Top 24
-
Mes emigrantëve ka gra dhe fëmijë të vegjël. Ata janë transportuar drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë. 12 Gusht 2018, 13:30
-
Masakra e Selenicës/ Monstra filmoi viktimat pas ekzekutimit, policia i gjen videot në celular
12 Gusht 2018, 11:25Zbardhen fakte tronditëse. Njeriu i masakrës që tronditi opinionin publik ka filmuar viktimat pas vrasjes dhe atë ia ka dërguar një të afërmi të tij. Policia po verifikon të gjitha komunikimet e vrasësit para dhe pas masakrës.
-
Aksidenti me 2 të vdekur në Kamëz, Gjykata lë në burg Rozina Kolecin, Prokuroria: Po fliste në telefon
12 Gusht 2018, 10:58Prokuroria dyshon se Koleci ka qenë duke i dhënë automjetit teksa përdorte dhe telefonin celularë, ndërsa shoferja është shprehur se biçikleta i preu rrugën dhe në një manovër për ta shmangur ajo humbi kontrollin.
-
Shuhet në moshën 85-vjeçare fituesi i çmimit Nobel në Letërsi
12 Gusht 2018, 10:46Naipaul ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Londër i rrethuar nga njerëzit që donte dhe jetoi një jetë që ishte plot me krijimtari të mrekullueshme.
-
Liroi të rrezikshmin e Vlorës, akti i ekspertimit të armës rrëzon alibinë e gjyqtares Herila Çela
12 Gusht 2018, 10:33Herila Çela ka deklaruar se liroi të rrezikshmin e Vlorës, Tauland Manajn në bazë të provave, por ekspertiza vërteton se arma ishte në gjende qitjeje.
-
Vendimi i dyshimtë/ Gjyqtari zhbllokon dyqanin e mishit të paçertifikuar, AKU e çon në KLD
12 Gusht 2018, 10:03Autoriteti i Ushqimit çon në KLD gjyqtarin e Vlorës, Ken Dhima: 'Vendime alogjike, pranon se 131 kg mish janë për përdorim familjar në dyqan'. Përballja e dytë e Dhimës me KLD-në. Ky institucion e mbrojti herën e parë, rrëzoi Ministrinë e Drejtësisë.
-
Tërmeti 5.1 ballë, 215 banesa të dëmtuara, 7 të pabanueshme në Mat, Çako: Familjet do strehohen në çadra
12 Gusht 2018, 09:06Emergjencat Civile raportojnë për 215 banesa të dëmtuara në të gjithë qarkun, ndërsa Bashkia e Matit është më e prekur nga pasojat e lëkunddjeve sizmike, ku rezultojnë 90 shtëpi të cilat kanë pësuar dëmtime si çarje të mureve dhe tavaneve.
-
Raporti i BSH: 142 mln € kanë ‘fluturuar’ jashtë vendit për 3 muaj, arsyet të papërcaktuara
12 Gusht 2018, 07:51Paratë, për të cilat Banka e Shqipërisë ka probleme informacioni për hartimin e statistikave, kanë qenë në 5% e PBB-së nominale. Paratë e firuara jashtë ekonomisë së vendit në tre muaj llogariten 142 mln euro.
-
Votimi elektronik, OSBE kundër PD: Asnjë garanci, në Kenia plasi dhuna, në SHBA ndërhyrja ndikoi në zgjedhje
12 Gusht 2018, 07:10Ekspertët e OSBE/ODIHR-it dhe KE kundër PD: Votimi dhe numërimi elektronik asnjë garanci, në Kenia plasi dhuna pas eksperimentit, ndërsa në SHBA ndërhyrja ndikoi në zgjedhje.
-
DETAJE/ Shqiptarit i bëjnë atentat sapo del nga lokali në Itali, foto nga vendi i ngjarjes
11 Gusht 2018, 22:18Një atentat me armë zjarri ndaj shqiptari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spezia. Të shtënat kanë ndodhur në orët e darkës. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar teksa dilte nga ambientet e një lokali.
-
Berisha akuza Ramës për masakrën e Selenicës, Braçe i nxjerr videon nga Kuvendi: Armatosuni! (VIDEO)
11 Gusht 2018, 21:02Braçe sjell në vëmendje edhe një moment të sikletshëm, deklaratën e Berishës në Kuvend në prill 2016, kur bëri thirrje për armatosjen e popullsisë, për t'iu bërë ballë sipas tij, bandave dhe grabitësve.
-
E godet rrufeja sapo del nga lokali, shpëton mrekullisht 60-vjeçari në Kuçovë
11 Gusht 2018, 20:37Bilbil Asllani, 60 vjeç, banues në lagjen "Tafil Skendo" ka qenë duke dalë nga lokali kur është goditur shkaras nga shkarkesa elektrike.
-
Aksident fatal në qendër të Divjakës, 35-vjeçarja me 'Benz' përplas për vdekje 6-vjeçarin (VIDEO)
11 Gusht 2018, 18:06Aksident fatal në Divjakë. Një 35-vjeçare me "Benz" ka përplasur për vdekje një fëmijë të moshës 6-vjeç. Ky është aksidenti i dytë me vdekje në pak ditë i shkaktuar nga një femër në timon, pas atij të Kamzës.
-
Tërmeti 5.1 ballë në Bulqizë, MM bën bilancin: Dëmtohen 67 banesa në Qarkun e Dibrës/ VIDEO
11 Gusht 2018, 17:40Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter me epiqendër 3 km në Veri të Bulqizës. Dëmtohen 67 banesa në Qarkun Dibër.
-
HISTORITË/ Nga Libofsha në Selenicë, masakrat që kanë tronditur Shqipërinë pas viteve ’90
11 Gusht 2018, 16:28Masakra e Selenicës me tetë të vrarë mund të konsiderohet pa frikë si ngjarja më e rëndë e ndodhur në vendin tonë pas viteve ’90. Një ngjarje po kaq tragjike ku u shua një tjetër familje ishte ajo e Libofshës, autorët e të cilës u dënuan me varje
-
VIDEO/ I mbetur jetim dhe pa të afërm, ky është Arjeli, një nga 3 djemtë e familjes Zykaj që i shpëtoi masakrës së kushëririt
11 Gusht 2018, 15:44Në lot dhe me dhimbje, Arjeli u ka dhënë lamtumirën e fundit sot 8 familjarëve të tij, mes të cilëve babait Besimit, nënës Vasilika, vëllait Ledion, motrës Sara, gjyshit Demir e gjyshes Perri si dhe xhaxhait Azem e bashkëshortes së tij Afërdita.
-
VIDEO/ Rumani, emigrantët kthehen dhe organizojnë protestë kundër qeverisë, 440 të lënduar
11 Gusht 2018, 15:41Dhjetëra mijëra rumunë, kryesisht emigrantë, organizuan një demonstratë të premten në Bukuresh, nga ku i kërkuan qeverisë së majtë të japë dorëheqjen dhe të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Emigrantët rumunë udhëtuan nga vende të ndryshme.
-
PROFIL/ Kush është Ritvan Zykaj? Banorët: Trauma në fëmijëri pasi ishte djegur në stan
11 Gusht 2018, 14:51Ai do të mbahet mend gjatë si vrasësi i Selenicës. Po kush është 24 vjeçari Ritvan Zyka, që u mori jetën 8 të afërmve të tij. materiali në vijim do të na njoh me një profil të shkurtër të autorit.
-
VIDEO/ Ulërima, dhimbje e lot në Selenicë, 8 viktimat e masakrës varrosen në tokën e tyre. Kujdes, pamje shqetësuese!
11 Gusht 2018, 13:55Mes vajit, kujës e lotëve të afërmit i kanë ndjekur nga pas arkimortet me trupat e tetë familjarëve. Ata do të varrosen në tetë varre të hapura në tokat e tyre.
-
Masakra e Selenicës, reagimi i parë nga PS-ja: Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore
11 Gusht 2018, 13:27Pas masakrës së Selenicës, Elisa Spiropali ka shkruar se vrasësi duhet të dënohet maksimalisht me apo pa probleme mendore.
