohet me Lungomaren
11 Nëntor 2018, 12:57Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vizituar portin e Vlorës ku ka nisur investimi prej 15 milionë eurosh për ta kthyer në një port turistik mesdhetar. Projekti për zgjerimin e terminalit konsiston në rritjen e cilësisë së shërbimit, shpejtësi në veprime dhe kontrolle, si dhe mjedise funksionale për të përballuar çdo periudhë lëvizjesh.
-
Korçë/ Aksidentuan për vdekje babë e bijë, gjykata lë në burg dy të arrestuarit
11 Nëntor 2018, 12:46Dy drejtuesit e mjeteve u përplasën dy ditë më parë, dhe pas aksidentit, njëra nga makina devijoi nga rruga duke hipur në trotuar dhe duke shtypur babain 32-vjecar me vajzën e tij 6-vjecare.
-
Heqja e ‘Shqiponjës’, mollë sherri PD-PS, Rama: Vulgaritet. Basha: Ke zgjedhur hashashin si simbol kombëtar
11 Nëntor 2018, 12:37Pas heqjes së veprës së simbolit nga sheshi Shqiponja për të ndërtuar një mbikalim, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur i lehtësuar se është hequr një vulgaritet, ndërkohë që Basha, i është kundërpërgjigjur, duke thënë se Rama mendon se shqiponja është vulgaritet, ngaqë ka zgjedhur hashashin si simbol kombëtar. Ndërkohë, Shqiptarja.com dhe Report Tv ishin sot në këtë shesh, ku shihet se punimet kanë nisur dhe pritet që të vijojnë me ritme të shpejta, ndërkohë që simboli i shqiponjës po ruhet në një vend të posacëm.
-
'Dosja 339', Salianji: Shkatërron provat pas çdo dite në liri, të arrestohet pa vonesë Dako
11 Nëntor 2018, 11:54Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka vijuar me akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos duke kërkuar sërish arrestimin e tij.
-
Dekretimi i Lleshit, flet ish-presidenti Moisiu: Mendoj se Meta do thotë “Po” kësaj here
11 Nëntor 2018, 12:01Sipas Moisiut, presidenti ka patur të gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar dhe verifikuar figurën e Sandër Lleshit, për ta dekretuar si ministër i Brendshëm.
-
16-vjeçarja shqiptare shpallet sportistja më e mirë e Europës, mediat greke: Përgjigje për thirrjet raciste
11 Nëntor 2018, 11:12Atletja shqiptare Elina Xhengo u shpall sportistja më e mirë e Europës për muajin tetor në sondazhin mujor të kryer nga EAA. Mediat greke e kanë pasqyruar arritjen e shqiptares si një përgjigje për të gjithë zërat nacionalistë dhe racistë që vijnë nga të dyja anët e kufirit.
-
U shpall ‘non-grata’ nga Shqipëria, eurodeputetja qipriote u arrestua në Turqi në 2011
11 Nëntor 2018, 10:36Eurodeputetja, Eleni Theocarus, nuk e ka të parën përplasje me një shtet, atë me Shqipërinë. Në vitin 2011 u arrestua nga ushtria turke dhe në 2017, Azerbajxhani lëshoi një kërkesë arresti ndërkombëtar për pikpamjet e saj ekstremiste. Në 2016, ajo doli kandidate e pavarur duke bashkëpunuar hapur me grupet nacionaliste greko-qipriote.
-
'Me shpejtësi si avion në Tiranë-Durrës'/ Po udhëtonte me 261 km/h, ndalohet 31-vjeçari me Range Rover
11 Nëntor 2018, 10:32Policia e Shtetit ka dalë sërish gjatë natës për kontrolle në autostradën Tiranë-Durrës. Gjatë kontrolleve mbrëmjen e djeshme u ndalua një 33-vjeçar nga Tirana, i cili po udhëtonte me 261 km/h, një shpejtësi avioni kjo sipas Policisë.
-
Itali/ Hyn për të grabitur, 'skifteri' shqiptar rrëzohet nga kati i tretë i banesës
11 Nëntor 2018, 10:04Një shqiptar, i cili kishte hyrë për të vjedhur në një shtëpi ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga rënia.
-
'Me dritën e ndezur të së ardhmes', Rama viziton shtëpinë e rindërtuar të familjes Ahmeti në Vlorë (Video)
11 Nëntor 2018, 09:50Kryeministri i vendit, Edi Rama ka rivizituar familjen e Niko Ahmetit, të cilit i premtuan rindërtimin e shtëpisë dhe ndihma për familjarët.
-
Përvjetori/ 110-vjetori i Kongresit të Manastirit, rruga e gjatë e një alfabeti
11 Nëntor 2018, 09:13Prof.dr. Tomor Osmani në 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit, kujton përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për të hedhur këtë hap të rëndësishëm drejt Pavarësisë Kombëtare.
-
Eshtrat e Mid’had Frashërit nisen drejt atdheut, përcjellje madhështore nga shqiptarët e Amerikës (VIDEO)
11 Nëntor 2018, 09:06Rivarrimi do të bëhet më 14 Nëntor me një ceremoni Zyrtare.
-
Këndi i Ekspertit/ Si merret kompesimi i energjisë për prindërit me fëmijë invalid
11 Nëntor 2018, 09:00Fadil Kepi në Report TV: Si e marrin pensionin personat që jetojnë jashtë vendit. Eksperti ynë ka sqaruar qytetarët se si duhet të veprojnë. Profesor Kepi u është përgjigjur edhe disa problematikave të tjera që kanë shtruar qytetarët me pyetjet e tyre live në Report TV.
-
Kësti i tretë/ Emrat, ja 1514 trashëgimtarët që u mungojnë dokumentat për të marrë lekët
11 Nëntor 2018, 08:55Lista e ish-të përndjekurve që përfitojnë dëmshpërblimin. Dokumentet që duhen plotësuar, pasi sipas Ministrisë së Financave kanë mangësi në dokumentacion, prandaj kësti i 3-të nuk mund të lëvrohet.
-
Ngërç edhe tek Banka e Shqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës s’bën dot mbledhje
11 Nëntor 2018, 08:49Probleme me organizimin edhe tek Banka e Shqipërisë. Takimi i caktuar për më 7 nëntor është shtyrë “deri në një njoftim të dytë”. Kjo ka ndodhur për faktin se gjashtë, ndër nëntë anëtarët, që përbëjnë këtë organ drejtues kolegjial të bankës qendrore, u ka mbaruar mandati, duke qenë se ishin të zgjedhur të gjithë në nëntor të vitit 2011 me afat shtatëvjeçar, ose kanë zëvendësuar ish-anëtarë të emëruar atëhere, që ishin larguar
-
Sekseri i CEZ, përgjigjia nga Kosova: Nuk gjejmë dot Nuel Kalaj në territorin tonë
11 Nëntor 2018, 08:44Dosja “CEZ” ngec tek dëshmia e biznesmenit nga Kosova. Akuza kërkon në gjykatën e Tiranës zgjatje të afatit hetimor me 3 muaj
-
Sekretet e prokurorisë/ Arta Marku-vartësve: Pajisuni me certifikata sigurie
11 Nëntor 2018, 08:37Kryeprokurorja Arta Marku ‘blindon’ prokurorinë, dosjet do të ruhen njëlloj si sekretet e NATO-s. Në udhëzimin e radhës së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, parashikohet se të gjithë prokurorët dhe OPGJ-të, që kanë akses në informacione konfidenciale duhet të pajisen me certifikata sigurie.
-
Nis zbatimi i Kodit / Etika, ja 40 gabimet që nuk duhet të bëjnë deputetët
11 Nëntor 2018, 08:34Sjelljet që ndëshkojnë deputetët, nga për përdorimi i alkoolit, pranimi i dhuratave dhe nxjerrja e sekreteve. Shqiptarja.com ka identifikuar 40 sjellje apo veprime që deputetë nuk duhet t’i bëjnë as në Kuvend dhe as në jetën private.
-
Durrës/ Digjet gjatë natës makina e inxhinierit, flakët përfshijnë edhe një makinë tjetër (VIDEO)
11 Nëntor 2018, 08:29Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit. Një nga makinat ka qenë objekt i zjarrëvënies së qëllimshme, dyshon policia. Ky mjet është pronë e një inxhinieri ndërtimi, por nuk dihen më shumë detaje.
