Top 24
-
Murat Zani, 70 vjec ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë në autostradën Fushë-Krujë-Milot.
6 Nëntor 2018, 21:41 -
Vrasja e ekstremistit grek, ish-ministri i Greqisë: U vra në Shqipërinë e Jugut dhe jo në Epirin e Veriut
6 Nëntor 2018, 21:24Në një periudhë kur në shtetin fqinj shumë media dhe një pjesë e politikës e cilëson 35-vjeçarin minoritar, Kostandinos Kaçifas, si hero që mbronte tokën greke të Epirit të Veriut, edhe pse ai u vra nga policia shqiptare, pasi rrezikoi jetën e efektivë duke i qëlluar me kallashnikov, një ish-ministër që aktualisht është deputet në parlamentin grek del kundër rrymës.
-
Triumfon një shqiptar tjetër? Vedat Gashi, kandidat për asamblenë në Nju Jork
6 Nëntor 2018, 20:51Gashi është mbështetur nga Partia e Pavarësisë në garën e tij për Asamblenë e Nju Jorkut.
-
Incident në ndeshjen Tirana-Kukësi, tifozët hyjnë në fushë, revoltohen ndaj lojëtarëve bardheblu (VIDEO +FOTO)
6 Nëntor 2018, 20:15Tifozët e klubit të Tiranës kanë hyrë në fushë të revoltuar me lojtarët e klubit bardheblu.
-
Sherri mes të rinjve përfundon në përplasje me armë zjarri, plagoset 18-vjeçari në Vlorë (Emri+Pamje)
6 Nëntor 2018, 19:45Mësohet se gjendja e të riut është jashtë rrezikut për jetën.
-
Prokuroria vendosi kthimin e trupit tek familja, reagon për herë të parë Janullatos: Të varroset sipas traditës
6 Nëntor 2018, 19:31Pas vendimit të prokurorisë për të kthyer në shtëpi trupin e ekstremistit grek të vrarë në Bularat, ka folur për herë të parë kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
-
‘Pa gjurmë’/ Binjaku kërkon vëllain, Veton Sallova nga Afganistani: Më thanë që është martuar dhe është në Kroaci
6 Nëntor 2018, 19:25Një binjak kërkon gjysmën tjetër në studion e Pa gjurmë. Veton Sallova, me mision në NATO në Afganistan kërkon të vëllain që është zhdukur që në 1995 në Bosnje Hercegovinë.
-
Foto-lajm/ 2 vite pas vdekjes, lëvizja Vetëvendosje përkujton Astrit Deharin në Tiranë
6 Nëntor 2018, 18:59Aktiviteti është zhvilluar ditën e sotme në orën 18:00, tek Universiteti i Arteve në Tiranë
-
Ndërron jetë ish-mundësi rekordmen Ramadan Martini, 7 herë kampion kombëtar në mundje
6 Nëntor 2018, 18:41Ndahet nga jeta ish-mundësi i rekordeve, Ramadan Martini. I lindur në Tiranë, Martini i kushtoi 43 vite sportit në jetën e tij.
-
Shkodër/ Përkujtohet 2-vjetori i lumturimit të martirëve, Massafra: Pushteti po zëvendëson fenë te ndërgjegjiet e dobëta
6 Nëntor 2018, 18:32Përmes një ceremonie fetare, u përkujtua në Shkodër lumturimi i 38 martirëve shqiptarë nga Vatikani. Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Monsinjor Angelo Massafra, i cili udhëhoqi këtë meshë, veç të tjerash vuri theksin tek pushteti, për të cilin tha se ndërgjegjjet e dobëta e kanë zëvendësuar me fenë.
-
Prokuroria: Trupi i Kaçifas i kthehet familjes. Flet Janullatos: Varrimi, sipas traditave fetare
6 Nëntor 2018, 17:41Report Tv ka mësuar se prokurori ka firmosur vendimin që i hap rrugë varrosjes së trupit të Kacifas 8 ditë pas vrasjes. Reagon për vrasjen edhe kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili kërkon që trupi të varroset sipas traditave fetare. Janullatos shton se duhet t'i jepet fund zhurmave, marrë shkas nga reagimet që vijnë nga të dy vendet për ngjarjen.
-
Ekspozita “Nëntori 21” bënë bashkë 25 artistë, Tula: Turp që artistët me emër paguajnë për të ekspozuar!
6 Nëntor 2018, 17:20Çelet ekspozita “Nëntori” në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura Pamore. 25 artistë të tre brezave bëhen bashkë për të trajtuar tematikat e ditës. Piktori Besim Tula ndalet tek gjendja e artit pamor në Shqipëri, duke e konsideruar turp faktin, që artistët e njohur paguajnë për të ekspozuar
-
Komandimi i Lleshit/ Ndreu në ’45 minuta’: Rama, një hap para në shah, ka drejtorin e SHISH dhe ministrin, Meta bëri autogol
6 Nëntor 2018, 16:59Anëtari i Komisionit të Sigurisë dhe deputet i PS, Pjerin Ndreu tha se presidenti nuk e mori dot përsipër rriskun që t’a linte vendin pa drejtuesë të dy institucioneve më të rëndësishme në vend, atë të Helidon Bendos në krye të SHISH dhe Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Ndreu ishte i ftuari i sotëm në emisionin 45 minuta me gazetarin Denis Minga.
-
‘Zonjat që bëjnë Shqipërinë’ në Report TV/ Marie Thérèse Marchal: Në ’90-n erdha në Shqipëri si inxhiniere e ujërave, ja pse kandidova për deputete
6 Nëntor 2018, 16:01Marie-Thérèse Marchal rrëfen për jetën e saj prej 28 vitesh në Shqipëri, aktivitetin në biznes dhe në politikë: Ja pse kandidova për deputete në zgjedhjet e 2011. Marchal thotë se nuk i ka reshtur kurrë përpjekjet e saj për të qenë sa më e dobishme për Shqipërinë, vendin me shumë probleme, ku ajo me gjithë zemër vendosi të kalojë një pjesë jo të vogël të jetës së saj.
-
Mosdekretimi i Lleshit, ish-kreu i Kushtetueses kundër presidentit: Tejkaloi kompetencat
6 Nëntor 2018, 15:45Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu thotë se Presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat e tij si president në rastin e refuzimit të firmosjes së dekretit për gjeneral Sandër Lleshin.
-
'21 janari'/ Padia për Prendin përfundon në Administrative, Gjykata e Tiranës shpall moskompetencë
6 Nëntor 2018, 15:22Padia e Gardës për Prendin ka në thelb kërkesën e këtij institiucioni që ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi, për të dëmshpërblyer 3 nga 4 viktimat e 21 janarit.
-
Nisma e Singaporit, nis dhënia e udhëzimeve se si të dallohen lajmet e rreme
6 Nëntor 2018, 13:56Udhëzimet për mënyrat e evidentimit të lajmeve të rreme do të dalin në qershor për të ndihmuar agjencitë publike dhe organizatat e tjera që planifikojnë të mësojnë njerëzit rreth mënyrës se si shkruhet në media.
-
VIDEO/ Futbollisti i Kombëtares bëhet hero në Rumani, i shpëton jetën kundërshtarit
6 Nëntor 2018, 13:29Futbollisti i ekipit të Iasit, Laurentiu, në minutën e 10 të takimit goditi qëllimisht kundërshtarin Valentin Mihaila. Ky i fundit mbeti i shtrirë në fushë pa ndienja. Lojtarët që ishin në fushë me në krye Kamer Qakën thërritën me urgjencë mjekët, por para se të vinin ata, shqiptari i dha ndihmën e parë kundërshtarit.
-
'Lazarati 2'/Krimet e Rënda përfundojnë shqyrtimin e ankimimit për vrasjen e Ibrahim Bashës, ja kur jepet vendimi
6 Nëntor 2018, 12:54Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka përfunduar shqyrtimin e ankimimit të 9 të pandehurve të dosjes "Lazarati 2", të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.
-
Shfaqja 'Volpone' tek Eksperimentali, regjisori Filipi: Shfaqja ka në qendër lakminë për para
6 Nëntor 2018, 12:44Shfaqja “Volpone” me regji të Adonis Filipit ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Regjisori shprehet se vepra trajton problematikën e lakmisë për para, një temë shumë e ndjeshme për shoqërinë e sotme njerëzore
